Shoqata AMEA në bashkëpunim më Spitalin Amerikan startuan Kalendarin e Aktiviteteve Shkencore dhe Akademike të Edukimit

25 Mars 2023, 19:09Sociale TEMA
Shoqata AMEA në bashkëpunim më Spitalin Amerikan startuan


Shoqata AMEA në bashkëpunim më Spitalin Amerikan startuan Kalendarin e Aktiviteteve Shkencore dhe Akademike të Edukimit në Vazhdim me një Masterklas Kirugjikal të nivelitekselent me fokus "Zgjidhja kirurgjikale e sfidaveintraoperatore", në të cilin 17 kirurgët më të shquar tëdisiplinave të ndryshme të kirurgjisë vendase dhe të huaj injohën pjesëmarrësit me teknikat më moderne dhe rastetekstreme në Kirurgjitë madhore.

Nën moderimin e Prof. Dr. Mentor Petrelës dhe Dr. Shk. LinditaShoshës ky masterklas u zhvillua në tri seksione: Kirugjia Kokë-Qafë, Kirugjia Kardiovaskulare dhe Kirugjia e përgjithshme.

Vendimmarrja kirurgjikale dhe roli i ekipit multidisiplinor nëoperacionet e vështira, kirurgjia mini-invazive, sfidatintraoperatore kirurgjikale dhe onkologjike të rasteve me rrezikshmëri të lartë mortaliteti dhe komplikacionesh nëKirurgjinë e përgjithshme, Neurokirurgji, Kardiokirurgji, Ortopedi, Oftalmologji, ORL, Kirurgjinë plastike, Kujdesiperioperator te pacientët me rrezikshmëri të lartë, dhe të tjera, ishin pjesë e këtij Masterklasi unik.

Një event shkencor mjekësor gjithpërfshirës me eksperiencënmë të mirë nga performanca e kirurgëve të Spitalit Amerikan, Spitalit Hygeia, QSUT-së dhe Spitalit Universitar të Traumës.

Ky aktivitet ishte akredituar nga ASCKSHSH-ja me 6 (gjashtë) KREDITE, të cilat njihen si në Shqipëri ashtu edhe nga Oda e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një pjesëmarrje të shumtë nga të gjitha trevat mbarëshqiptare profesionistët e shëndetësisë u njohën me eksperiencënmë të mirë nga performanca e kirurgëve të Spitalit Amerikan, Spitalit Hygeia, Qendës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Traumës.

Diskutime, referime, rezultate, debate, këndvështrime tëndryshme, shkëmbim eksperiencash, risi, bashkëbisedimeinteraktive me më të spikaturit e fushës ishin pjesë e këtijMasterklasi 1 (një) ditor.

Shoqata AMEA do të vazhdojë Kalendarin e Aktiviteteve tëSpitalit Amerikan me Simpoziumin e Endoskopisë neurologjikemë 2 Maj 2023 me të ftuar profesorin francez me famë botëroreEmmanuel HOUDART.

Lini një Përgjigje