Shembja e ujëmbledhësit në Himarë - Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Kishte 15 mijë metër kub ujë, nuk ka rrezik në Bunec

16 Janar 2025, 15:40Sociale TEMA
Shembja e ujëmbledhësit në Himarë - Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes dha informacion zyrtar në lidhje me shembjen e ujëmbledhësit të Sasajt sot në Bunec, të bashkisë Himarë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në momentin e shembjes së ujëmbledhësit të Sasajt në Bunec, ka patur rreth 15 mijë metra kub ujë që është shkarkuar dhe si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.

Fatmirësisht sipas ministrisë, nuk ka probleme në njerëz, ndërkohë që po punohet për normalizimin e situatës.

"Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë.

Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz.

Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit", thuhet në reagim. 

4 Komente

  1. .
    ...

    A nisën hetimet?: Kush e projektoi, kush e zbatoi, kush e mori në dorëzim dhe pse u shemb ujëmbledhësi? Ujëmbledhësit e ndërtuar që në kohën e qytykut, në të shkuarën e mëse gjysmë shekullore, ende mbi jetojnë, e ky, ndërtuar së tashmi, më 2010-ën, nuk i qëndruakan shpatullat, shpërtheu i ziu, pa arritur uji në tepërderdhës!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dukati

      Me kete rast te shikohet mundesia e anullimit te kontrates se hidrocentralit ,sepse eshte abuzim per te mos thene cmenduri qe kanali i projektuar per kalimin e ujit nga lumi i Kalases nepermjet tunelit te Sasajt ne bregdet i cili si destinacion kishte dhe duhet te kete vaditjen e plantacioneve te agrumeve dhe ullinjeve nga Sasajt deri ne Nivic bubar e me tej dhe nga Sasajt drejt Piqerasit e Borsh dhe jo ndertim hidrocentralesh me rezervuar kanalin e turbina buze detit si ky i Bunecit qe perfundon sic ka ndodhur.Keto jane lejet abuzive per hidrocentrale private.Mos gaboj kete e ka nje ishdeputet permetar me mbiemrin Gjika

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cajupi

        Ka mbi 600 ujembledhes ne Shqiperi,te ndertuar ne kohen e diktatures dhe asnje seshte shembur, ndersa ky I bere ne 2010 . Shikoni kush e ka zbatuar tenderin.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Km

          Vasil Gjika,ish deputet i PD ne Permet

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje