17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese

2 Korrik 2023, 17:30Sociale TEMA

17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon

Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçarja gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.

Zonja tregoi se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

Teka pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre:

Mamaja e vajzës: Po ky burri këtu, ç’ka të bëjë me vajzën time? Se këtë edhe e njoh

Shkënda: E njeh këtë zotërinë?

Mamaja e vajzës:E njoh, se është edhe në lagje

Shkënda: Janë takuar para dy ditësh

Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi, se ky është edhe i martuar. Është edhe me fëmijë

Shkënda: Është i martuar ky zotëria

Mamaja e vajzës:Po, po, po… Unë e njoh shumë mirë

Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi o Shkënda, nuk ka mundësi që goca ime të jetë lidhur me këtë zotërinë

Shkënda: Fatkeqësisht me këtë ka qenë

Mamaja e vajzës:Çfarë mund të bëj unë? Çfarë mund të më ndihmoni o Shkënda? Çfarë të bëj unë e shkreta

Shkënda: Nuk di çfarë të them, e rëndësishme është që ti e more vesh…

4 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Direkt lajmero policine te. nderhyje dhe ai burre te arestohet sepse merret me nje minorene

    Përgjigjjuni
    1. M
      Monda

      i ke dhene provat me kohe qe je rrot kari

      Përgjigjjuni
      1. P
        Piperri

        Vajza mbi 14 vjec zgjedh vete me ke qihet dhe nuk jep llogari. Burrit te martuar iu befte pushka top e i qifte te gjitha!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lili

        Mami, mos u shqeteso, se burri i martuar di t'i beje mire masazh per freskim, se 17 vjeces i ka shkuar temperatura e furres 41*!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje