80-vjetori i masakrës së Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107 viktimat

6 Korrik 2023, 20:07Sociale TEMA

80-vjetori i masakrës së Borovës, ambasadori gjerman kërkon

Ambasadori gjerman Peter Zingraf mori pjesë të enjten në ceremoninë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të masakrës së Borovës. 

Asokohe, më 6 korrik 1943, ushtarët gjermanë vranë mizorisht 107 njerëz të pafajshëm, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, si hakmarrje për një sulm partizan që kishte ndodhur pak më parë.

“Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës”, tha Zingraf.

Sipas tij, është e drejtë dhe e nevojshme që të përkujtohen ngjarje të tilla të tmerrshme, sepse viktimat kanë të drejtë të kujtohen.

“Kujtimi i tiranisë nacionalsocialiste dhe katastrofës që ajo solli në botë dhe mbi vetë Gjermaninë është një kujtesë e rëndësishme për ne. 

Paqja nuk mund të merret si e mirëqenë, përpjekjet aktive drejt pajtimit dhe mirëkuptimit janë baza për të ardhmen tonë paqësore dhe demokratike. 

Përpjekja për pajtim dhe tejkalimi i armiqësive të supozuara historike janë gjithashtu shumë të rëndësishme këtu në rajon, brenda të ashtuquajturave vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një të ardhme rajonale të qëndrueshme dhe paqësore. 

Përkujtimi i kapitujve të tmerrshëm të së kaluarës, siç po bëjmë së bashku sot, dhe ndërtimi i institucioneve që hedhin vështrimin përpara, shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën”, tha ai.

12 Komente

  1. J
    Janina

    Po greku di kerkoj ndonjehere falje per gjenocidin Zervist?! Apo pervec kafsherise dhe historise fallso me kostumet dhe trojet e te tjereve, nuk kane ndonje lidhje me qyteterimin?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellazgu

      Po camet do kerkojne falje per masakrat e grekve, ne masakrat kunder cameve ortodoks ne paramithia dhe gjetke? Zervas ishte çam vet, me origjine nga Suli, lindur ne Patra dhe mori hak per camet ortodoks dhe spastroj krahinen e tij nga tradhtaret kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Po mendoja te njejten gje. Me sa duket do rrosh me shume se une. Dyshoj se shteti fashist grek do kerkoje ndonjehere falje per ato mijera femije, pleq, plaka, burra e gra te masakruar e te perzene nga trojet e tyre prej falangave te kriminelit Napolon Zerva me shtysen e shtetit grek, qe edhe sot nuk ju njeh familjeve came te drejten e pronave te konfiskuara padrejtesisht. Me qesharake eshte se "shqetesohen" per te drejtat e Minoritetit grek ne Shqiperi, kur ne vendin e tyre as qe e njohin minoritetin alvanitas, qe ju dha lirine.

        Përgjigjjuni
      2. I
        Ilirjan

        Serbet...kur do te vije dita ta bejne nje gjest te tille?

        Përgjigjjuni
        1. A
          A.G.

          Nuk e kuptoj, përse kërkon falje zoti Ambasador? Unë kam dëgjuar në televizor që gjermanët erdhën të na bashkonin me Kosovën dhe Çamërinë dhe të na shpëtonin nga sllavo-komunistët. Le që, siç e ka dëshmuar edhe Blendi Fevziu me dokumente arkivash, ishin partizanët që u ranë më qafë gjermanëve. Madje, një shkrimtar i madh yni, ka bërë edhe një dramë ku tregon qartë që të sulmosh mikun që të vjen në shtëpi është shkelje e rëndë kanunore. Ndonjë sllavo-komunist mund të thotë që "miku" nuk hyn në kullë sikur po shkon në shtëpi publike, por duhet të therrasë të zotin dhe ky i prin brenda. Nuk të shtrohet në sofër me armë në brez. Aq më pak të japë urdhra e të vrasë kë t'i vijë për mbarë, po këto janë detaje që vetëm sllavo-komunistët si të pabesë që janë mund t'i thonë. Prandaj, ju kërkojmë NEVE falje z.Ambasador, që premë në besë ushtarët nazistë që erdhën të na çlironin dhe u ramë pas shpine. Po tani kemi zënë mend. Tani nuk vrasim asnjë ushtar të huaj, vetëm njëri-tjetrin. Sot Shqipëria jone është e Zotit, e mikut dhe e kujtdo që paguan.... madje edhe pa paguar nuk del pa gjë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Nuk paske mesuar gje nga historia. Ne u pushtuam nga gjermanet, nuk erdhen te na shpetonin. Meqe erdhen aty, qeveria e cila ishte ne pushtet mbasi nuk u shpalli lufte u be bashkepuntore, por jo populli. As Italia dhe as Gjermania nuk e mundesuan bashkimin, sepse lufta e tyre ishte pushtuese dhe si e tille deshtoi, ashtu si ne luften e pare boterore. Duhet te jemi krenare qe kishim edhe anen tjeter te partizaneve, sepse ndryshe mbas mbarimit te luftes perseri u diskutua qe ajo Shqiperi qe kishte mbetur te ndaj perseri, pikerisht nga kolaboracionistet, packa qe u be masakra gjithandej, sidomos ne jug. Nuk behej dot bashkimi i ketyre zonave pa koncensusin e te gjithe aktorve nderkombetare, ashtu sic ndodhi me vone me Kosoven.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Umor Isti

              Aron, A.G. po perdor sarkazmen.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Umor Isti

                Aron, A.G. po perdor sarkazmen.

                Përgjigjjuni
              2. R
                Remo

                A.G, po eshte e vertete. Ata kishin ardhur t'na bashkonin me Rajhun e trete, po ja qe atij gjermanit te pare qe shkeli andej, i doli perpara jot'eme, ai beri gjestin fisnik, e shaloi rende, dikush e pa dhe ate gjerman e vrane. Si hakmarrje Gjermoni "harroi" pse kishte ardhur( imagjino, L2B, per kete nisi, per Shqiperine e madhe) dhe filloi masakrat. Pas 90-es, ke marre vesh kush ishte babai jot e keshtu ata qe luftuan per clirimin e atdheut, te duken sllavo-komuniste! Ka perse kerkon falje ai o shkerdhate ka, jane vrare gra dhe femije te pafajshem , s'jane shkerdhier si te tuat. S'mbarojne kopilat ne ato ane jo, shume sì ti, edhe turkut i thone babe!

                Përgjigjjuni
              3. P
                Patrioti

                Bla bla bla pa asnje vlere , sinqerisht po e them pa as me te voglen vlere fjalet e ambasdorit gjerman …… Dhate gje demshperblim per demet qe keni bere ???? Sigurisht qe JO ….atehere ????? Fjale ngushellimi ??? Flm nuk i duam ……..hape portofolin ti si shtet gjerman dhe demshperble familjet dhe te afermit e sotem , bile jo vetem ata por edhe Shtetin tone , dhe atij i bet dem gjigant , per shume shtete qe demtuat , u keni mare firmat dhe deklarimet se : Ne si shtet gjerman nuk mundemi tju demshperblejme , nje nga ato shtete eshte dhe Greqia , dhe si Greqia plot , pasi borxhi qe moret nga bankat perendimore dhe ato amerikane per rindertimin e Gjermanise se pas lufte ishte gjigant dhe i pa respektushem sipas kushteve te bankave , dhe rate dakort qe midis shteteve te kete nje lloj renie dakord dypaleshe per mos dhenie demshperblimi , si pasoje e “ pamundur te japim “ …..deri ketu dakort , keni firmat e shume qeverive ……pe me ne ?? Me ne cbehet ?? Me cte drejte nuk demshperbleni ?? Ku dihet nga te gjithe qe askush nuk ka hedhur firme qe ne si shtet terhiqemi nga demshperbimi nga shteti Gjerman …….Zoterin gjerman , mos u fshihni pas gishtit tuaj dhe nga demshperblimi qe dha Gjermania Lindore por ju cduhet te beni …….lerini lulet dhe inagurimet dhe perkujtimet , fu5ni doren ne xhep dhe demshperbleni popujt qe ju renuat …..fjalete medha gjasme te sinqerta sot nuk pin uje ……

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1005

                  Gjermaneve tua kemi per nder vetem nje gje pozitive ne Shqiperi , qe ne si Komb duhet tua dim per nder te madh ….. Gjate vizites se Goebbels ne Athine , kuislinget helene rane dakort tu jepnin borxh nga Banka e tyre Kombetare hitlerianeve ….. dhe aty ia kerkuan zyrtarisht Goebbelsit qe te nderhinte te Fyreri per anaksim te jugut te Shqiperise , te ashtu quajturin nga ata Vorio Epiri……. Goebbels nuk u dha as me te voglen shpres , duke u thene nje Nain gjigante ……nuk e di se nga e kishin rjedhojen , vec ata ishin kundra nderimit te kufijve ne pergjithesi ……..keto fakte jane dokumenta teper te sigurta te Qeverise Helene …..plani qe ata kishin per aneksim te Vorio Epirit nepermjet hitlerianeve nuk pati rezultat dhe deshtoi …..vet Hitleri nuk ishte dakort ……komenti im eshte mare nga botimet e gazetave te hershme helene te asaj kohe …dhe nga emisioni i tv helen “Mekanizmi i kohes “ tung

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari jo dicidal

                    Nuk e di se si e komentojne ish- ballistet e zogistet,apo bijte e tyre , historiani Butka, apo ai historiani i i lindur pas viteve 1990-te , Krapsi, ne mos gabofsha , qe del e ligjiron sikur ka qene deshmitar okula. Falje ka kerkuar edhe me pare Gjermania nepermjet ambasadoreve. Kjo eshte shenje emire ,;por jo vetem per masakren e Boroves ,por per tere masakrat e bera ne Shqiperi. Po permend ketu vrasjen e 26 burrave ne Velushe te Skraparit,edhe pse nuk u priten me pushke. Sa per ata qe thone se " Gjermani kishte rrugen e terheqjes ' duhet ta mbulin sqepin. Po ashtu edhe ata qe thone se balli nuk bashkpunoi me gjermanin. Po si i thone : " I zoti i jep,tellali s'e jep"

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje