Veliaj:Transporti urban meriton një diskutim serioz. Tani jam duke pritur kur do fillojnë avionët dhe trenat falas

29 Mars 2023, 16:16Sociale TEMA

Veliaj:Transporti urban meriton një diskutim serioz. Tani jam duke pritur

Prezantohet projekti Bus Rapid Transit (BRT), i cili do të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re. Gjatë prezantimit të projektit së bashku me ekspertë gjermanë dhe ata të Londrës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se transporti publik meriton një diskutim serioz dhe jo thjesht populist për efekt fushate.


“Transporti urban ka qenë në vëmendje të debatit publik edhe prej populizmit, edhe për faktin se fushata po afron – tani jam duke pritur kur do fillojnë avionët dhe trenat falas, por nuk e di nëse po flitet me Elon Musk që edhe SPACE X të japë udhëtime falas për të gjithë votuesit në Shqipëri. Por, të gjithë e kuptojmë se nga ‘kali blu’ vetëm propozime të tilla mund të priten! Kur sheh kalin që vjen në Tiranë, kujtohesh që i kemi dëgjuar këto përralla edhe më parë, por ky është momenti për të bërë një bisedë serioze. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme”.

Veliaj u ndal edhe tek aksidentet e autobusëve të linjave, për të cilat tha se në shumicën e rasteve shkak janë bërë automjetet dhe jo drejtuesit e shoferëve.

“Kur dikush thotë çfarë po ndodh me aksidentet me autobusë duhet të kuptojë që siç janë shtuar Mercedes-ët dhe Volksëagen-ët, janë shtuar sot edhe autobusët. Kur kishim 100 mjete, dhe kur vinim njëherë në 37 minuta probabiliteti që të kishte aksidente dhe të takohej me një mjet tjetër ishte shumë i vogël. Kam analizuar 7 rastet e fundit. Në 5 raste është një makinë që i hyn në brinjë autobusit. Sigurisht po të lexosh këto që vënë gjoba Lolita, JOQ e këto ti mendon se autobusi po ha automjetet. Por në 7 raste, 5 janë raste kur një makinë i shkon anash një autobusi. Nga padurimi për të dalë nga kthesa godet autobusin. Në dy raste sipas raportimit të policisë ishte një shofer, një zotëri i cili pati gjendje të fikëti. Kur është e paligjshme të sëmuresh. Kur është bërë raca jonë kaq e pandjeshme ndaj një njeriu që pati tension.”

Veliaj tha se plani i bashkisë është që autobusët e shpejtë të jenë elektrikë

Gjatë prezantimit të projektit për Linjën e Shpejtë të Autobusëve, ose ndryshe Bus Rapid Transit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes në aksident të autobusëve.

Duke analizuar shkaqet, por dhe faktin e shtimit të numrit të tyre në Tiranë, pothuajse 4-fish krahasuar me më parë, Veliaj tha se në shumicën e tyre aksidentin e ka shkaktuar një makinë dhe jo autobusi.

“Nga 100 autobusë që kishim 8 vjet më parë, sot në Tiranë qarkullojnë 420 autobusë. Vetëm 4-fishimi i flotës së tyre do të thotë se ka më shumë mjete në rrugë. Kur dikush pyet se çfarë po ndodh me aksidentet me autobusë duhet të kuptojë se siç janë shtuar Mercedesët, janë shtuar edhe autobusët. Kur kishim 100 mjete dhe autobusi vinte një herë në 37 minuta, probabiliteti që të kishte aksidente ishte më i vogël. Kur autobusët janë shtuar në numër dhe tani vijnë në stacion çdo 7 minuta, frekuenca që të takosh të ngjashmit, pra mjete të tjera motorike, sigurisht është më e madhe. Kam analizuar 7 aksidentet e fundit dhe në 5 raste ka qenë një makinë, e cila i ka hyrë në brinjë autobusit, pra nga padurimi për të dalë nga kthesa godet autobusin”, tha ai.

Nga ana tjetër, sa i përket dy rasteve të tjera, Veliaj tha se të dy shoferët janë ndjerë keq për shkaqe shëndetësore.

“Në dy rastet e tjera, sipas raportimit të policisë, ishte shoferë të cilët pësuar gjendje të fikëti. Po kur është bërë e paligjshme të sëmuresh? Kur është bërë raca jonë kaq e pandjeshme ndaj një njeriu që pati tension? Kush nga ne është kollosi i Rodosit, që nuk ka asnjë sëmundje, që nuk sëmuret kurrë, që nuk teshtin kurrë, që nuk ka alergji, nuk ka tension? Ky qytet, mbi të gjitha, është një qytet me njerëz dhe thotë ‘ndjesë mor njerëz, pata një kolpo tensioni’. Kur arrihet të provohet se nuk kishte konsumuar as alkool, as nuk po ecte me shpejtësi, por ka këtë problematikë, pse shpërfytyrohemi sa herë vjen fushata dhe shpallim kriminel një njeri që ka hipertension? Pra, në 7 raste, 5 ishin shoferët e makinave fajtorë të shpallur nga policia. Nuk ishte shofer kryetari i Bashkisë, as drejtuesi i kompanisë. Rasti i tjetër, ai i linjës së Krrabës, ishte jashtë orarit të punës dhe nuk po transportonte pasagjerë. Ishte shoferi me fatorinon dhe shokët e tyre. As kishte pirë, as po ecte shpejt”, shpjegoi Veliaj.

2 Komente

  1. D
    Dante

    Jo lali plehra ne fakt po flitet per satelitet arrnaut 1 dhe 2 qe kushtuan 6 mln euro dhe sdihet ku jane. Ose flitet per 460 milion euro te check upit mjekesor "falas" qe ja vodhet shqiptareve. Apo te flasim per 500 mln euro qe ja u vodhet shqiptareve per inceneratoret qe nuk punojne. Apo te flasim per ndalimin e ndertimeve qe the zotrote kur erdhe per here te pare dhe me pas sle cep pa ndertuar sa sot tirana eshte qyteti me i ndotur i europes. Erjon.. lal, ti je Hajdut lal. Si ti dhe Rama. Ju jeni hajduter. Dhe hajdutet duhet te ikin. UNE BESOJ TE BELINDI.

    1. T
      T

      KY krye bajga Ben ironi. KY esht kryebashkiaku I betonit.

      Lini një Përgjigje