Dy ndërtesa me 5 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë do të ngrihen në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Bëhet fjalë për një ndërtesë që do të shërbejë për parkimin e mjeteve dhe një tjetër si hotel.
Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore IVR (Programi Infrastukture Vendore Rurale) për periudhën 2024-2026, sqaron databaza antikorrupsion "Open Data Albania", teksa jep më tepër detaje për këtë procedurë prokurimi.
Vlera e tij është pak më shumë se 16 miliardë lekë të vjetra dhe për 36 muaj që nga nënshkrimi i kontratës, kompania fituese duhet të dorëzojë dy ndërtesat e parashikuara në projekt.
Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës.
Ajo do të pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës.
Kurse ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit.
A duhen dhe sa do te jene ne sherbim te qytetareve? kete nuk di te them, shpresojme qe po. Ajo qe me shqeteson eshte se cdo dite nje shesh, 1 peme apo hapesire publike behet me beton, dhe nuk kam pare ne keto 35 vite qe te shembet nje ndertese dhe t`u kthehet qytetareve si hapesire publike.
rurale eshte kjo hapesire?!
Jepi Ramut, boll ke ngrene. ….. mut. Te rekomandoj se disa ndertesa ne QSUT jane teper, prishi dhe beji bordello ditore. Aty ku eshte leku aty eshte edhe Ramuti. Kryeminister qe inaguran parking ???????Si te den koha ore plehre …..
Parking ndoshta, hotel për cfarë, për të afërmit kanë njerëzitnë spital? Nëse jo, në të motrës tuaj të shkoni që I lejoni, skllevër.
Hotel ne Spital? Bej dhe ndonje pishine a fushe futbolli