Rama: Nuk financojmë studentë mjekësie që të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman

27 Mars 2023, 12:17Sociale TEMA

Rama: Nuk financojmë studentë mjekësie që të

Kryeministri Edi Rama ishte në një kompani fasonerie në Kamzë, nga ku u zotua se do të bëjnë çmos që të rrisin pagat dhe punonjësit të marrin trajtimin e duhur në vendet e punës.

Ai insistoi se nuk do të financojnë më me taksat e qytetarëve studentë në mjekësi që pastaj ata të shkojnë e t’i shërbejnë popullit gjerman.


“Arsyeja pse qeveria financon studime dhe mbulon kosto dhe shpenzime të studentëve është që këta studentë t’i shërbejnë popullit këtu dhe që qeveria të përmbushë qëllimet e vetë shtetit dhe misionet e funksionet e sistemeve të shërbimeve publike këtu, por qoftë e para, pra paga minimale, qoftë kjo e mjekëve, qoftë dhe paga të tjera të targetuara që ne do të rrisim siç kemi bërë më parë me pagën e gjykatësve dhe prokurorëve; sot gjykatësit dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë që ta dini ju, paguhen më shumë sesa ne që jemi këtu, por është bërë për të mbështetur reformën në drejtësi dhe për të mbështetur gjithë atë proces ku ne duam të kemi njerëz të cilët të zbatojnë atë që ne kemi të shkruar ne letër,” – u shpreh Rama.

11 Komente

  1. U
    U mboll 32-vjet Kultura e lajthitjes antiKombetare

    Si gjithmone Shqiptari areagon me vonese ,si i thon asaj fjales se Urte :Kur i vjen Veza ne bythe ! Nji vend qe s'ka Institute Studimi te Ekonomise zhvillimeve Nderkombetare mte parashikoje cfar sjellin ndryshimet ne Politikat e shoqerite e Botes , Globalizmi , (i cili nuk besoj te jet Analizuar se cfar do sillte per Ekonomite e vendeve dhe fuqine punetore ,,,,,,sigurshte qe do gjendet ne cdo rast ,i bllokuar ,i penguar nga paaftesia e tij per t'e qen i pregatitur perball situatatve qe sjell koha ,per mos te befasuar ne cdo rast !

    1. F
      Fener Zizi

      Bravo ,mire jua bon Kurvave, Shkollohen me Gjakun e Shqiptarve dhe shkerdhehen ne Spitalet e Gjermanise, Edhe pse 80% behen Pishman pse ikin.

      1. S
        Shkodrani

        Nuk mund te fajsosh njerezit qe kerkojne nje jete me te mire. Eshte e drejta e tyre te largohen. Megjithate duke qene qe shkollimi dmth investimi eshte bere ne Shqiperi, atehere ata qe largohen duhet te paguajne koston reale te investimit te bere nga vendi, te pakten per shkollen e larte. Sikur kjo kosto duhet te vertitet diku te 10 milion te vjetra per cdo vit shkollor, atehere i bie qe per 6 vite ata duhet te paguajne 60 milione te vjetra. Ligji mund te behet qe keta te quhen debitore dhe passaporta nuk i jipet pa paguar ose dhene garancite e nevojshme. Pastaj ka shume gjere te tjera qe shteti mund te beje per te mbrojtur investimin. Natyrisht nqs shteti nuk eshte ne gjendje te siguroje punesimin atehere keto masa bien dhe njeriu eshte i lire te largohet.

      2. k
        k

        Z.Rama ,gjynaf edhe Gjermania ndihmoje pak.Pasi zgjidhe problemet e Anglise javën e kaluar,ka mbetur Franca dhe Italia ,pastaj kthehu ke populli shqiptar.

      3. P
        Peliceli

        Po ik o idiot! Talle karin 10 vite me mjeket duke i bere objekt sulmi te injoranteve edhe tani del me parrulla si te Zylo Kamberit! Po me budalla eshte turma qe ndjek ty edhe Saliun. Populle kar qe kujton se nje mjek formohet me taksa. Rama edhe Berisha ikin jashte shtetit ne spitalet me te mira. Ndersa ju qe i mbeshtesni ata do vdisni ketu ne mjerim duke paguar taksat e cifligareve te Rilindjes.

        1. B
          Bylykbashi

          Ke plotësisht të drejtë Peliceli! Nuk i intereson Ramës mjekësia se per familjen e vet shkojnë në spitalet më të mira të botës dhe me paret e taksapaguesve. Nga viti 2013 kur erdhi në pushtet deri në vitin 2022 i denigroi mjeket. Tani që gati gjysma e mjekëve ka ikur jashtë po i thërret mëndjes, por është teper vonë. Kryeministër karagjoz dhe batutaxhi!

        2. S
          Shqipetari-Gjermani

          o Edush Rmaush-Edi Rama:Mire beni qe "Rimbursoni"..Studentet..por duket se ASNJE Qeveri Postedemokratike nuk ka pasur nje Orjentim Ideologjik-Moral -Socjal per Shqipetaret..me kete do te thoja:Qe c´do i ri apo e re Shqipetare qe Mbarone Studimet te Punoj dhe jetoj ne Vendin e tije.. 1-Jane Mungesa e Programeve qe asnje Qeveri nuk e ka ne Shqiperi..por kane pasur:"Demokratizimin-Vjedhjen dhe rrenimin e Ekonomise Kombetare"...me te gjitha menyrat.. 2-Ne se dikush do te shkoj ne Gjermani apo Gjetke pse jo??Rruge e mbare..Por e keqja qendron se ikin ata qe jane "Truri"..dhe te Qualifikimeve qe ka me shume nevoj edhe Shqiperia...ikin se Shqiperia eshte kthyer ne "Prone" e Krimit Politik qe e ka Emerin Sali Berisha,Like Floriri, Lulezim Basha,Fatmir Medihoxha..si dhe vete Edi Rama..lol

          1. A
            Alla Buda

            Nuk e ka gabin Amerika dhe Kanadaja: Studentet e paguajne vete shkollen e tyre. Marrin borxh nga banka. Pastaj le te shkojne te punojne ne cilindo shtet te duan. Kjo fillimisht mund te behet per deget qe kerkohen shume jashte, si mjekesia dhe infermjeria. Rreziku eshte qe mjeket e sapodale dhe punojne ne Shqiperi do kerkojne te paguhen mire mbi dore e nen dore qe te shlyejne borxhin e shkolles.

            1. H
              Homer

              Shume mire e the shoku Enver gjermanin mbaje gjithe diten ne krah dhe te shan pastaj.

              1. A
                Arzt

                Pse kur i ke financuar ti studentet e mjekesise?

                1. a
                  anti25642654censurë

                  "Ai insistoi se nuk do të financojnë më me taksat e qytetarëve studentë në mjekësi që pastaj ata të shkojnë e t’i shërbejnë popullit gjerman." nuk e shoh askund të cituar,citoni vetëm gjykatës e prokurorë,por po e marr si gafë të zakonshme tuajën!!titullin e vendosni mbi bazën e një citimi dhe mjaftoheni me të pa e cituar në konteksin e thënë! po e marr si të vërtetë dhe po vazhdoj duke thënë se gomari gomar mbetet kud që ta vësh!!edhe në "krye të tavolinës" ai do pëllsë!!kohë më parë një darkë(në gjermani)me gjermanë,njëri nga të ftuarit filloi të ankohej për shpenzimet e qeverisë së tij,që jepte nëpër botë,si ndihma!!unë isha i vetmi jo gjerman,i huaj,në tavolinë,dhe ai tha "megjithëse e di se ju keni nevojë,por mua më dhimbet më shumë populli tim sesa populli tënd"!"është e vërtetë kjo që thua-i thashë-por të ndihmosh dikë,është një veprim i drejtë"!ai si gjerman nuk polemizoi,por unë sot do të thosha "kishte të drejtë ai njeri i thjeshtë,kur dëgjon,lexon se çfarë thotë një gomar që e kemi vënë si më të zgjuarin e shqiptarëve"!!! ky copë idioti harron se po rron nga mbështetja e atyre gjermanëve,dhe se prapë paratë e gjermanëve që do fitojnë këta"bukëshkalë" që ne i arsimojmë këtu,do të këthehen në shqipëri!! e rëndësishme për këtë koqe është të bëjë atë populizmin e tij që pëlqehet nga tifozët e thekur të BBV!!

                  Lini një Përgjigje