VIDEO/ Ligji kuptohet më mirë në Jug? Historiani Dorian Koçi për paradoksin e Ali Pashës

31 Gusht 2025, 15:35Sociale TEMA
VIDEO/ Ligji kuptohet më mirë në Jug? Historiani Dorian

I ftuar në episodin e 33-të të Apostrof Podcast, historiani Dorian Koçi ka komentuar rreth paradoksit të figurës së Ali Pashë Tepelenës, i cili nga një periudhë e hershme e lidhur me banditizmin, arriti të bëhej sundimtar i fuqishëm i Pashallëkut të Janinës dhe një zbatues i rreptë i ligjit të administratës sëtij.

Duke iu referuar një shprehjeje të Mit’hat Frashërit, Koçi thotë: “Arsyeja pse sot ligji kuptohet më mirë në Shqipërinë e Jugut, sesa në Shqipërinë e Veriut apo në Gegëri, është pikërisht sundimi i Ali Pashës. Pra, ai njeri i cili erdhi nga një zonë gri, u mundua që të qartësojë dhe të bëjë zona krejt të pastra të ushtrimit të administratës së ligjit të vet.”

Sipas Koçit, ky është një shembull se si Ali Pasha, megjithëse i dalë nga realitete të pasigurta dhe të dhunshme, u përpoq të vendoste rregulla të qarta administrative në territoret që sundonte, duke lënë një trashëgimi që ende ngjall debate.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast me Dorian Koçin: Ali Pashë Tepelena: Fëmijëria e panjohur, pushteti & rënia | Dorian Koçi | Apostrof #33

4 Komente

  1. D
    Drini

    Ky shpjegim nuk eshte bindes fare. Ka arsye te shumta qe lidhen me traditen, kulturen qyteterimin, organizmin etj Ligji me mire zbatohet ne Shqiperine e mesme Tirane, Dures Elbasan dhe, Myzeqe (Lushnje Berat Fier)

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Ligji kuptohet mirë atje ku zbatohet. Zbatohet atje ku kontrollohet. Kontrollohet atje ku të lejojnë edhe kushtet gjeografike dhe jugu i Shqipërisë është ku e ku më i hapur gjeografikisht se veri-lindja e Shqipërisë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sio.....

        Zoti historian, Po komentoj ketu ne lidhje me podkastin tuaj... Po te kishe gerrmuar dhe ca, ata tregtaret, ma do mendja, nuk kanë qene greke apo turq por cifute, te cilet si meshiheshin pas te tjereve sikunder sot psh: Sarkozy thotë jam francez me origjine hungareze kur ne fakt eshte cifut Hungarie dhe punon per Izraelin, sikurse Moscovici qe thotë se jam francez mer origjine rumune kur eshte cifut rumun dhe punon per Izraelin, e plot raste te tjera... Z. Baze, ma nxirrni komentin...

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          E ka per ligjin apo per pushtetin se jane dy gjera te ndryeshme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje