Rrëfimi i pacientit: Kamionit i kam hedhur nga 3000€, shëndetit tim as 100 mijë lekë

25 Mars 2023, 19:28Sociale TEMA

Rrëfimi i pacientit: Kamionit i kam hedhur nga 3000€, shëndetit

I ftuar në emisionin Real People në Euronews Albania ka qenë Mentori, një pacient i cili është diagnostikuar me dy masa tumorale në tru.

I pyetur për kulturën tonë për t’u vizituar te mjeku, ai shprehet se shëndeti nuk duhet lënë për momentin e fundit kur as mjeku nuk bën dot më gjë.

I keqardhur, pak orë para operacionit të vështirë, ai tregon në një intervistë për gazetarin Flor Gjini, se gjithë jetën ia ka kushtuar kamionit të punës dhe në asnjë moment nuk është kujdesur për shëndetin e tij.

“Duhet ta kemi kulturën e vizitës te mjeku. Unë shoh veten time, i hidhja më shumë lekë kamionit se sa vetes time. Bënin 3 mijë euro serviset e makinës dhe lashë veten time për 100 mijë lekë. Arrita deri në këtë fazë. Po ta kisha kapur më shpejt nuk do isha në këtë gjendje”- tha ai.



6 Komente

  1. S
    Shodrani

    Zoti te forcofte ! dhe zoti ta prifte mbare per nderhyrjen ne koke!????

    1. I
      I ke paguar me taksa nga paga zotri

      Mjeket ketu te genjejne dhe te shohin vec per te te vjedhur. Mjafton te ze nje geip dhe e sheh se si ta mbushun receten me lloj lloj ilacesh idiote vitamina multivitamina shurupe e lloj lloj ilacesh sa me te shtrenjta qe shkojne mbi 50 000 leke. Sa per kamioni zotri te mban me buk po si hodhe leke ske buke te hash. Dhe meqe ra gjala nuk ke nevoje te paguash extra per shendetitn sepse CDO MUAJ TI OAGUAN PERMES TAKSES MBI 100,000 leke me sigurime per te paguar mjeket dhe sherbimet qe te bejne ti paguash disa here kur vete ne spital dhe pa marre as sherbim. Dhe zotria duket ne moshe qe me shume gjasa ka mbi 30 vite qe paguan.

    2. M
      Mendimi im

      Ka arsye pse hezitojne njerezit te shkojne tek mjeku. Se pari, gjysma nuk te degjojne. Nuk ke gje te thote, do kaloje. Gjysma tjeter mund te te fuse nje diagnoze te gabuar, ose se nuk dine, ose se kane interes financiar te shkruajne receta per ilaçe te caktuar (kompanite farmaceutike jane me keq se mafia).

      1. G
        Gogoli

        Kështu është kudo, më keq në Amerikë. Të paktën aty është falas, ikën robi bën kontroll herë pas here.

      2. "
        "BOHOTINA"

        Ti "MENDIMI IM" ke thene te verteta, te ka folur zemra. Te falenderoj...

        1. N
          Nje pensionist

          Eshte per te ardhur keq po ka rene sherbimi mjeksor te ze frika po u semure nuk ta varin te shikojne nga duart.Me vjen keq per kete pacient por ishallah me sukses dhe kurajo dalt faqe bardhe nga kjo situate

          Lini një Përgjigje