20% e punonjësve janë të huaj: Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

14 Korrik 2025, 20:16Sociale TEMA
20% e punonjësve janë të huaj: Nga India deri në Filipine,

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese.

Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit.

Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar. (TCH)

13 Komente

  1. K
    Kryeministër Facebook-u

    Bravo Rama, për 3 mandate të ikën 20 % e popullit shqiptar dhe i zëvendësove me indiano pakistano. Hajt futja një imazh peizazh në Facebook!

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      O trap facebuku, cfare mundesish punesimi kishe para Rames qe po na ankohesh sot? Problemi i vertete eshte rinia jone preferon ta kaloje kohen neper kafenera ose te shkoje ne Gjermani ku ben pune me te rendomta se sa keta te huaj ne vendin tone dhe jeton me 10 veta ne nje apartament dhe kur vjen ne Shqiperi i mbush moshataret me rrena duke jua ngritur mendjen. Ata qe kane mend, gjejne pune dhe jetojne shume me mire ne Shqiperi. Idjotet ikin jasht se kujtojne se do i presin me lule.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia 2030

        Shqiperia e ramsit: Exporton Doktore , Infermiere, inxhiniere dhe Importon injorante.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Ata qe kane mend kane ikur me kohe , por kane ngelur sahanlepiresit si puna jote .

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben

            O koqe, po deshe te dish se kush eshte sahanlepiresi, shko para pasqyres. Mua nuk me plas as per Ramen dhe per te tjere politikane ne Shqiperi. Une po flas te verteten qe e di gjithkush, se emigracioni masiv filloi vite me pare kur njerezit iknin duke rrezikuar jeten me gomone apo kalonin kufirin grek duke ecur maleve. Nuk e shpiku Rama emigracionin, packa se i pelqen apo jo ndonje gomari si puna jote, ky eshte fakt.

            Përgjigjjuni
        2. A
          Aliu

          Kjo eshtë një statistikë gazetareske. Për rreth 3-4 vjet janë punësuar mesatarisht rreth 21-25 mijë të huaj, nga të cilët as 10% nuk kanë qëndruar sot në 2025_sën. Pra pak a shumë me gjithë prurjet e reja vjetore nuk bëhen të paktën10 mijë. Shqipëria ka rreth 700 mijë të punësuar dhe shifra e mësipërme nuk e kalon 1.5% dhe Jo përralla e ing. Ymerit për 20% !

          Përgjigjjuni
        3. O
          O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

          G.Hoxha (bixnec women):per birazerin Gokul,kom shume respect e simpanti....nese vazhdon keshtu si cok gyzel kom ndermend ta bej dhonderr...... insha'Allah po don ene Hanomja,do te jet nje cift elegont!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Diktatura e Rames.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              seshte gje e re, skiptaret kane qene mbetje osmane gjithmon, dallohen nga kultura, pamja, intelligjenca etj...

              Përgjigjjuni
              1. a
                aleks

                problemi ishin dhe jane keta bastardet biznesmene dhe politikane, qe nuk duan puntore por duan skllever, sepse po te kishin paguar hakun qe ne fillim para disa vitesh, shqiptaret nuk do te kishin marre rruget e botes. tani le te durojne keta bythezinjte qe do tua ndryshojne shum shpejt racen ariane me origjine islamike turke -arabe.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haijlumidhllhaj

                  Ishalla i vjedhin i luaj e fene

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rroga minimale me vendim qeverie

                  Zgjidhja? Rroga minimale për privatët e caktuar nga shteti!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Problemi qe keni juve more mik eshte se kerkoni qe kapitalizmi te funksionoje me metoda komunizmi. Ajo qe dihet dhe eshte provuar nga historia personale e shume individeve eshte se atyre qe nuk ju ka thene kush puna e mbare, asnjehere nuk kane bere prokopi. Keto tipa kujtojne se duke emigruar do i zgjidhen te tera problemet sa hap e mbyll syte.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje