Transporti falas/ Klosi "thumbon" Këlliçin: Më vjen mirë që Belindi bën këto gabime! Rakipi: Po u bë falas, i ke njerëzit gjithë ditën në autobuz

31 Mars 2023, 09:13Sociale TEMA

Transporti falas/ Klosi "thumbon" Këlliçin: Më vjen

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka qenë i ftuar Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili u pyet edhe për garën e fortë që pritet të zhvillohet për Bashkinë e Tiranës. 

Ylli Rakipi e pyeti Klosin lidhur me një premtim që ka artikuluar së fundmi, Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë", për transport publik falas në Tiranë. 

Klosi deklaroi se transporti publik falas në Tiranë nuk është i mundur dhe se premtimin e Këlliçit do ta gjykojnë qytetarët. Ai shtoi se i bëhet qejfi për këtë gabim të kundërshtarit të Veliajt. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Siç thotë edhe populli, gozhda del me gozhdë. Duket sikur Belindi i ka gjetur ilaçin Veliajt me premtime populiste. Ky premtimi i autobuzëve falas, si mendoni ju? Këtu mund të rrinë njerëzit gjithë ditën në autobuz po të jetë falas...

Blendi Klosi: Ne politikanët mund të themi çfarë të duam. Qytetarët le ta gjykojnë. A ka mundësi në një vend normal të bëhet transporti falas? Kjo i bën keq politikanit që e thotë. Njerëzit gjykojnë se çfarë flet secili politikan. Këtu çfarë nuk del dhe çfarë nuk thuhet. Bën gabim mendoj, por nuk mund të them gjë, sepse mua me vjen mirë që ai bën gabime. Është gabim i jashtëzakonshëm.

Ylli Rakipi: Këtu e marrin seriozisht njerëzit këtë falas… Tani, zoti Klosi, Veliajn kush e rrezikon më shumë, Roland Bejko apo Belind Këlliçi?

Blendi Klosi: Veliajn nuk e rrezikon asnjëri. 

4 Komente

  1. R
    Rrofte Nbreti I zagareve

    Jevgjitet gjithmone falas kane jetuar ! Rrofte Nbreti I zagareve !!!!!!!!!!

    1. a
      adi

      Nje ngjarje e vertet: Me 1984-85 mberrita ne Zvicerr aty na vendosen ne disa baraka secili kishim nga nje dhom me 4 krevata.Aty kishte nga e gjithe buta,por kishte mjaft shqipetar nga Kosova Maqedonija Bujanoci Presheva,ne shqiptaret ne mbremje shkonim me radh here te njeri here te tjetri, per te kalu kohen sepse ishim pa familje,pinim qaj kafe ndaj birre ndonje leng edhe aty ketu ndonje mandarin dhe banane pasi qe aty ishte edhe nje rom apo egjyptian se di sakt por ai e quante veten magjyp,nje nat ka e qeronte mandarinen i them:Ramadan kur po na thirr mbas darke edhe ti nje nat? Po ku ke pa ti magjypi me thirr kon ne dark ma ktheu duke then na vetem fal jemi msu na sdim ndryshe beri nje hahhaahah

      1. V
        Vlora.Vlora

        O Belind je nje cope gomari qe se ke shokun,ai Erjoni s durohet dhe duhet te ike ,po me mire ai se sa nje idiot si puna jote,po e hoqe korsine e bicikletave ku do kalojne bicikletat ,apo te pidhi gruas tende

        1. P
          Prec Ulaj

          Me pelqen fakti, se jevgjit kane filluar te shkollohen, biles edhe jashte shtetit. Kjo eshte shume domethenese, Shqiperia po ecen.

          Lini një Përgjigje