9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës! Begaj: Qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj, të ndihmojnë njëri-tjetrin

5 Shtator 2025, 08:20Sociale TEMA
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës! Begaj:

Republikës Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj.

Presidenti Begaj vlerëson veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.

“Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë”, shkroi ndër të tjera Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj.

“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë.

Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve.

Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon.

Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”  – shkroi Presidenti.

1 Komente

  1. k
    k

    Ky eshte si H.Lleshi gjate diktaturës ,që nuk e pjerdh askush.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje