Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma përhapet e nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.
Mosha e marrëdhënieve seksualë është ulur e nga ana tjetër trend për marrëdhënie seksuale me shume partnere e jo vetëm, sidomos pa masa mbrojtëse e bën këtë virus një kërcenim serioz sidomos për vajzat e reja në moshë riprodhuese.
“Është i rrezikshëm, përhapet lehte por parandalohet”, thekson Alban Ylli, ekspert i ISHP-së.
Janari është muaji që duhet te kujtojë çdo grua apo vajzë për një paptest në mënyrë që të parandalohet kanceri i qafës së mitrës.
“Dëmi është i madh për individin pasi është një virus që prodhon metstza, përhapet ne organe të tjera deri në humbje jete. Është humbje e madhe për shoqërinë pasi ka kosto te mëdha”, shton Ylli.
Nëpër qendra shëndetësore kryhet depistimi i grave për kancer të qafës së mitrës dhe këtë vit ulet në 35 mosha e grave qe mund ta përfitojnë falas .
Çdo vit diagnostikohen 100-130 raste me kancer të qafës se mitrës në vendin tonë.
Hajde doktor hajde! Kanceri perhapet "nëpërmjet marrëdhënieve seksuale" thote ky koqja! Je ne metro more? Nuk eshte SID! Pastaj, nje kerkim ne google dhe mund te shikosh qe me shume gjendet ne grupin e moshesh mbi 55 vjec! Sigurisht qe ndodh edhe tek me te reja, por mos flisni me bythe!
Ne fakt, dr eshte pothuajse plotesisht i pranueshem ne ate qe shkruan. Shkrimi do te kishte qene me i qarte nese do te ishin detajuar disa momente, gje qe do te shmangte ndonje konfuzion per lexuesit e zakonshem, por jo per personel mjekesor. Ndoshta per arsye te kufizimit qe ka pasur hapsira ne gazete nuk e ka bere dot kete, por shkrimi qendron, gjithesesi. Sidoqofte, ne ate qe ju, Ben, jeni “merakosur”, dr nuk e shoh te kete shkruar se - Kanceri perhapet "nepermjet mardhenieve seksuale"- sic ju pretendoni ne komentin tuaj. Ne te vertete, dr thote - ....., pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale". Ke dhene ne kometin tend “gjysmen e gjelit”; je ne gjendje ka kapesh diferencen?! Sidoqofte, per hir te diskutimit, dr, sikurse permenda me lart, mbase duhej te kisht sqaruar disi me shume. Por qe ta kuptosh ti, Ben, por edhe lexuesit e tjere qe mund te kene interes ne ceshtjen ne fjale, virusi (HPV) merret qysh ne mosha te vogla/reja, qofte ne menyre aksidentale, sic shume infeksione te tjera, por me me lehtesi nepermejt kontaktit seksual. Dhe, nese nuk diagnostikohet heret/mjekohet ne kohe, ai do te coje ne kancer te qafes se mitres mbas, te pakten ~20 vjetesh, kohe qe i duhet virusit te jape demtime te mjaftueshme veshjes se brendeshme te qafes se miters. Po te kemi parasysh se ne boten qe jetojme, mardheniet seksuale ne mosha me te reja se me pare, shto edhe partneritetin e shumfishte ne keto mardhenie, plus kohen ~20 vjet qe i duhet virusit, besoj se logjika dhe llogaria do te na conin ne konkluzionin se kanceri i qafes se mitres, vertet tipikisht prek moshen 50 , por ndodhja e tij ne mosha edhe me te reja po vjen gjithnje e ne rritje. Prandaj ka rendesi vaksinimi ne moshe te re qe te parandaloje infektimin me HVP, por edhe vizitat e rregullta gjinekologjike qe femrat duhet te bejne, me qellim qe ta diagnostikojne/mjekojne infeksionin me HPV ne diapazoninin e 20 viteve, para se ai te kete shkaktuar kancerin. Pra, ne esence dr ka te drejte, sepse nurmi i rasteve ne mosha me te reja se tipikja nuk duhet te na cudise as ty, as mua dhe asnkend tjeter. Se fundi, nuk mund te rri pa te thene qe do te kishte qene me e rruges qe ti te kritikoje, qofte edhe sikur gabim, do te kishte qene plotesisht e pranueshme, por qe te perdoresh nje fjalor fyes, jo etik, nuk besoj se te jep ndonje vlere apo merite. Thjesht mendo se si do te ndjeheshe ti, nese dikush tjeter do ta bente kete me ty! Une nuk e njoh as dr dhe as ty, por njoh, vleresoj dhe perpiqem te ndjek ato rregulla komunikimi ndaj te tjereve qe do te kisha dashur te tjeret te benin ne komunikim me mua. Mundohu ta besh kete se te siguroj qe do te ndihesh shume me mire….. Shpresoj ne mirekuptimin tend, Ben!!! Pershendetje