Kompania Wizz Air braktis pasagjerët në Rinas, shtyhen 2 udhëtime drejt Italisë! Mbi 9 orë pritje për në Milano, mbi 6 orë për në Romë

1 Prill 2023, 09:30Sociale TEMA

Kompania Wizz Air braktis pasagjerët në Rinas, shtyhen 2 udhëtime

Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematika duke shtyrë udhëtimet dhe lënë pasagjerët në aeroportin e Rinas duke pritur me orë. 3 fluturime janë anuluar ditën e sotme, një drejt Milanos dhe një drejt Romës. Pasagjerët do duhet të presin për të shkuar në Milano mbi 9 orë, ndërsa për të shkuar në Romë mbi 6 orë. Udhëtarët nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak, por ata janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit pasi kanë mbërritur në Rinas.

Udhëtimi nga Tirana drejt Romës ishte parashikuar në orën 06:15, por është shtyrë në orën 13:50. Ndërkohë që udhëtimi nga Tirana në Milano është shtyrë për orë të tëra, nga ora 06:00 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 15:35. Për rrjedhojë, është shtyrë edhe udhëtimi nga Roma drejt Tiranës që ishte parashikuar në orën 10:00, por është shtyrë në orën 11:40.

Udhëtimi nga Milano në Tiranë është shtyrë për orë të tëra, nga ora 10:45 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 20:05. Po ashtu është shtyrë edhe fluturimi nga Londra drejt Tiranës, i cili ishte parashikuar të nisej në 11:30, por është shtyrë për në 12:10.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e fluturimeve 'Wizz Air', braktis udhëtarët shqiptar në mes të rrugës, duke mos u dhënë asnjë sqarim.(Shqiptarja.com)

6 Komente

  1. $
    $antiago-@-Chil€

    Shenjat e para të një kompanie drejt kolapsit ..

    1. r
      rruga 56

      E mos ik pastaj,as e rruan njeri per popullin. Shkoni e votoni si delet e qethura.

      1. A
        Armand Sudi

        Ore zoteri nuk ka faj kompania, ka greve ne aeroportet italiane. Mos hapni lajme leshi

        1. T
          Toni M.

          Gusht 2022.. Mars 2023 kam bere 6 udhtime me Vizz Air... gjithmone te perpikte... ndoshta dhe fati im qe ase dhe nje problem... sidoqofte gjate udhtimeve Avionet mund te kene probleme e tyre... por mos te harrojme ne ket bote vonohet ne cdo drejtim... por e rendesishme eshte te arrishe shendoshe e mire.. si thote populli; me mire gjate e me vonese.. sesamo shkurt e me probleme.

          1. E
            Eni

            Vetem ne Shqiperi kta Tallinn loqet...pse nuk vonohen dhe nga ktu...

            1. P
              Pasajer I zakonshem i Wizz Pordhes

              Wizz Air ,kompani e Evgjitit Hun Orban ,kelyshit te KGBse ..prisni nivel te larte nga Vendet ish komuniste .Poloni,Hungari,Rumani e bajgat e tjera te Balltikut jane akoma me Emigrante neper evrope me keq se ne…Nxirrni Jashte e Sillni Ryanair ….

              Lini një Përgjigje