Investimi i Trump, turizëm luksi për të huajt, në vitet e ardhshme do të sjellë zhvendosje të vendasve
Nga Antonio Leggieri, Il Fatto Quotidiano
Sipas The Guardian, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë ndërmend të shndërrojnë ishullin e Sazanit në një destinacion të ri të turizmit ultra-luksoz.
Kemi një problem me Amerikën. Disa mund të thonë se, veçanërisht në këtë moment historik, problemet janë më shumë se një. Por unë merrem me udhëtime, ndaj do të përqendrohem te sektori im. Problemi – që e konsideroj serioz dhe, për fat të keq, pa një zgjidhje në horizont – është ky: turizmi amerikan po i rrit ndjeshëm çmimet në shumë qytete të botës.
Nuk ka nevojë të jesh ekonomist i diplomuar në Cambridge për ta kuptuar arsyen: pavarësisht inflacionit galopant që u ka cenuar fuqinë blerëse vitet e fundit, pagat e amerikanëve – sidomos të atyre që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Lindor, pra dhjetëra miliona njerëz – janë dukshëm më të larta se pagat në vendet që ata vizitojnë çdo vit.
Kjo diferencë në të ardhura krijon një efekt që mund të quhet “gentrifikim[ii] turistik”: kur turistë nga ekonomi me të ardhura më të larta, si ajo amerikane, pushtojnë destinacione të caktuara, ata janë të gatshëm të paguajnë çmime më të larta për akomodim, restorante dhe shërbime. Operatorët vendas, si pasojë, rrisin çmimet për të maksimizuar fitimet, duke e bërë përvojën të paarritshme ose më pak të përballueshme për turistët nga vende me të ardhura më të ulëta – dhe, në shumë raste, edhe për vetë banorët vendas.
Në 15 vitet e fundit kam vizituar 60 shtete dhe kam vënë re se amerikanët janë kudo. Megjithatë, ata kanë disa destinacione të preferuara: Meksikën, Karaibet (Costa Rica është kthyer në një enklavë të tyre), Japoninë, Tajlandën dhe shumë vende evropiane, përfshirë Anglinë, Spanjën, Francën dhe Italinë. Vendi ynë ndodhet në top 3 të preferencave të yankee-ve: rritjet e kostos së jetesës në qytete si Milano, Roma dhe Venecia – kjo e fundit e “monopolizuar” së fundmi nga Jeff Bezos dhe bashkëshortja – janë dëshmi e qartë. Sigurisht, jo çdo faj bie mbi turistët amerikanë dhe pagat e tyre të larta. Si gjithmonë, politika është bashkëfajtore kryesore në këtë proces të turistifikimit.
Në qytetin ku jetoj, Bologna, e majta e “kaviarit” është protagoniste e një sërë vendimesh që u kanë mbyllur derën qytetarëve të zakonshëm dhe kanë hapur portat për investitorët e pasur, të cilët synojnë ta bëjnë qytetin më tërheqës – por vetëm për ata që e vizitojnë dhe shpenzojnë për mallra dhe shërbime. Për ta thënë me një shprehje tipike amerikane: Talk left, live right.
Tani le të kthehemi tek ne. Kam frikë se, brenda pak vitesh, një tjetër destinacion – gjeografikisht shumë pranë Italisë – do të përfundojë në vorbullën e destinacioneve të mbingarkuara nga turizmi. Po flas, për ata që ende nuk e kanë kuptuar, për Shqipërinë. Zërat që qarkullonin prej kohësh mbi interesin e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner për ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, më në fund janë konfirmuar.
Sipas The Guardian, vajza e Donald Trump dhe sipërmarrësi i pasurive të paluajtshme nga New Jersey kanë ndërmend – sapo të përfundojë pastrimi i zonës nga municionet e pashpërthyera, pasi Sazani u përdor për dekada nga regjimi si zonë ushtarake – ta shndërrojnë ishullin në një “mekë” të re të turizmit ultra-luksoz. Investimi, që kap shifrën e rreth një miliard dollarëve, do t’i shtohet portofolit të pasurive të paluajtshme të çiftit që përfaqëson më qartë se kushdo turbokapitalizmin neosionist në stilin trumpian.
Kështu, ndërsa Leonardo DiCaprio ka blerë së fundmi ishullin Guafo në Kili për ta mbrojtur nga shfrytëzimi minerar dhe shpyllëzimi, Sazani është gati të rikthehet si një parajsë ekskluzive për të pasurit, ndërkohë që e gjithë Shqipëria rrezikon të shndërrohet në laboratorin e radhës të një gentrifikimi të maskuar si zhvillim turistik.
E kam thënë më parë: politika ka gjithmonë një pjesë të madhe të fajit. Sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, “Shqipërisë i duhet turizmi i luksit siç i duhet shkretëtirës uji”. Por Rama nuk e di, ose bën sikur nuk e di, se ardhja e kapitalit sjell gjithmonë me vete inflacion: në vitet e ardhshme, investimi i Trump dhe bashkëshortes së tij do të shkaktojë një zhvendosje të ngadaltë, por të pandalshme të shumë banorëve nga rrethi i Vlorës, të shtyrë drejt periferisë nga një ekonomi që favorizon vetëm ata që mund të blejnë, të ndërtojnë apo të spekulojnë.
Sipas revistës Monitor, në vitin 2024 në Shqipëri është shënuar një rritje mesatare e çmimeve të strukturave akomoduese me 25–30 për qind. Rritjet më të mëdha janë regjistruar në jug – nga Vlora, qyteti kryesor i rrethit me të njëjtin emër, deri në Ksamil e Sarandë: nëse në vitin 2023 mund të rezervoje një hotel në qendër të Vlorës me 40–50 euro nata, sot – mjafton një kërkim në Booking.com – është e vështirë të gjesh diçka nën 70–90 euro, edhe për struktura të kategorisë së mesme. Dhe nuk është aspak e rrallë që çmimet të kalojnë edhe 200 euro nata për hotele me pamje nga deti.
Dua ta theksoj, në përfundim, se amerikanët nuk janë të vetmit turistë që shkaktojnë këtë dinamikë. Gjermanët, për shembull, janë bërë indirekt përgjegjës për rritjen e madhe të çmimeve në Kroaci gjatë 10–15 viteve të fundit: shumë italianë – pasi fuqia jonë blerëse është ndjeshëm më e ulët krahasuar me atë të gjermanëve, amerikanëve, anglezëve dhe shpesh madje edhe me atë të spanjollëve e “kushërinjve” francezë – nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse ta përjashtojnë Kroacinë nga lista e destinacioneve të preferuara.
Një nga vendet e fundit pranë nesh dhe me çmime të përballueshme ishte Shqipëria. Mjafton pak kohë që dinamika e turizmit ndërkombëtar të ndjekë rrjedhën e vet, dhe pastaj – me rrogat tona modeste – nuk do të mund të shkojmë dot me pushime as te ata që deri dje i konsideronim “fqinjtë e varfër”.
Po ky kurva Italian thote qe te biem Indiane dhe Kineze qe ta bejme turizmin me te lire.
"Të varfërit" dyndeshin në sazan për plazh falas sipas këtij neo komunistit dhe tani që e mori amerika nuk do kenë më se ku të shkojnë hahaha. Një autor ziliqar dhe asgjë më shumë. Po pse fajin e kanë amerikanët dhe gjermanët që paguhen më shumë??? Ata punojnë sa dyfiishi i italianëve dhe francezëve.
O zot sa i trashë nga trutë e kokës qenke. Si nuk ke kuptuar asgjë nga shkrimi.
Jo, jo. Ky kurva Italian thote qe ti je Trap!
Si është e mundur: gjithë idiotët dhe injorantët komentojnë, nuk e dinë të varfërit që nuk kanë dy gram tru në kokë.
Nje familje me dy pune normale ben gati 200 mije dollare ne vit. Ta pret mendja.
As ne enderr nuk i shohin familjet normale 200 K ne vit.
Baba Rrahimondi me tanga:taliona buyrum m'bektosh state....do te shkoi shurra m'gju gezuar Novruzin
Opo ti lumadh. Artikulli tjeter per tjeter ti nje muhabet ke. Do te keste shqier bithen ndonje bektashi keq fare sa te kene ikur site shtrembert dhe tani te gjitha qe te shikojne site te duken si Baba Mondi. Dhe sa per dijeni re bitheshqier, Raimond eshte emer myliman sa Muhametzidis eshte emer grek.
Ky artikull është një kopje e shemtuar e artikujve në Meksikë mbi protestat e meksikaneve dhe pretendimet e tyre mbi turizmin amerikan dhe gentrification nga kjo dukuri. Por një pyetje kam une; si ndikojnë amerikanët në turizmin shqiptar kur vetë $ është ulur aq shumë, gati 800 leke per $1 dhe me çmimet gati 2 here më të larta në Shqipëri? Ky është një mashtrim i paster, kuptohet çmimet do të rriten në Shqipëri sepse vendi nuk prodhon asnjë gje, dhe me një qeveri të pangopur kjo punë veçse do të përkeqësohet. Një dhomë hoteli e thjeshtë në Shqipëri është baraz me një dhomë hoteli në Vegas. Po karburantin kush po e rrit, turistët amerikane? Po ushqimin që është dy herë me i lire ne Amerike. A e kuptoni o njerëz qe rolin kryesor në ekonomi e kjo qeveri e korruptuar deri ne palce.
Une e kuptoj o Berti, por nuk ka nje alternative bindese qe nje force tjeter politike do te jete me pak e koruptuar dhe me pak e paafte.
Sakte por shto edhe nje problem tjeter; Para pak ditesh FMN i terhoqi vemendjen qeverise dhe Bankes se Shqiperise qe te heqin dore nga manovrimet me tregun e shkembimit te monedhave. Pra sipas FMN monedhat e huaja jane ne renie te vazhdueshme ne krahasim me Lekun jo sepse paraja jone eshte vertete e forte (perdoret per te blere speca e domate ne tregun e brendshem) por sepse kembimi eshte i diktuar. Aresyeja eshte sepse here pas here BSH blen euro (te shvleftesuar nga ajo vete) per ta blere dhe perdorur me pas qeveria per pagesat e borxheve. Kjo do te thote se qeveria Rama rrjep popullin shqiptar 40% te te ardhurave ne euro per te mbajtur ne ekuiliber Borxhin Publik. Kjo "mbarevajtje" i siguron qeverise borxhe te reja, pra tendera te rinj publike dhe vjedhje nepermjet korrupsionit, skena qe i shohim cdo dite. SPAK po lufton me mullinjte e eres nderkohe qe çakalli Rama ben kerdine.
Shkrim idjot Sazani është një pikë e vogël që vetëm do të ndikoi për mirë sepse bregdeti Shqipëtar është i madh dhe ka vend për të gjithë sipas mundësive ekonomike,mos shkoni larg por shikoni Turqinë që në bregdetin e sajë ka me mijëra rezorte luksoze...
O dor, po sapo dolën llafet për Sazanin, vlonjatët i 2-fishuan çmimet e hoteleris! ( i njëjti hotel ku ndenja vjet per 35€, më tha 65 sivjet!!!( dhe veç fjetja! As mëngjes, as çadër në plazh( nuk kish as pishine që ta dish) Me Turqine mos u krahaso, se del si rruar qethur! Ne me kto çmime po ja bojm vet gropën turizmit!!! Me infrastrukture, me hapsira, me shërbim jemi 10 hapa pas fqinjëve e pjesës tjetër të Ballkanit, ama me çmime këtë vit jemi 5 hapa më lart! Shkrimi është një thirrje për reagim nga qeveria dhe një sensibilizim nga operatorët turistik!
Ngritja e cmimeve eshte fenomen i budallenjve qe nuk kane nje plan biznesi. Pergjojne njeri tjetrin se kush te spekulloje me shume deri sa ...te mbesin pa pune. Nuk eshte faj i amerikaneve as i turisteve te pasur. As besoj se ka ndonje rrezik nga investimet e tyre. Ne airbnb ka vend per te gjithe llojet e xhepave. Nje popull me mend ben nje cmim qe duhet te jape fruta ne afatgjate. Tregetaret e mençur punojne gjithe jeten.
Po more dori po , Turqia është një shëmbull që duhet ndjekur në gjithçka , sidomos për turko shqiptarët .
Or Bert trapi , une jetoj ne Amerike , dhe per sa thua qe ne Amerike cmimet jane me te lira se ne Shqiperi , qenke me te vertete trap , nje dreke dy veta shkon deri ne $ 90 plus ( tipin ) $20 shkon $110 , kurse ne Shqiperi nje dreke dyshe po te njejtat ushqime shkon $50 , nga na i nxore kete qe thua mor trap , kam shkrimet e tua disa here si perfundim ti je nje byth lepires i komunistit Non Grata .
O Birish, ti vërtet jeton andej, po ja fut trapit! Nëse ty të shkon nje drekë dyshe 110$( bashk me tipsat), dhe ktu nji drek dyshe shkon 55$bashk me tipsat! Pra ti paguan për një dreke me rrogën e 5-6orëve pune( të një page minimale), ndërsa Berti do paguaj me pagën e 3 ditëve pune( të një page minimale) E kam vizituar disa herë vend banimin tënd, dhe restorantet( normal ka dhe me çmime luksi), ishin më se të përballueshme dhe për familjet me paga jo të larta! Në Miami, meqë ra fjala, vjet e pagova 80$ hotelin( jo rreshti i par, po 50-60 m nga plazhi) me super mëngjes e me pishinë në taracë! Pa folur për karburantin dhe çmimet e ushqimeve tek Kasko ose Wallmarti! Ktu restorantet dhe pushimet po bëhen " moll e ndalume" për pjesën më të madhe të popullsisë!
Të shkerdhefsha ty bashkë me nongraden dhe Ramë kusarin. Unë nuk jam tifoz si ty o i shkerdhyer. Po c'ta ndyesh gojen me ty. Ja shiko emrin me të cilin fshihesh dhe u morrem vesh kush je.
rropt ku ti keni
Për mua ky është një shkrim Idjot apo, tendencioz
Lexo me kujdes shkrimin. Kapitali miliardash neosionist punon si tufa e ujqeve: finacimi ndertim, spekullimi (shit-ble) do te mbyse kapitalin vendas, nje nga nje. duke oftuar cmime te lakmuara per momentin ne blerjen e kompanive vendase do te marre ne kontroll te gjitha industrite dhe pastaj do te zeri per fyti qevdrine tuaj. Autori ju thote kalital i madh joshqipe konsumator amerikan,anglez. gjerman shto punettoret kryesisht aziatike=Lamtumire Shaiperi!
"Il Fatto Quotidiano" di travagliooooo!shkoni mor shkërdhata!njëlloj si me lexu gëbelsin!!
Ky si i mençëm grin sallatë. Ne jetojmë në këtë botë dhe duam sduam do i nënështrohemi ligjeve të ekonomisë tregut, për të cilën jemi angazhar me mish e shpirt si popull jo si Rama.
Kukuvajka e radhes po qan, pse pranon shqiperia investime per nje turizem elitar, dmth eshte me mire ta lesh toke te djegur te rrenuar sic e la Sali krinineli. Shqiptaret harxhojne 1.5 miliard euro per pushime jashte shtetit ne vende qe kane cmime shume me te larta se shqiperia dhe nuk perballokan cmimet ne shqiperi. Hajde hajde pacaure
nje fake smile qe fsheh babezi dhe korrupsion.....keta jane perbindesha more as ju plas per shqiperi apo shqiptare .....