A kanë pasoja serioze në shëndet pickimet e mushkonjave?

5 Korrik 2022, 20:14Sociale TEMA

A kanë pasoja serioze në shëndet pickimet e mushkonjave?

Një ndër problemet me të cilat po hasen pushuesit në disa vende të Shqipërisë janë mushkonjat.

Të nisur për plazh pushuesit dhe qytetarët janë shqetësuar nga mundësia e infektimit nga mushkonjat.

A kanë pasoja serioze në shëndet pickimet e mushkonjave?

Mjeku Ilir Alimehmeti gjatë një interviste për Ora News se pickimet janë bezdisëse. Sakaq ai u shpreh se nuk kemi një problem të vërtëtë sëmundjesh që transmetohen nga mushkonjat në Europë.

Ilir Alimehmeti: Shumica dërrmuese e këture pickimeve janë bezdisës. Fatmirësisht shumica dërrmuese e sëmundjeve që transmetohen nga mushkonjat janë klasike të vendeve tropikale. Europa ka qenë shumë vite më parë për malarjan. Është një sëmundje që vret rreth 400 mijë veta në vit. 

Për shkak të një serë kushtesh ekonomike sociale të përmirësuara në të gjithë Europën malaria është zhdukur nga Europa. Nuk kemi një problem të vërtëtë sëmundjesh që transmetohen nga mushkonjat në Europë. Ka pasur rrallë ndonjë vatër në disa vite të caktuara. Janë disa specie të veçanta të mushkonjave që transmetojnë sëmundje.  

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Ka raste në dy të natës bënë te veshi bzzzzz.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taras Bulba

      Mos i besoni ketij mjekut ,e pame gjate pandemise ,gjithmone ishte kundra kolegeve ,e mbante veten te zgjuar ,por kure e pashe ne nje takim ne krah te Non Grata ,paska bere cfare i ka dhene urdher ish mjeku Non Grata ,edhe ti po funderine je or Alimemet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje