Mbytja e anijes shqiptare dhe Italia që nuk kërkoi kurrë falje

30 Mars 2023, 10:16Sociale TEMA

Mbytja e anijes shqiptare dhe Italia që nuk kërkoi kurrë falje

Më 28 mars 1997, një korvetë italiane mbyti një anije shqiptare të mbushur me emigrantë, “Katër i Radës” në detin Adriatik, duke marrë jetët e së paku 92 shqiptarëve. Roma nuk pranoi kurrë faj, duke reflektuar një “dinamikë asimetrike” që vijon të qeverisë jetët e kaq shumë njerëzve në Evropë edhe sot.

Nga Fabio Bego

Mbytja e anijes Katër i Radës ishte ngjarja më tragjike e vitit ’97 të Shqipërisë, një kohë trazirash politike. Kriizat e vitit 1997 u shfaqën në muajt e parë të vitit, kur falimentimi i disa bankave mashtruese la dhjetëramijëra qytetarë në varfëri të plotë. Protesta të dhunshme u shfaqën në jug, përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës. Zona u la në duart e grupimeve kriminale. Mbi 2 mijë vetë vdiqën në vitin 1997 nga luftërat mes bandave apo nga përdorimi i gabuar i armëve.

Pasiguria shtyu një numër të lartë shqiptarësh të përpiqen të emigronin në Itali. Racizmi dhe frika se kriminelët fshiheshin mes migrantëve përforcoi kriminalizimin e shqiptarëve në Itali. Vetëm pak ditë para aksidentit, ish-presidentja e parlamentit të Italisë, Irene Pivetti, deklaroi se shqiptarët duhet të hidhen në det. Në mënyrë që të parandalohej vajtja e “kriminelëve” në Itali, Roma i ofroi Tiranës asistencë në bllokimin e gomoneve që udhëtonin pa autorizim. Sipas autoriteteve italiane, marrëveshja u firmos në shkëmbimin e notave mes dy ministrave të jashtëm më 25 mars.

Pasi u nis nga Vlora në orën 3 të pasdites, Katër i Radës u dallua nga anija italiane Zeffiro që u përpoq t’i ndryshonte drejtim. Anija vijoi drejt Italisë dhe u përball nga një anije më e madhe ushtarake, Sibilla, e cila ishte katër herë më e madhe se sa anija shqiptare. Sipas të mbijetuarve, anija e tyre po udhëtonte me flamur të bardhë. Pasagjerët i treguan italianëve se kishte fëmijë në bord. Gjithsesi, marina italiane ishte e vendosur që ta ndalonte anijen. Katër i Radës u godit dy herë, nga pas dhe në mes. Përplasja e mbushi anijen me ujë dhe e dërgoi në fund të detit. Rreth 34 persona mbijetuan duke u hedhur në det por shumica e pasagjervëe mbetën të bllokuar poshtë kuvertës.

Arratisje nga një qytet i pasigurt

Shumica e shqiptarëve në atë anije ishin nga Vlora, qyteti më i rrezikshëm në vend. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Arjan Starova i shprehu zhgënjimin e vet homologut të tij italian Lamberto Dini, duke i thënë se marina italiane përdori forcë të paligjshme. Protokollet që rregullonin marrëveshjen e 25 marsit u firmosën vetëm më vonë, më 2 prill. Anija italiane nuk ishhte e autorizuar që të ndërmerrte operacionin që provokoi aksidentin. Të mbijetuarit deklaruan se Sibilla sulmoi për t’i vrarë dhe se operacioni i shpëtimit ishte i ngadaltë.

Shefi i shtabit i marinës italiane, Angelo Mariani, deklaroi se aksidenti ishte rrjedhojë e një manovre të gabuar nga ana e anijes shqiptare, e cila drejtohej nga personel i pakualifikuar, të cilët e kishin vjedhur anijen. Umberto Vatani, nga Ministria e Jashtme e Italisë, tha se të mbijetuarit nuk mund të merreshin si dëshmitarë të besueshëm. Ministri i Mbrojtjes Andreatta tha se të mbijetuarit kanë humbur sensin e realitetit. Gazeta e majtë La Repubblica i shau më tutje shqiptarët duke i cilësuar ata “kafshë të plagosura” të “dëshpëruar.”

Shqipëria “tepër e dobët” për të shtrënguar Italinë

Kapiteni i Katër i Radës, Namik Xhaferi, u arrestua për trafik qenies njerëzore. Të mbijetuarit, disa prej të cilëve kishin humbur familjarët në aksisend, u mbajtën në një kazermë ushtarake në Brindizi pa akses në informacion. Ata kërkuan gjetjen e trupave sa më parë të ishte e mundur dhe kryerjen e një hetimi me pjesëmarrjen e ekspertëve shqiptarë dhe të huaj. Ata gjithaashtu protestuan pasi kapiteni shqiptar ishte arrestuar, ndërsa ai italian, jo.

Qeveria shqiptare ishte tepër e dobët për t’u marrë me Italinë në nivel të barabartë. Më 29 mars, Kombet e Bashkuara i besuan Italisë drejtimin e një operacioni ndërkombëtar humanitar dhe ushtarak për të ndihmuar qeverinë e Tiranës që të rimerrte vendin nën kontroll (Operacioni ALBA”). Qeveria shqiptare mendoi si të papërshtatshme të kërkonte krijimin e një komisioni ndërkombëtar për shkak se kjo do të krijonte përshtypjen se ajo nuk i besonte fqinjëve të vet. Gjatë vizitës së Prodit në Shqipëri në prill, ai dhe homologu i tij Bashkim Fino ranë dakord të krijojnë një komision të përbashkët italo-shqiptar.

Nga fillimi i gjyqit në fund të prillit, të mbijetuarit shprehën zhgënjim për vonesat e punës për nxjerrjen e anijes dhe për mënyrën se si autoritetet italiane i trajtuan ata. Sipas ambasadorit shqiptar, situata mund të kishte pasoja të papritura në Shqipëri, ku italianët ishin angazhuar në operacione ushtarake dhe humanitare. Frika se incidenti mund të dëmtonte marrëdhëniet shqiptaro-italiane u shfaq në rekomandimet që Tirana i dha Romës për vendosjen e trupave italiane në Shqipëri.

Të mbijetuarit nuk i besuan autoriteteve italiane dhe këmbëngulën takimin me ekspertë shqiptarë. Këta të dytët shkuan në Itali vetëm në korrik. Prefektura e Brindizit i priti ata ftohtë dhe homologët e tyre italianë nuk i dhanë informacion për shkak se ai konsiderohej sekret. Ekspertët shqiptarë panë pamje të anijes së mbytur, të cilat konfirmonin se ajo ishte goditur me forcë nga Sibilla. Mungesa e frymës bashkëpunuese nga italianët ngriti më shumë dyshime mes të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave.

Pavarësisht premtimit të dhënë nga kryeministtrat, ekspertët shqiptarë u informuan se ata nuk kishin të drejtë të ndiqnin hetimin. Ekspertët punuan privatisht dhe pa mbështetje institucionale. Puna e tyre praktikisht  konsistoi në dëgjimin e lutjeve të të mbijetuarve dhe në ofrimin e ngushëllimeve për ta.

Anija Katër i Radës u dërgua në Brindizi më 19 tetor. Zëvendësministri i brendshëm i Italisë e konsideroi operacionin si një nga shumë përpjekjet e Romës në mbështetje të Shqipërisë. Por gazetari italian Bobo Aprile, akuzoi qeverinë për vonesën e qëllimtë të operacionit të rekuperimit të anijes. Krenar Xhavarra, një i mbijetuar që humbi familjen ne aksident, akuzoi Sibillën për mbytje të qëllimtë. Zëvendësministri italian u largua pa iu përgjigjur.

