Blendi Gonxhe: Është e pamundur që një metropol si Tirana të jetë pa trafik. Vetë shkoj nga shtëpia në punë për 7 minuta

1 Prill 2023, 10:30Sociale TEMA

Blendi Gonxhe: Është e pamundur që një metropol si Tirana

Drejtori  i DPSHTRR, Blendi Gonxhe thotë se është e pamundur që në një metropol si Tirana të mos ketë trafik.

Në emisionin “Barometri”, Gonxhe u shpreh se Tirana po shtohet me rreth 20 mijë banorë në vit.

“Do ishte hipokrizi, jo vetëm nga ana ime, por nga ana e çdokujt që të imagjinonte se mund të ekzistonte një metropol që shtohet me afërsisht 20 mijë banorë, një metropol të një vendi i cili konvergon në qendrën e vet Tiranë, në aksin Tiranë-Durrës dhe në rrethinaat ku ka 1 milion banorë, plus turistëve, e gjithë kjo ekonomi lëvizjeje, do bëjë që ne të bashkëjetojmë me trafikun. Është e pamundur që do kemi një qytet, një metropol si ky pa trafik”, theksoi ai.

Gonxhe tha se për shkak të unazës rruga që ai vetë bën është shkurtuar shumë. Ai tha në Euronews Albania se nga zona ku jeton në punën e tij tashmë mund të shkojë për 7 minuta nëse ndonjëherë “shkel edhe gazin”.

“Unë banoj në Bathore diku këtu lart në Sauk në një kompleks të vogël pallatesh. Më para kjo zonë ishte e dënuar të shkonte për në Tiranë nga kopshti zoologjik, në Komunën e Parisit, shkonim në Vasil Shanto, pastaj duhet të shkoja spërdredhur drejt punës që do bëja. Kjo rrugë më merrte 25, 35 minuta.

Sot unë dal marr unazën dhe jam tek parku për shkak të unazës dhe daljes që bëhet nga unaza atje, jam për maksimumi 7 minuta, duke shkelur ndonjëherë edhe gazin në makinë dhe kthimi nuk është më problem. Nëse do kishim unazën e plotë krejtësisht të përfunduar do e lironin shumë”, tha Blendi Gonxhe.

4 Komente

  1. E
    Eni

    O Gonxhe kur genjeni njerezit ju urrejne...me shume se Byroja do ju urrejne...

    1. A
      Askushi

      Po, kush ju ka ndaluar qe per 30 vjet nuk e qulloset kete unaze leshiiiii....eshte bere legjende kjo ..

      1. P
        Pilo Lala

        E di ti sa kilometra eshte unaza e Tiranes? Ka filluar dhe po mbaron , ka ngelur vetem 5-6 kilometra nga Shqiponja ne Shishtufine. Harruat "guerilasit" e PD me ate tra.pin e Fahri Balliut kur luftonin me policine me shishe benzine ne Astir?

      2. S
        Sufllaqe bashkia TR

        Tirana është një fshat i madh jo metropol o koqe, ke parë metropol pa Metro pa tram pa trena ?? Ke akoma autobuzë me qymyr

        Lini një Përgjigje