Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton një sistem arsimor të avancuar

3 Shtator 2025, 09:00Sociale TEMA
Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton një sistem

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në eventin “Digital Learning Week 2025” që po zhvillohet në selinë e UNESCO-s në Paris. 

Gjatë tryezës së ministrave, në kuadër të këtij eventi, Manastirliu prezantoi avancimet që Shqipëria ka bërë, përfshirë laboratorët inteligjentë në shkolla, futjen e kodimit që nga klasa e parë, përmirësimin e kurrikulës së ICT dhe integrimin për herë të parë të nocioneve të inteligjencës artificiale, si dhe programet e trajnimit për mësuesit. 

Në fjalën e saj, ajo theksoi progresin e Shqipërisë në integrimin e teknologjisë dhe IA-së brenda sistemit arsimor. 

“Me këto hapa konkretë, Shqipëria po ecën krah për krah me vendet e tjera për të ndërtuar një të ardhme arsimore më të avancuar dhe të barabartë për të gjithë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.”

Gjithashtu ajo vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e Agjendës Digjitale për Arsimin 2030, e cila synon krijimin e një sistemi ku çdo nxënës zotëron aftësi digjitale dhe çdo mësues është i pajisur me metoda bashkëkohore mësimdhënieje. 

2 Komente

  1. D
    Deputete e bija botës!

    Urdhëro si the??? Epo thoni pastaj që nuk tallet kjo! Komplet propagandë nga idiote.

    Përgjigjjuni
    1. l
      like-isti

      Futja pordhes gri sallat sa te shkoje dhe ky mandat!!!!! Po cfare thone ata qe po arsimohen ne Shqiperi si dhe prinderit e femijeve te vegjel qe j jane ne shkolle fillore ose me lart? Punen , si kudo edhe ne arsim, e matin me "like"" neper rrjetet siciale per kreret e digastwreve e te qeverise. Provijeni te mos beni like per "bemat" e shefave, pa e shikoni p.s.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje