Shuhet “zonja e Tironës”, gruaja e legjendës Selman Stërmasi në moshën 102-vjeçare

1 Prill 2023, 15:10Sociale TEMA

Shuhet  “zonja e Tironës”, gruaja e legjendës Selman

Në moshën 102 vjeçare është ndarë nga jeta bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi.

“Zonja Tirana” ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ajo ishte bashkëshortja e ish-presidentit dhe një prej emblemave të klubit të Tiranës, Selman Stërmasi.

Gjithmonë ka qenë e dashur, mikëpritëse, ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me legjendën Selman gjatë gjithë këtyre viteve.

Ishte mjaft e vogël, vetëm 14 vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall. Ai ishte në kulmin e tij. Ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë. Mbas një fejese të gjatë 3 vjeçare ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-të. Dasma e Selmanit me Nezihatin pa mëdyshje është nga të parat dasma që është filmuar me video në Shqipëri.

Paja e Nezihatit ishte porositur e gjitha për merak në Vjenë tek i vëllai Maliq Petrela, i cili studionte atje asokohe. Viti 1940 Nezihati 20 vjeçare u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor. Këto ishin vite të bukura, të qeta, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si trajner dhe i kishte dhuruar futbollit italianë mjeshtra si Lushta e Kryeziu.

Jetoi një jetë sa të bukur, aq të përvuajtur, por gjithmonë rrethuar me dashuri nga të gjithë. Zonja shekullore e Tiranës mbylli sytë sot natyrialisht, pasi jetoi gjatë e mjaftueshëm për të parë edhe nderimin që i bënë bashkëshortit të saj pas vdekjes./ h.ll/abcnews.al

2 Komente

  1. A
    A. H.

    I kam pas komshi njerez fisnike pasardhes te dy nga familjeve me te njohura te qytetit. Me kujtohet Selmani mgjths e kishin degdisur punetor krahu rrezatonte nje qytetari e zotnillik e kur dilte ne rruge skishte njeri qe se pershendeste me respekt . Nezi nje grua e arte fjalemjalte qe mgjths ne ishim jabanxhi dhe te ardhur nga jugu pas lufte nuk e hiqte kurre miresine nga paraqitja . E dashur Nezi familjarisht te falendorojme per shembullin e qytetarise qe na dhurove . Me siguri dhe prinderit e mi qe se shpejti do i takosh lart ne qiell mezi presi ti puthin duart e te perqafojne pafundesisht

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zoni ,98 vjec

      Me beri pershtypje se ne vitet 39 -43 cifti Stermasi jetuan te lumtur dhe vite te bukura...Koincidon me ate qe , une kam jetuar ne Durres dhe mbaj mend durrsak te vjeter gjate viteve 70-80 qe ne konfidence tregonin se vitet 39 deri 43 me Italine qe zyrtarizoje edhe Shqiperine etnike ishin vitet me te lumtura te popullit shqiptar. Dhe kete fakt nuk e donin sllavet qe me shpejtesi sollen emisaret e tyre komunist qe ti kunderviheshin kesaj lumturie te popullit shqiptar.Dhe pastaj se ca ndodhi e dine te gjithe.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje