Gjatë prezantimit të krijimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër zyrtarët përgjegjës të qytetit të Vlorës për mënyrën e menaxhimit të Ujesjellësit.
Sipas tij, borxhet e akumuluara nga ndërmarrjet në rang vendi, që i cilësoi si "çeta", arritën në 13.6 miliardë euro në vitin 2020.
“Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi.
Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.
Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale.
Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi.
Njerëzit nuk pinë decentralizim në rubitet, por ujë. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim”, tha Rama./ TemA (S.P)
13.6 miliardë euro borxhe?! Kjo tregon që ata që janë në krye të këtyre punëve janë të paaftë apo duan të pasurohen për vete. Duheshin pushuar të gjithë nga puna, pa pasur të drejtë të punojnë përsëri në shtet.
Hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa e gjithe Shqiperia po ta shesesh nuk ben 13,6 miliard euro. Ky SulltanPiktori nuk e ka idene e numrave. Vetem borxhi i Ujesjellsit te Vlores na qenka 13,6 miliard Euro!!!!!Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Kontrolloni sa drejtore te ujesjellesve kane hotele. Kuptohet qarte qe termi "dredhje zinxhiri" eshte eufemizem.