
Në emisionin E Diell, është rrëfyer historia e dhimbshme e Redjola Liçaj e cila kur ka qenë tre muajshe shtatzënë ka tentuar që të vetëvritej.
21 vjeç ka njohur personin e zemrës i cili i kërkoi të krijonin një familje së bashku dhe pa asnjë hezitim ajo pranoi. Pasi mbaroi Akademinë e Arteve vendosi që të shkojë në Itali tek partneri i saj.
Ishte moment i vështirë për të sepse sapo kishte hyrë në hapat e karrierës dhe ishte komode në Shqipëri. Por për shkak të dëshirës së saj të madhe për të krijuar një familje ajo u largua. Bashkëjetesa e saj nisi e qetë dhe ishin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Partneri i saj jetonte me familjarët e tij dhe kështu filloi të kishte probleme me vjehrrën e saj. Sipas Redjonës për shkak të dashurisë së madhe që ka një nënë për fëmijën e vetë, bëri një gabim të tillë që penalizoi dashurinë e tyre.
“Nuk ishte kurrë e mjaftueshme ajo që unë bëja në shtëpi. Pastaj ndërhyrjet e vogla apo fjalë që ishin ndikim për tim shoq. Nga dashuria e madhe që kishim për njëri-tjetrin dhe dëshira e madhe për të patur një familje të zgjeruar, pavarësisht se problemet u hasën, por ishte më e madhe dëshira për t’u bërë nënë, edhe nga ane e tij për t’u bërë baba.
Momenti im më i vështirë ka qenë kur unë kam qenë e bllokuar emocionalisht në gjendje goxha të lartë ankthi dhe kur kam qenë 3 muajshe shtatzënë, duke qenë që unë isha shumë e palumtur dhe kam qenë në gjendje të rëndë ankthi kam tentuar që të mos jem më në këtë jetë. E kisha shumë të vështirë të merrja vendimin e ndarjes sepse ishte bërë një bashkëjetesë e pamundur. Në një bisedë e sipër me nënë e ish-bashkëshortit tim në grindje e sipër ka pasur një dhunë fizike ndaj meje kur unë jam ndjerë keq dhe kam tentuar të vetëvritem. Janë disa skena që nuk do i harroj kurrë”, ka rrëfyer Redjona Liçaj.
Redjona shprehet se në atë shtëpi kishte shkuar si një bijë dhe jo si një nuse. Femrat sipas saj nuk duhen parë si nuse por si bija të shtëpisë. Redjona tregon se pasi ia komunikoi prindërve dëshirën për t’u ndarë se është e pa lumtur, ajo mori mbështetjen e tyre të plotë.
O tema shume tronditese kjo histori problemi eshte se keto kur behen me femi skan byth tu pergjigjesh betyrimeve familjare ndahen dhe femihen ja u rit mami me babain dhe keto jetojne vetem per vete qef karier rjepin ish burat keshtu eshte muabeti femihen e mbajne vetem per ta puthur se per ta ritur e rit tjeter kush.
Ca i kini keto lajme qe as muhabet rruge nuk meritojne!
KJo nxierr bythen e saj ne pazar. Problemet e familjes kurre nuk zgjidhen ne pazar, por ata qe kane pak mendje dine ti rregullojne nga brenda ose ndahen dhe mbyllin gojen me mut per gabimin qe kane bere. Keshtu jemi ne rrugen e bordellekut. Dashka ti zgjidhe problemet media qe tallet tere diten me nje popull te tere ketu e 30 vjet!
Nje cift i ri nuk duhet ta filloj jeten bashkeshortore ne te njejten strehe me prinderit e mashkullit, sepse per shkak te injorances bashkejetesa behet e pamundur. Jane me te avencuar ata te botes shtazore, ku kopjet e reja fillojne jeten per llogari te tyre, pra jashte trungut familiar, ndeersa disa humane bejne te kunderten. Kur seicili rri ne rehatin e vet, dashuria e respekti nuk mundojne kurre!