Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle t’i vihej emri i tij. Nuk e vesha dhëndër, por me uniformë polici

29 Mars 2023, 20:20Sociale TEMA

Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që

26 vite kanë kaluar nga ajo ditë, por Nazmie Toskaj e ka akoma të freskët dhimbjen e lajmit të kobshëm për vrasjen e djalit, Aranitit.

23-vjeçari që nuk kishte më shumë se 1 muaj e gjysmë pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u vra me bombë në një natë fillim gushti. Nënës së tij nuk i janë tharë lotët e humbjes së djalit që sot është dëshmor i Atdheut.

"Nëna e Aranit Toskajt: Një natë e zezë në 1 gusht 1997 një familje kërkoi ndihmë se një bandë kishte shkuar t’i rrëmbente vajzën për transplant organesh. Në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të policisë e kapën, por ata hodhën një bombë dhe bomba i mori jetën djalit tim, bashkë me kriminelin tjetër." - tha Nazmie Toskaj.

Araniti ishte i ri, akoma i pamartuar. Nënë Nazmie nuk mundi ta vishte dhëndër, e veshi me uniformën e policit që i mori jetën shumë shpejtë.

"Nëna e Aranit Toskajt: Si do të përjetohet kur ikën djali? 23 vjeç nuk i kishte bërë akoma, që thoja s’ka nuse për ty moj nënë. Unë e bëra dhëndër me rrobën e Policisë së Shtetit. Djali im humbi, na nderuan, na respektuan, reparti vinte për çdo herë." - u shpreh Toskaj për Report Tv.

Nazmie Toskaj ka vetëm një peng, kërkoi që emri i djalit të skalitej në një shkollë, por kurrë nuk ia doli.

"Nëna e Aranit Toskajt: Kërkova shumë që emri i djalit tim t’i vihet një shkolle, kërkova shumë dhe e kam brengë në shpirt dhe në zemër që dha jetën për policinë dhe emrin nuk ia vunë një shkolle." - tha Toskaj.

Nazmie Toskaj, si nëna e një dëshmori polici merr një pension modest nga shteti.

"Marrë një pension, 7 mijë lekë të reja si nëna e një dëshmori të policisë." - shprehet nëna e Aranit Toskajt:

Ajo ishte e pranishme këtë të mërkurë në promovimin e librit “Të Rënët”, kushtuar 422 të rënëve në krye të detyrës ose për detyrën në Policinë e Shtetit. Në 2 vëllime autorët Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj kanë dokumentuar të gjitha humbjet e jetëve të policëve nga 1990-a deri më sot.

16 Komente

  1. 1
    1

    Nuk do u veme te gjithve emrat ne shkolla,ja i vume emrin e Bacit nje shkolle ne tirane.Cberi Baci do thoni ju?Beri shoqeri me mirin e xhikes,bente gallata kurse me shkollen ne tirane 0 lidhje.Do pyesin femijte ku ra hero BACI? Asgjekundi.Vdiq ne krevat sic vdesin te gjithe

    1. :
      ::

      Këta jane deshmore të vertet. Në qofte se nuke i vëhet emri një shkolle të paket një rruge. Në Shqiprie akoma nuke kemi emra rrugesh dhe adresa. Dhe duhet të hiqen të gjith emrat e Otomanve dhe Turqve. Ky heroi, paske edhe emer dhe mbiemer, të bukur Shqiptar.

      1. h
        hfgd

        Obobo edhe turkofobi duhej ne koment ketu

      2. A
        Alban

        Nje lloj pandjeshmerie ne komentin tend prej sociopati. Me aq sa kuptoj, ke nevoje per ndihme.

        1. E
          E verttete

          E vertete. Eshte e frikshme qe na rrethojne cdo dite keto lloj qeniesh te neveritshme.

        2. T
          Toni M.

          Shpresojme qe dikush te n'digjojne moj nene e dashur.. te pakten nje emer rruge... ?! n'doshta Mero me stafin e G.Tema t'ia kthejne Presidence Sh.. ose organeve kopetente ket deshire te nene Nazmie per te marre nje pergjigje... zoti te ndihmofte dhe te dhent force per jeten ne vazhdim.

