TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë

1 Shtator 2025, 13:34Sociale TEMA
TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka sjellë 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë që nga fillimi i operimit tregëtar. Kjo arritje e rëndësishme demonstron rolin e TAP në sigurimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror nga një burim i  besueshëm dhe i diversifikuar, duke rritur konkurrencën dhe duke kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit në të gjithë Evropën Juglindore.

TAP, si segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, sjell gaz natyror nga Azerbajxhani në tregjet evropiane. Që prej fillimit të operimit tregëtar në fund të vitit 2020, TAP ka transportuar:

·       Mbi 41.7 bcm në Itali

·       Më shumë se 4.8 bcm në Greqi

·       Mbi 3.2 bcm në Bullgari

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP-it, komentoi: "Arritja e 50 bcm është më shumë se një moment historik, është një demonstrim i qartë i rolit strategjik të TAP në forcimin e sigurisë energjetike të Evropës dhe mbështetjen e objektivave lidhur me ndryshimet klimatike. Duke sjellë gaz në mënyrë të sigurt dhe të besueshme nga një burim i ri dhe një rrugë e re, TAP ka ndihmuar në diversifikimin e burimeve të energjisë së Evropës Juglindore dhe në zvogëlimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile më të rënda, duke përparuar gjithashtu përgjatë një rruge dekarbonizimi për operimin tonë.

Me shikimin drejt së ardhmes, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë më tej në këto objektiva. Në fakt, niveli i parë i zgjerimit të kapacitetit të TAP, i cili do të shtojë 1.2 bcm kapacitet afatgjatë në vit nga fillimi i vitit 2026,  tashmë është duke u zhvilluar dhe do të na mundësojë të bëjmë akoma më shumë. Kjo mund të hapë rrugën për zgjerime të mëtejshme të kapaciteteve përmes Testimeve të Tregut, në varësi të kërkesës dhe zhvillimeve të mjedisit energjetik në Evropë."

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: "TAP ka transportuar flukse të pandërprera gazi për më shumë se katër vite e gjysmë, duke ofruar shërbime të besueshme për klientët tanë,  transportuesit e gazit. Që nga fillimi i vitit 2022, për të adresuar kërkesat në rritje të Evropës për gaz natyror, TAP arriti të shfrytëzojë kushtet e funksionimit të asetit dhe të zhvillojë produkte komerciale që na mundësuan të transportojmë vëllime përtej kapacitetit nominal të gazsjellësit. Kjo forcoi sigurinë energjetike të Evropës dhe më pas forcoi rolet e vendeve pritëse si qendra rajonale të energjisë. Ndërsa Testimi i Tregut 2023 është në përfundim e sipër dhe Testimi i Tregut 2025 sapo ka filluar, ne jemi të gatshëm t'i përgjigjemi kërkesës së tregut duke mundësuar zgjerime të mëtejshme të kapacitetit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin Azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve. TAP është tashmë i lidhur me Interkonektorin Greqi Bullgari (IGB), i cili filloi operimin tregtar në tetor 2022, duke furnizuar Bullgarinë me gaz nga Kaspiku, duke rritur kështu sigurinë e furnizimeve me energji në një vend tjetër evropian. Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumëfishta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

8 Komente

  1. T
    Teo

    Po Shqiperia cfare fiton?

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeqinea

      Për TAP-in: I dëgjuam intervistat me ideatorët e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), të cilët janë specialistë Shqiptar që punojnë me projekte të BE dhe na bënë ne këtë dhuratë, që ky magjistral të kaloj nëpër Shqipëri dhe nëpër Detin Adriatik të shkoj në Itali. Shqipëria nuk është anëtare e BE, prandaj duhet të kishte benefite, siҫ janë tranzit fee, dalje gazi dhe merr sasi gazi, por vendi ynë nuk po përfiton asgjë. Ata ishin të kënaqur me gadishmërinë që kishit treguar ju dhe z. Pajtim Bello për këtë bashkëpunim. Këtu s’ka shumë vend për entuziazëm sepse thjeshtë ju përcollët projektin e tyre tek eprorët tuaj. Kjo i përkiste institucionit tuaj, por detyra juaj nuk duhet të mbaronte me kaq. Ju duhet ta ndiqnit atë deri në finale, që ishin negociatat për benefitet që do të merrte Shqipëria, sepse nëpër teritorin e saj do kolonte një tubacion gazi i fuqishëm mbi 200 km i gjatë. Mirëpo grupit mafioz, ministri E. Haxhinasto dhe shefi tij Ilir Meta, nuk i pranuan ideatorët për diskutimin e benefiteve, por bashkë me kompaninë e gazit i përjashtuan ata dhe futën në lojë SHKUESIN e tyre të korruptuar, i cili ja hoqi ato Shqipërisë dhe i ndan bashkë midis tyre dhe me kompaninë e gazit ato benifite, kurse Shqipëria përfundoi viktimë, e vjedhur. Bisedimet për këtë projekt janë të herëshme qysh me Qeverinë Nano, por miratimi i tij me benefitet u bë nga qeveria Berisha-Meta, pak ditë para zgjedhjeve të 2013-tës, ku fitoi PS dhe projekti nuk kishte filluar akoma nga zbatimi. Prandaj ju z. Dhima, si i dashuri i të dy partive, duhet të insistonit që negociatorët të mos ndryshoheshin deri në fund ose të paktën të informoje shefin tënd të ri për këtë situatë. Shqipëria humbi benefitet, që me siguri i përfitojnë balozët e korrupsionit, Berisha-Meta-Nasto-SHKUESI, të cilët mund të fshihen si “aksioner” pas kompanisë TAP. Kjo është miopi profesionale ose servilizëm ose . . . ! Ju në intervistë deklaruat se . . . “Ne kemi përfitime kolosale nga TAP-i” . . . , por më tej ato qënkan reduktuar vetëm me blerjen e tokës . . . “tokën ai e ka paguar me flori . . . ҫdo fshatar ka marr lekët për tokën që ka marrë TAP-i dhe ҫdo komunë dhe ҫdo bashki në atë kohë ka marr lekët për tokën publike që është vënë në përdorim të TAP-it” . . . , kompania ka blerë tokën ku kalon tubacioni privatëve apo shtetit me flori. Jo, këto nuk janë benefite, këtu përfitojnë qiranë ose parat e shitjes pronarët e tokës, por jo shteti, as ekonomia, kurse po të kishte benefite ato sipas ideatorëve të projektit ishin miliona Euro në buxhetin e shtetit, do kishte dy dalje gazi nga magjistrali dhe sot gazi do ishte në përdorim gjërësisht në ekonomi apo për përdorim familiar. Këto benefite do ishin më të mëdha në të ardhmen, sepse sasia e gazit do të dyfishohet. Lidhur me këto benefite k/ministri Rama kur mori pushtetin bëri një propagandë të madhe për përfitimet nga projekti TAP, por shumë më vonë, kur e pa se në kontratë nuk kishte gjë, për të ri-negociuar me kompaninë e gazit dërgoi simbolin e korrupsionit Damian Gjiknuri, por ky s`e kishte hapur fare këtë problem sepse negociatat sipas tij ishin mbyllur. Mos vallë ky futi vehten e tij në grupin e aksionerëve?! - ka shumë mundësi. Prandaj z. Dhima deklarata juaj ishte një mashtrim - se gjoja Shqipëria merr benefite, por përfitimi nga TAP-i ishte se u hapën vetëm ca vende pune për roje tubacioni.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Shqiperija dhe shqiptaret fitojne Noc Rrokun e Saliut e te Rames . Edhe Zogu vidhte ndihmat qe i vinin Shqiperise nga Organizata e Kombeve .Por vjedhje kaq hapur ,ne sy te Bankes Boterore ,si kjo me Shqiperine ,s'ka bere vaki . TAP per mua eshte kompani kriminelersh dhe hajdutesh . Te gjithe ,shtetet ,ku kalon tubi ,marrin shperblimin .Ne rrjepacaket shqiptare ulim koken si Bufi me syze te kuqe . Ptu.............. Dumani dhe Drejtesija shqiptare me keq se bufi i kenetes .Mbushin breket te hapet procesi gjyqesor. Pse Shqiperija nuk fiton as nje cantin ? U shk... o te degjeneruar me prejardhje bastarde, produkt i spermave shume kombeshe .

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kris

        Mire eshte qe Tap te shtrije dhe nje tuba ion tjeter ne shqiperi per te furnizuar Europen.Toka si gjithmone ti jepet falas.Shtepia e shqiptarit shtepia e Azereve

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ringjallja pellazge

          Pjeshken e hunderrkes, cargites dhe sypeshkapulen.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhambazi

            Thjesht karrin si gjithmone ,rruge per te kaluar tubat ,rropt ku ti kene brekushes dhe sali kriminelit

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bobi

              I vetmi fitim qe ka shqiperia nga Tapi jane 100 te punesuare dhe azgje tjeter. Ne te gjitha vendet qe kalon Tap eshte ber kontrata qe mbase 35 vitesh kur ti mbaroje afati tubat e hekurit nga toka ti heqin Tap. Kurse ne shqiperin tone ase kete nuk e bene qenet e pangopur politikane, Tap do na helmojne me breza token dhe detin se ato tubat e hekurit do treten ne shqiperi.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigrant

                Vetem per kete marveshja politika shqiptare dhe ata qe hyne ne bisedime e kan hak burgimin e per jetshem per shitje te interesave kombetare te huajve Por dhe tiu sekuestrohet pasuria deri ne brezin e tret

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje