Pse ikin të rinjtë? Ekspertë nga Britania vijnë në Shqipëri për të zbuluar shkaqet

2 Prill 2023, 22:00Sociale TEMA

Pse ikin të rinjtë? Ekspertë nga Britania vijnë në

Britania e Madhe do të dërgojë në Shqipëri ekspertë të institucioneve të bamirësisë dhe punonjës socialë për të mësuar shkaqet se përse shqiptarët largohen nga vendi.

Media britanike shkruan se përfaqësues të institucioneve do të kryejnë studime dhe do të komunikojnë me qeverinë shqiptare lidhur me fenomenin e emigrimit.

Sipas gazetës “The Mirror” ekipi britanik do të udhëtojë në zonat e Shqipërisë, ku dhe largimi i të rinjve është fenomen më i përhapur.

Qëllimi i misionit është gjetja e mënyrave për të ndalur emigrimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Çështja e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe është bërë temë e politikës së ditës prej disa muajsh. Edhe pse në krahasim me shtetet e tjera, numri i shqiptarëve nuk është më i madh,  në mediat britanike akuzojnë bandat shqiptare  si drejtuese të trafikut të emigrantëve me gomone.

Sipas të dhënave të institucioneve britanike gjatë vitit 2022 rreth 12 mijë shqiptarë emigruan drejt në këtë shtet.

1 Komente

  1. k
    kjo eshte kenge pa ze.

    S'ka nevoje per experte nga Britania pse ikijn te rinjte; ikin se kane frike nga alternativa qe per 32 vjet po i masakron dhe ne Shqiperi prokuroret dhe gjykatesit bashke me qafederrat avokat duhen pjekur ne hell. S'ka me njeri kush ti vere perpara me shufer ata bastarde qe tradhetuan Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem: prokurore dhe gjykates!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje