Çfarë na mësojnë rastet europiane mbi transportin publik falas

29 Mars 2023, 14:48Sociale TEMA

Çfarë na mësojnë rastet europiane mbi transportin publik

Në fillimin e këtij viti qeveria spanjolle e Pedro Sanchez e ka shtyrë masën që i bënte krejtësisht falas aspektet hekurodhore të vendit me distancë të shkurtër dhe të mesme. Përpara Spanjës, edhe Luksemburgu e Malta kanë adoptuar politika të ngjashme. Dukati i Madh i Luksemburgut i ka bërë të gjitha transportet publike falas nga marsi i vitit 2020. Qeveria malteze ka optuar për të promovuar heqjen e tarifave të autobusëve që operojnë në ishull duke filluar nga tetori i vitit 2022. Këto të fundit janë vende me shtrirje gjeografike relativisht të vogël, respektivisht ndaj Spanjës më të madhe, që i është dashur të caktojë 3 miliard euro dhe 660 milion euro të mëtejshme për ta mbajtur aktive politikën. Me titull krahasues, qeveria e Luksemburgut shpenzon çdo vit 41 milion euro, ndërsa qeveria malteze shpenzon 54 milion euro për të mbajtur aktive stimujt në transportet publike.

Viti 2022 i stimujve ndaj transporteve publike

Rasti spanjoll është gjithësesi më emblematiku, por gjatë vitit 2022 edhe vende të tjera të mëdha si Gjermania dhe Italia kanë adoptuar norma të prirura që të ulin apo subvencionojnë aksesin në transportet publike. Qeveria gjermane e Olaf Scholz ka miratuar një plan prej 2.5 miliard eurosh për të garantuar një çmim fiks prej 9 eurosh në muaj për të pasur akses në të gjitha mjetet publike. Por politika ka mbetur aktive për 3 muaj, për të arritur paszaj në skadimin e natyrshëm të gushtit 2022. Kurse Italia ka miratuar nën qeverinë Draghi një “bonus trasporti” me vlerë prej 60 eurosh una tantum për të blerë abonime vjetore apo mujore për pjesët hekurudhore urbane, rajonale apo ndërrajonale. Masa ka kushtuar 79 milion euro dhe ka skaduar në fundin e vitit 2022. Cilat janë arësyet që i kanë shtyrë qeveritë t’i adoptojnë këto politika? Dhe cilat prej tyre që kanë çuar në braktisjen e tyre? Cilat janë përfitimet që kanë sjellë? Në vijim do të provojmë t’u përgjigjemi disa prej këtyre pikëpyetjeve.

Objektiva të ndryshëm…

Parasëgjithash është e nevojshme të pyesësh se cilët janë objektivat e mundshëm të lidhura me reduktimin e çmimeve të transporteve pulbike. Një arësye shpesh e përmendur nga qeveritë kombëtare dhe vendore, që historikisht janë atë që më shumë i kanë përdorur këto politika, është ajo e barazisë sociale. Grupe vulnerabël si familjet me të ardhura të ulëta, personat pa patentë apo pa automobil privat, të moshuarit dhe personat me paaftësi janë ata që u besojnë përgjithësisht shërbimeve të transportit publik për spostimet e përditshme. Në arësye të faktit që lëvizshmëria dhe transporti konsiderohen në demokracitë perëndimore si një e drejtë e qytetarit, bërja e mjeteve publike më të aksesueshme apo krejtësisht falas mund të shikohet kështë si një shërbim thelbësor i dhënë komunitetit.

Një tjetër arësye e mundur e reduktimit të çmimeve financiare me fonde publike është ajo ekologjike. Supozohet se duke ulur koston e transporteve publike, njerëzit stimulohen me braktisjen e mjetit privat në favor të mjetit kolektiv. Qytetarët mund ta reduktojnë kështu gjurmën e karbonit në spostimet e tyre. Veç kësaj mund të reduktojnë edhe eksternalitete negative të lidhura me përdorimin e automobilit privat si trafiku në rrugë, cilësia e ulët e ajrit dhe ndotja akustike. Një objektiv tjetër është ai ekonomik. Nga njëra anë, zvogëlimi i kostos së mjetit publik, nëse ndiqet nga një përdorim i duhur të tij, mund të çojë në një rritje të frekuencës së mjeteve dhe, për pasojë, nga një cilësi më e mirë e shërbimit. Nga njëra anë, në rastin ku transporti publik të jetë i bërë krejtësisht falas, mund të hiqen kostot e shtypjes dhe të shitjes së biletave. Përveç kësaj do të zvoglëloheshin vonesat e akumuluara nga mjetet në momentin ku shoferi nuk duhet të administrojë më në mënyrë të pavarur shitjen e titujve të transportit.

.. rrallë të pajtueshëm

Megjithëse tre misionet janë po aq të justifikueshëm dhe mund të ndiqen të gjitha në mënyrë të arësyeshme, kjo është rrallë e mundur. Efektivisht, siç ndodh shpesh në fushën e politikave ekonomike, ndaj çdo mase të marrë pasojnë shpesh efekte të papritur apo jo të dëshiruar. Këta rrezikojnë të kompromentojnë një apo disa objektiva. Për shembull, stimulimi i mjeteve publike mund t’i rrisë pabarazitë ekonomike në vend që ti zbusë ato. Kjo është evidentuar në Luksemburg ku rrjeti i transportit publik lidh qendrën më mirë se periferinë, e banuar më shumë nga kategoritë socio – ekonomike më vulnerabël. Hulumtuesit kanë gjetur se banorët në periferi duhet domosdoshmërisht ta përdorin mjetin e transportit publik privat për të arritur qendrën e qytetit dhe nuk mund të përdorin kështu mjetet falas. Veç kësaj, nëse mendohet se fondet publike e përdorur për këtë politikë mund të destinohen për politika të tjera sociale, rritja potenciale e pabarazive është ende më e madhe. Një shembull tjetër i dhënë nga qyteti i Kopenhagenit ku është demonstruar se në vend ta zvogëlojë trafikun e mjeteve, masa e stimulimit të transportit publik e ka reduktuar përqindjen e njerëzve që përdornin biçikletën apo spostoheshin më këmbë për të shkuar në punë.

Si të implementohen politika efikase?

Efikasiteti i masave varet nga cilat janë objektivat parësorë dhe nga përshtatshmëria e instrumentave në dritën e këytyre prioriteteve. Siç e kemi parë, politikat e reduktimit të kostos së mjeteve publike janë të shumta. Ato mund të variojnë nga falasi total, adoptimi i një kostoje fikse për biletë tek rimbursimi pjesshëm apo total i abonimeve. Veë kësaj, mund të përfshihen në masa të gjitha apo vetëm në disa prej të gjitha mjeteve operuese në sistemin e transportit publik. Sikur objektivi parësor është përfshirja sociale mund të mendohet për eliminimin e tarifave mbi mjetet më të përdorura nga kategoritë me të ardhura të vogla apo vulnerabël. Sikur misioni të jetë pastërtisht ekologjik, atëhere idealja do të ishte reduktimi i kostos së mjeteve që lidhin rrugët më të trafikuara e kështu me radhë.

Obkektiva dhe instrumenta të vendeve të analizuar

Për shembull Spanja e ka adoptuar politikën e saj në qershorin e vitit 2022 me vullnetin e deklaruar për të zbutur presionin mbi pendolarët e shkaktuar nga rritja e kostos së jetesës. Duke pasur parasysh misionin, qeveria spanjolle e ka përfshirë në mënyrë të arësyshme në masë abonimet vjetore e mujore dhe jo thjesht biletat. Edhe për Italinë, masa e së cilës është adoptuar në të ashtuquajturin Dekret Ndihmash të majit 2022, objektivi kishte një pikësynim social. Ndryshe, qeveria gjermane e kishte mbrojtur masën e kushtueshme në Parlament me misionin e dyfishtë të kundërshtimit të çmimeve të energjisë ndaj konsumatorëve në vijim të pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe favorizimin e reduktimit të makinave qarkulluese. Kjo shpjegon edhe zgjedhjen për të mos e kufizuar vetëm tek trenat masën, por të përfshijo edhe metrotë, tramvajet dhe autobusët. 

Gjetja e një lidhjeje midis finaliteteve afatshkurtëra të kundërshtimit me inflacionin e papritur dhe asaj me term afatgjatë të dekarbonizimit të transporteve nuk është aspak e thjeshtë. Masa e adoptuar nga qeveria gjermane duket se favorizon aksesin në transportin publik nga ana e popullsisë më të goditur nga shtrenjtimi i kostot së jetesës, nuk ka arritur të zvogëlojë spostimet me mjete të motorizuar dhe, për pasojë, të kontribuojë në tranzicionin ekologjik. Efektivisht, rritja e menjëhershme e përdoruesve në muajin e parë ka shkaktuar një reduktim të cilësisë së shërbimeve: mjetet qenë shpesh plot dhe në vonesë. Pas një muaji gjermanët kanë qenë më pak të stimuluar nga reduktimi i çmimeve dhe aq më shumë u janë kthyer përdorimit të makinave. Ka të ngjarë që arritja e njërit dhe jo e tjetrit objektiv, kanë kontribuar në rënien e masës në Parlament që nuk ia ka votuar rinovimin.

Çfarë na mëson rasti gjerman?

Siç e kemi parë, efektet e padëshiruara nuk janë të rrallë në fushën e politikave ekonomike. Njëkohësisht, sigurimi i disa rezultateve pozitive dhe të tjerave negative nuk sjell domosdoshmlrisht një vlerësim të disfavorshëm të politikës në veprim. Vlerësimi i efikasitetit të saj do të varet nga konsiderata politike, për pasojë subjektive. Përfaqësuesit e Parlamentit gjerman kanë konsideruar se nuk qenë të gatshëm të mbanin një masë prej 2 miliard eurosh për ta kundërshtuar e vetme inflacionin. Kostoja do kishte qenë e justifikuar në dritën e efekteve ekologjike të asociiuara. Kurse qeveria spanjolle e ka konsideruar masën si një instrument me pasoja sociale. Ky ishte kriteri i parë i vlerësimit, që është arritur. Kjo ka mundësuar shtrirjen e masës për një vit, por kjo nuk nënkupton se objektivat nuk mund të ndryshojnë. Duke parë impenjimin më të lartë ekonomike për ta shtyrë masën deri në fundin e vitit 2023, faktikisht politikanët spanjollë mund të përdorin kritere të tjera vlerësimi, si ai ekologjik, për të vendosur për shtyrjen ose jo të masës.

(Margaux Truc për OP)

Përgatiti: Armin Tirana

 

Lini një Përgjigje