Së fundmi qeveria gjermane ka miratuar projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor.
Bledar Maliqi njohës i politikave të emigracionit tha në emisionin Good Morning Albanians se me projektligjin e fundit nuk ka nevojë që të njohësh gjuhën gjermane dhe aplikimi mund të bëhet oline edhe nga Shqipëria.
Ai tregoi se një numër i madh ekspertësh, kryesisht IT punojnë në Gjermani pa e pasur si kusht gjuhën gjermane.
“Gjuha gjermane përdoret si kusht në disa fusha si mjekësi apo arsim por nuk është domosdoshmëri në të gjitha fushat”, tha ai.
Sipas draftit të qeverisë gjermane, mjaftojnë gjashtë pikë për të marrë një vizë njëvjeçare dhe për të kërkuar punë në Gjermani.
-Katër pikë për një kualifikim profesional.
-Tri pikë për përvojën e punës
-Tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.
-Dy pikë për njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes
-Dy pikë për moshën e re (nën 35-vjeçare) ose
-Dy pikë për përvojë pune deri dy vjet.
-Një pikë për lidhjet me Gjermaninë, pra, nëse ke qëndruar më parë në Gjermani për së paku gjashtë muaj.
Na rrejti kapitalizmi se do na sillte zhvillimin ne vendin tone, por ne fakt po na thith perdite e me shume fuqite fizike dhe intelektuale. Cfare hipokrizie!
Shqiperia enderron Kapitalizem si sistem ekonomik dhe Demokraci si sistem politik por nuk ka asnjeren. Prandaj ajo qe thuam me lart nuk ka kuptim. Shqipetaret e kane ne dore ti ndertojne te dyja, por nuk munden se jane mbrapa kulturisht. Nuk eshte faji i sistemit, por i ati qe nuk e nderton dot. Kapitalizmi eshte nje sistem ekonomik - dhe Shqiperia nuk eshte ne Kapitalizem, por ne nje gjendje/forme ekonomike qe eshte kryesisht monopoliste/feudaliste dhe pa tregje te lira. * Tregu i punes nuk eshte i lire (puna ne te zeze, punesimi politik, arsimimi fallco)) * Tregjet financiare nuk kane oferte te barabarte per te tere. Popullata nuk ka qasje te lire ne tregjet financiare kryesisht per mungese dokumentacioni te pronesise me dokumenta. Vetem ne Shqiperi mund te blesh prone - te jetosh 15 vjet po nuk ke akoma Tapine e Shpise. Ky eshte feudalizem ku punon ke toka e feudalit po nuk e ke tenden kurre. * Tregjet e ideve/shpikjeve/pronesise intelektuale jane komplet inegzistente. * Tregjet e pronave te palevizeshme jane komplet te deformuara nga parate e korrupsionit qe deformojne cmimet. * Tregu i prodhimit bujqesor eshte komplet jo kapitalist dhe i dominuar nga nderhyrjet ne dogana per interesa te tregtareve. Me e lire eshte domatja Greke se domatja e Lushnjes. * Tregu energjitik eshte komplet jo kapitalist (monopolist/feudal dhe kusuri shteteror) * Tregu minerar eshte jo kapitalist (komplet i vjedhur e i marre rob nga 2-3 feudale) E shume tregje te tjera qe nuk egistojne ose jane jo ne forme kapitaliste. Sa per Demokracine as kjo nuk egziston ne Shqiperi. Njerezit ngaterrojne lirine politike me Demokracine si sistem i te drejtave. Demokracia eshte nje sistem ku shumica respekton te drejtat e pakicave. Me fjale te tjera shumica merr menaxhimin per nje periudhe por pakica eshte e garantuar qe sistemi nuk do perdoret kunder saj gjate kesaj periudhe. Pakice nuk eshte vetem ajo politike, por pakice eshte cdo grup, kulturor, moshor, etnik, gjuhesor, profesional, shendetesor, etj etj. Ne shqiperi shumica ne pushtet mendon qe si shumice ka te drejte e nuk e kupton qe demokracia nuk eshte se kush ka te drejte, por qe te gjithe kane te drejta. Prandaj eshte mire me e dit pse jemi ketu ku jemi. Te shash Kapitalizmin se nuk e ben dot nuk do te thote qe Kapitalizmi qe ne fakt nuk e ke provuar asnjehere ne shqiperi eshte i keq.
Eshte shume e vertete te gjitha jane me vend. Nje pyetje kam une..bashkeshortit i ka dale vize prej 1muaj edhe aktualisht punon ne gjermani..per te na terhequr familjen sa me shpejt çfare duhet te bejme ju lutem..sepse sipas tij zgjasin proçedurat te pakten nje vit..nese aplikoj edhe une si bashkeshortja e tij nese perzgjidhem dmth..nese jo ka ndonje rruge te shpejte per tu bashkuar sepse shume sakrifice ne distance...aman sa jete e veshtire....
Fiks fare ,i ke Ren pikes shoku.