Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA, Yuri Kim: Nëse respektohen rregullat, më shumë qytetarë do të përfitojnë

31 Mars 2023, 11:45Sociale TEMA

Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA,

Sot bëhet plot një vit nga vendimi kur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare për shqiptarët.

Ambasada bën me dije se deri më tani 22,000 shqiptarë kanë marrë viza . Ambasadorja Yuri Kim shprehet se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër.

Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve.

Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

4 Komente

  1. a
    armand

    Ajo fjala "rregull" eshte pak e veshtire per tu respektuar por ndoshta te qenit ne nje tjeter kontinent mund te beje mrekullira.

    1. z
      zalli

      E madhe e paperseritshme,zonja Ambasadore,siç eshte vete Amerika.Mirnjohje perjete.

      1. H
        Homer

        Vazhdoni keshtu se vetem kosheret do tju ngelen.

      2. z
        zalli

        Vetem nje "antikomunist",si sali plehra,qe komunist ka qene e komunist fondamentalist ka mbetur,ka qene eshte dhe do te mbetet antiamerikan,znj.ambasadore po ke mundesi meshiroji trushpelaret qe i shkojne pas ketij komunisti fondamentalist,se te garantoj se po t'ju heqesh pjesen "inatçore",edhe ata jane me ameriken.

        Lini një Përgjigje