19 ditë pa asnjë humbje jete nga COVID-19

26 Maj 2022, 20:39Sociale TEMA

19 ditë pa asnjë humbje jete nga COVID-19

Shqipëria ka aktualisht më pak se 300 raste aktive me COVID-19. Shumica dërrmuese e rasteve janë në Tiranë (190).

Gjatë 24 orëve të fundit nga mbi 600 testime kanë rezultuar të infektuar 27 persona.

Prej datës 8 maj, nuk është regjistruar asnjë humbje jete, kurse aktualisht në spital ndodhen 4 të infektuar.

Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 3,497 viktima nga COVID-19.

Testime totale               1,825,720

Raste pozitive                  276,012

Raste të shëruara            272,224

Raste Aktive                         291

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            190

Fier                  19

Korçë               17

Shkodër           15

Vlorë                14

Elbasan            6

Durrës              6

Lezhë               4

Berat                2

Dibër                1

Kukës              1

Lini një Përgjigje