“22% e të rinjve në Shqipëri të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë, të dhënat bëhen të ditur nga INSTAT. Për sociologët kjo lidhet me dy faktorë”, thotë gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.
“Një në katër të rinj, njëri nuk është as në punë, as në shkollë. Ku është? Po të jetë në vendin tonë, ne nuk jemi ende larg kulturës e të mos qenurit në shkollë, sepse moshës të cilës ne i referohemi kemi një arsim dhe familjet shqiptare janë ende shumë të impenjuara drejt edukimit të të rinjve. Justifikimi më i mirë është ai i të qenurit jashtë vendit. Kemi një dekurajim për tregun e punës, klasiken e asaj që është vend pune dhe post pune. Të rinjtë janë të nxitur ose të drejtuar drejt një modeli të një paraje të fituar shpejt dhe mënyrat e reja të fitimit të parasë lidhen me teknologjinë”, tha sociologia Eris Dhamo.
“Më i theksuar ky raport gjinor është tek femrat dhe sipas sociologëve kjo lidhet me kujdesin në familje.”
“Nëse kemi nevojë për kujdes në familje, vëmendje ndaj nevojave të anëtarëve të tjerë në familje, janë pikërisht vajzat ato që nuk nxiten ose nuk drejtohen drejt tregut të punës, por janë kryesisht drejt familjes.”
Duke analizuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional, sipas INSTAT vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat. Më konkretisht, 56% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 34,0%.
Cer thu mer k@r me syze,pse nuk thu qe shoqnia jone eshte nje bourdhelo islamikesh,ku jetohet akoma ne tufza,femrat apo grate shikohen si sherbyese pa merokamato,pa shkolle,pa te drejte fjale e jete,si kafshe stalle. Nje dite pas marteses me Hasonin femra humb lirine e fjales,personalitetin,te drejten e bashkevendosjes(me Hasonin,ai ben ligjin),humb vite nga rinia e saj. Pas pjelljes se 4 a 5 gyzeleve fillojne reniet e para te dhembeve,per dhemballe as qe behet fjale....ki eshte rrealiteti.
Fatkeqesi qe njerezit ne Shqiperi nuk duan te punojne,rrjedhimisht kerkesa per krah pune nga jashte sic shprehen ato qe kerlojne puntor eshte emergjente.Kan te drejte.Shqiperis ka pak apo aspak puntor te kualifikuar ne zanate te ndryshme.Nuk shkohet me me rrena,qe te jetosh e te krijosh nje mireqenie sado te vogel duhet pune.Pasurimi i shpejt te "hap dyert e burgjeve"