Jo vetëm me gomone: Shqiptarët, edhe si turistë në Londër

28 Mars 2023, 17:50Sociale TEMA

Jo vetëm me gomone: Shqiptarët, edhe si turistë në

Në Angli nuk ka vetëm shqiptarë që ëndërrojnë të shkojnë emigrantë, por edhe të tjerë që zgjedhin Londrën si destinacion turistik gjatë fundjave. Kompanitë turistike thonë se kohët e fundit janë shtuar kërkesat e qytetarëve që zgjedhin kryeqytetin britanik për turiziëm.

“Prej fillimit të fluturimeve direkte ne disa destinacione fluski ka qënë i shumtë. kemi lëvizjë të lira drejt europës, kërkesa pa fund për të vizituar britaninë e madhe. tashmë është bërë normale që klientët duan të udhëtojnë drejt britanisë ose londrë”, theksoi Aurela Baholli.

Vetëm në një agjenci, gjatë një muaji nisën mesatarisht 90 turistë, për udhëtime 2 deri në 3 ditorë në Londër, kryesisht fundjavave. Maldivet është një tjetër destinacion, i cili është bërë më i preferuar për shqiptarët.

“Maldivet janë pak më afër tani sepse i kapim fluturimet nga Dubai dhe koha është më e shkurtër dhe ofertat janë dhe më të lira.

Familjet duan paketa 2000-3000 euro, që i ke të gjitha të përfshira. Kemi hyrje të reja për në kretë, ishuj që ishin me tranzit”, u shpreh  ajo.

Sa i takon turistëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, edhe për ketë vit, pritet të kemi shifra të kënaqshme.

Turqia dhe Egjipti vijojnë të mbetet vendet më të preferuara kryesisht nga familjarët. Rezervimet kanë nisur që në muajin Janar, për të përfituar ofertat më të lira.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.882.007 duke u rritur 40,4%, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Lini një Përgjigje