          1. a
            anti25642654censurë

            Toni M. duke lënë mënjanë dhimbjen e një nëne për vdekjen e të birit,mund të më thuash se për çfarë arsyeje duhet bërë një gjë e tillë??ka qënë një djalë që ka filluar një zanat,me dëshirë a çfardolloj arsyeje,dhe është vrarë që muajin e parë të punës!për të vënë emrin në një shkollë,rrugë,a në ndonjë vënd përkujtimor,duhet të kesh dhënë një kontribut të veçantë,ndoshta jo ndonjë gjë jashtëzakonisht të madhe,por të paktën duhet të kesh bërë diçka!!në '97 janë vrarë mbi 3000 njerëz,që të gjithë kanë lënë dhimbje në familjet e tyre!!shumica e tyre,duke u bazuar në këtë kërkesë,janë në të njëjtin nivel!çfarë duhet të bëjmë??tu japim dhe atyre mundësinë të vendosin emrat në shkolla??mirë do të ishte,por nuk jemi vënd me një nivel aq të lartë arsimor!!e po të marrësh dhe të rënët a të vrarët e tjerë në histori nuk do majftonin as kopështet e çerdhet për ti përmbushur "dëshirat" të afërmve të tyre!!prandaj njerzit që janë në të njëjtin pozicion si kjo nënë,janë shumë më modest dhe nuk bëjnë kërkesa të tilla!!

            1. T
              Toni M.

              Ka mundesi qe djali i nene Nazmies i eshte shenuar emri ne Perjetesine e Altarit te Kombit ku jane vetem 150 Police te vrare.. jo te gjithe policet e vrare jane shkruar ne ket Altare... pra meriton nje dicka me teper qe ti njihet nga Shteti... dmth jo te gjithe viktimat jane shkruar ne ket Altare.. pra ata 3000 viktima qe thua ti jane nje shuma e pegjithshme e viktimave.. ku me shume jane vrare civile.

              1. a
                anti25642654censurë

                ke shumë të drejtë,toni!!

          2. S
            Shqipe

            Nene deshmori. Jeto dhe per te dhe mos u dorezo. Shkolla do te nderohej me emrin Aranit Toskaj …

            1. P
              Pordhe me rigone....

              Baba Rrahimondi: mos e qeth oj Nazmie,teqea e pare qe do te ndertojme ne gjismen e dite te '23 do te mbaj emrin e gyzelit tend,por me nje kusht se sic e do edhe allahi duhet me e ndrru llagapin e gyzelit nga aranit( kjo pasi nuk duam ta fendojme allahin) ne ARrahim..... allah uakbar.

              1. P
                Pordhe me rigon

                Qirje ne bithe, je aq debile, sa dhe pseudonimin qe ke e ke vjedhur nga mua. Te frin papuli ne bithe qe se di kur duhet te flasesh e kur jo. Dhe me vdekje djemsh te rinj merresh e komenton?

              2. E
                Ed

                Te lumte moj Nene! Kerkesa Juaj eshte sa e drejte, dhe legjitime aq dhe me permbajtje! Femijet e asaj shkolle do te kishin shume c te mesonin nga akti heroik I Birit Tuaj! Lavdi Deshmoreve te Atdheut !!

                1. D
                  Dukati i Ri, Vlore

                  Ai dha jeten per Atdheun, pa e filluar mire.. sa dhimbje!!! Ka kontribut me te cmuar per vendin!!???

                  1. P
                    Politike te kam dhjerre

                    Kjo nene ka nje dhimbje dhe mendoj se per kete shtet eshte ne kufij te harreses.Nje djal i ri qe sapo ka nisur papritur humb jeten ne krye te detyres eshte dicka pertej dhimbjes qe kjo nene nuk e suporton dot duket sikur thote ma niset drejt vdekjes dhe tani se respektoni sikur te mos kete egzistuar kjo ajo qe kerkon se sa emri per nje shkolle.

                    Lini një Përgjigje