Italia refuzon të marrë përgjegjësi

Mbytja e “Katër i Radës” nuk ishte një “aksident tragjik”, siç ishte përkufizuar nga autoritetet italiane, por rezultat i një fushate anti-shqiptare të kryer nga institucionet italiane dhe një pjesë e medias. Italia nuk mori kurrë përgjegjësinë për tragjedinë. Gjyqi përfundoi me dënimin e kapiteneve të Sibilla-s dhe Katër i Radës me respektivisht dy vjet e katër muaj dhe tre vjet e dhjetë muaj. Nuk ishte çudi që shumë italianë ia vunë fajin viktimave dhe menduan se nuk kishte arsye se pse Italia të shpenzonte para për rekuperimin e anijes ku ishin bllokuar kufomat. Madje një italian tha para meje: “Pse duhet të rinxjerrim këtë plehrë [schifi]?”. Historia e të mbijetuarve tregon se kërkimi i tyre për drejtësi ishte për fat të keq i varur nga fuqia politike e shtetit me të cilin ata ishin lidhur. Kjo në fakt reflekton asimetrinë në fuqi që vijon të kushtëzojë jetët e shumë njerëzve në Evropë sot.

6 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Lamberto Dini, Irene Pivetti... Andreatta... Turpi i Italise...! Populli Italian nuk meritonte te perfaqesohej nga keta johumane Schifoze!

    1. P
      Pylli

      Te tjeret e dine se shqiptaret jane frikacake.

      1. .
        .

        Imagjinoni kete hidtori skandaloze ta kishte bere Greqia ... papagallet Turk-Arnaut do ta kishin shpallur Dota e Henocidit, Dita e Masakres, Dita e Hollokauztit Grek, Dota ... O Zot cfar te tjera do te shpiknin. $$$$$$$$$ Kurse tani po keta "Patriot", "Atdhedashes" ... nuk pipetijn, Turko-spermat Idrizi, Xhufka, Bashkurta, Kocaqet, Spahinjt ... bejne Kinezin. $$$$$$$$ Shikojeni mire kete foto (miz lisi) ... imagjinoni 20 fishin e ketyre gjeti shpresen ne Greqi. $$$$$$$$ Imagjinoni te mos kishim Greqi ne kufi, por Allah, Turqi dhe Arabi ... do te hanim njeri - tjetrin, kur dihet qart qe SHBA dhe Evropa ju qaste me pikatore. $$$$$$$$ Greqia eshte atdheu i dyte i 800 mije Shqiptarve qe jetojn te sigurt dhe te qet ne ate vend te bekuar, ne kufi me halen Aziatike dhe ate Ballkanike.

        1. Q
          Qejfliu

          Po jo mo ca atdheu i dyte flet ti...vijme andej vetem per bithe se e keni te ngushte dhe te rruar ju kopilat e osmaneve

    2. s
      spata

      Kurr se kishja menduar, qe nje anije luftarake Italjane apo civile ,te kryente nje akte cnjerezor sic ndodhi me Katrein e Rades ku humben jeten 115 qytetare vlonjat.Femije ,djem,vajza e baballare qe kerkonin te shpetonin nga tmerri, qe futen strukturat antikombetare te Berishes, kerkoni shpetim ne Itali . Ka shume skenar per kete tragjedi madhore e shekullit te kaluar .Hidhen hipoteza dhe gjukohen veprimet si nje aksident i keq manovrimit te Katrit te Rades .Por llogjika me e thjeshte shpjegon se akti eshte kryer me qellim te caktuar . Duhen mbytur keta me kete mjet qe s'ta mbushte syrin se jane fatkeqzinje. Ka shume pykpjetje pse u mor ky vendim .Ate e dine shume mire Berisha ,Berluskoni dhe komandanti i anijes Sibila .Dihet gjithashtu se Berisha kishte lidhje te forta me Berluskonin .Berluskoni nje manjak seksual i kerkonte Berishes zocka te njoma ti vinin ne hotelet lluksoze te tij ne ane te skafeve te kondrabandes shqiptare .Berisha ishte ne gjak me popullin e Vlores qe i corri fytyren e vertet se kush ishte ai dhe ke perfaqson .Me keto pa informacjone ,qe kemi patur , dal ne konkluzjon se urdheri eshte produkt i marveshjes se Berishes me Berluskonin per tu hakmarrur ndaj popullit te Vlores . Berisha, si nje armik i betuar i laberise dhe Berluskoni nje figure e neveritshme per popullin italjan,i bashkointe vetem era e gjakut . Ashtu i Zogu e Ducja ndaj popullit te Vlores u perserit historija . Kur thash me larte ,se nuk e besoja nje ngjarje te tille, nga italjanet. Kishja parasysh ate histori bashkpunimi e mardhenje serjoze te italjanve me popullin e Vlores, gjate viteve qe Italija mbeshteste Shqiperine sipas marveshjes se Fuqive te Medhaja.Italija ishte ulur kembekryq ne Vlore dhe midis forcave Italjane ,biznesit dhe ekspertve kishte nje harmoni me popullin vendas . Gjyshi i cilesonte si njerez te qejfit ,puntore te medhenje e shume dashamires . Vlora si dhe Durrsi syte i hapnin me radion italjane e me pas me RAI TV.Endra e cdo vlonjati gjate diktatures u be Italija .E admironi aq shume sa te jepej pershtypja se ishim nje popull i ndare nga deti Adriatike e Jon . Para disa ditesh ,nuk me kujtohet sakt ,ne FB. ishte hedhur nje harte detare e shekullit te II para eres se re ku tregohej shtrirjet e Italise me emerimet e fiseve qe banonin . Me beri pershtypje nje fakte qe dhe sot me ka ngacmuar te mesoje me shume per te.Ne pjesen jugore te Italise nga Roma e deri ne Santa maria De luka ishte shkruajtur emri i fisit qe sundonte .Shquhej emri Ilaipidhet . Emer qe eshte perdorur dhe ne kohen e Aleksandrit te Maqedonise.Ne token e sotme shqiptare, ne pjesen e Epirit ,ku sot jetojne dhe Leberit, ajo quhej Lapidhet . Nuk mund te jete rastesi emrash por nje realitet qe tregon ekzistencen e fiseve te njejta ne teritore te ndara.Ku dua te dal .Cdo ndjenje, ngjashmeri, dashuri e respekt, nuk mund te lindin ne hapsira boshe.Dhe fakti me domethenes te lidhjeve midis popullit italjane e shqiptare jane zonat e Kalabrise qe jetohet edhe sot nga ata te emigruar si para e pas vdekjes se Legjendarit dhe Heroit tone kombetare Gjergj Kastirot Skenderbeut .Pra s'mund ta pranoje se te tilla tragjedi te ndodhin nga armiqsite e popujve me prejardhje te njejte .Ato ndodhin vetem kur ata, qe drejtojne ,i vene zjarrin apo armet popujve .Raste te tilla ne histori ka patur sic shohim sot agresjonin e cmendur te rusve ndaj vellezerve te tyre ukarainas . Nuk diskutohet qe te kerkohet falje nga italjanet por shkaktaret kryesor Berisha dhe Berluskoni duheshin kallezuar ne gjyqin e Hages per krime e genocide ngaj njerezimit .Ka kush ta beje nje gje te tille? Vetem nje organ supreme i plotfuqishem dhe me vlera njerezore vepron ne raste te tilla . Behen realitet kur popujt ngrihen dhe protestojne pa reshtur ndaj dhunes dhe cnjerezimit nga kafshet brenda shoqerise njerezore . Ne kurr nuk duhet te veme ne dyshim miqesite,dashurine e prejardhjet e lashta midis popujve . Ato cimentohen e kane rezultate kur popujt dheheqin nga jane drejtues njerezor , me horizonte e kulture inteligjente .Barbaret dhe primitivet jane fatkeqsi kur ata vihen ne krye te populit.

      1. b
        ben

        spata- komenti juaj eshte i drejte, por ka vend per nje korrigjim te vogel. Kur thoni se kemi farefisni te lashte me popullin italian, jeni i sakte, por italianet e sotem nuk e dine kete gje. Eshte njesoj si me allvanitasit ne Greqi, qe e konsiderojne veten greke, packa se vijne nga i njejti trung kombetar sic jemi edhe ne, flasin te njejten gjuhe si ne dhe kane te njejtat tradita e zakone me ne. Me afer nesh ndihen arbereshet e Italise sesa allvanitasit ne Greqi, qe per tu dalluar nga shqiptaret e Shqiperise na quajne Allvanos. Vitet kalojne dhe gjaku zbutet, thone te vjetrit. Ka ialiane ne Amerike, Kanada apo edhe ne vendet e veriut te Europes qe e mbajne veten per amarikane, kanadeze, angleze apo gjermane, packa se gjysherit e tyre kane emigruar ne ato vende nga Italia.

        Lini një Përgjigje