Drama e familjes shqiptare, babai i shpëton jetën djalit duke i dhuruar mushkërinë

28 Mars 2023, 18:31Sociale TEMA

Drama e familjes shqiptare, babai i shpëton jetën djalit duke i

Një histori emocionuese e një familjeje shqiptare po bën xhiron e rrjetit në Itali. Babai i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar një pjesë të mushkërisë.

Andueli, 34 vjeç me origjinë shqiptare, prej pesë vitesh jeton në Italinë qendrore së bashku me gruan e tij Ornela, 35 vjeç dhe djalin e tyre të vetëm, 5 vjeç, i cili vuan nga talasemia. Më herët atij  i është bërë transplanti i palcës.

Sipas mediave italiane, ky ka qenë operacion shumë i vështirë, i bërë për herë të parë në Itali, i cili zgjati 11 orë dhe me 100 personel mjekësor më 17 janar burri i dhuroi një pjesë të mushkërive të tij të birit.

Pas këtij operacioni, 5-vjeçari do të bëjë një jetë normale, ashtu si edhe babai i tij i cili duhet të bëjë një jetë më sportive.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Andueli tha se nuk e mendoi dy herë, pasi bëhej fjalë për të shpëtuar të birin.

“Ai ishte i sëmurë për dy vjet, mendova se transplanti i palcës kockore që kisha bërë tashmë mund ta zgjidhte problemin, por nuk e bëri. Në dy vite të vijnë në mendje shumë gjëra dhe mendon se nuk do ta zgjidhësh dot kurrë problemin. 

Në vend të kësaj, falë Zotit dhe falë mjekëve gjithçka shkoi mirë, tani ai mund të shkojë në kopsht, të luajë me fëmijët e tjerë. Ai nuk rri një moment i qetë, ha pak dhe luan shumë. Për mua nuk ka asgjë më të bukur për të parë, është e mrekullueshme”.

4 Komente

  1. S
    Shefi 55

    Zoti u ruajt te dyve! Ta gezoni njeri tjetrin!

    1. G
      Gaz

      Sherim te shpejte vogelushit, jete te gjate babait te vogelushit

      1. H
        HX

        Jetë dhe shëndet paçi të dy ! Gëzim , kënaqësi dhe mbarësi në familje Gëzimi Juaj është edhe gëzimnpër lexuesit dhe këdo tjetër që vlerëson jetën dhe shëndetin. 100 personat Italianë gëzofshin edhe në familjet e tyre suksesin e arrirur Unë nuk njoh askënd prej aktorëve në këtë shkrim ,por nëpërmjet artikullit të Temës më gëzoi lajmi dhe uroj që edhe gazetarët si lajmëtarë të parë të kenë edhe shkrime të tilla ,bravo TEMA !

        1. p
          pensionist v.d.

          Urimet me te mira per ju te dy dhe per duart e mjekeve !

          Lini një Përgjigje