
Eksperti i teknologjisë, Gerond Taçi thotë se profesioni i mjekut është shumë i targetuar nga inteligjenca artificiale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Taçi u shpreh se brenda 2-3 vitesh, do të ketë evoluim të pajisjeve mjekësore që do shërbejë për zëvendësimin e mjekëve me robotë.
“Profesioni i mjekut është shumë i targetuar nga inteligjenca artificiale dhe kompanitë që prodhojnë software të tilla. Është në pararojë dhe për mendimin tim, kanë bërë avancime të pabesueshme.
Ndonjëherë habitesh sepse mendon që nuk e kishe parashikuar që e ardhmja mund të ishte kaq larg, të shkonte në këtë pikë.
Besoj që shumë shpejt do të përballemi me mënyra të tjera sesi njerëzit kurohen, me pajisje të reja. Në gjuhën e teknologjisë, shumë shpejt është një, dy apo tre vjet. Do të ketë një evolim të këtyre pajisjeve”, theksoi ai.
Ha ha ha.... Eksperti i teknologjisë! Pabuksat e Shqipërisë, që enden lokaleve tërë ditën dhe tërë natën bubullijne nëpër televizionet ordinere. Realitet i çuditshëm.
Edhe ju si ekspert na nxirrkeni nje pinxho qe as ja ka haberin se ç'eshte profesioni i mjekut! Po pse ore pinxho profesioni i mjekut vetem ne maqineri konsiston? Inteligjenca artificiale si fillim do zevendesoje punet e pakualifikuara ose ato qe s'kerkojne nje krijimtari te themi. IBM psh ka krijuar dr. Watson qe fare mire mund te zevendesoje radiologet ne interpretimin e skanerit, rezonances dhe radiografise. Po ashtu shume i thjeshte eshte zevendesimi i onkologeve me ane te inteligjences artificiale. Do kete shume fusha te mjekesise ku inteligjenca artificiale do zevendesoje shume punen e mjekut apo dhe do e lehtesoje. Por per te arritur deri aty ku i magjinojn ky pinxhoja, pra qe te zevendesojme mjekun, ehu sa rruge ka perpara. Ky pinxhoja duhet te lexoje e te informohet me shume, se e nja 10-30 vite mira as qe behet fjale.
@Artz ti po thua tamam ate qe ka thene i intervistuari madje e ke plotesuar me disa shembuj si radiologu, onkologu, mjeku i laboratorit... Vecse i ke futur dhe elementin kreativ shqiptar qe s'e kap inteligjenca artificiale, si ta shajmë dhe ta ulim tjetrin sa me shumë qe te dalesh ti me i zgjuari. Por natyrisht profesioni i mjekut eshte i targetuar nga Inteligjenca Artificiale dhe as mos ki dyshim per kete.