Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil.

30 Qershor 2025, 14:21Sociale TEMA

Zëri ikonik, këngëtarja sa legjendare aq edhe moderne, e muzikës greke, Anna Vissi, që vazhdon të jetë on top në tregun muzikor, për më shumë se katër dekada, do të zbresë më 19 korrik në skenën verore në Arameras, Ksamil, për të hapur sezonin e “Arameras sound”, një sërë koncertesh që do të organizohen gjatë netëve të nxehta pranë zhurmës së dallgëve të detit e freskisë që ofron gjiri magjik i Aramerasit, në Ksamil. 

“Se periptosi pou”, “Psihedelia”, “Treno”, “Dodeka”, “Ola ta lefta”, “Kai eho tosa na thimame”, “Horis to moro mou” do të jenë këngët me të cilat Anna Vissi do të ndezi natën e saj në Arameras, për pushuesit shqiptarë e padiskutim dhe për turistët e huaj që po e frekuentojnë çdo vit e më shumë Sarandën, Ksamilin dhe plazhin unik të Aramerasit.

Ky koncert vjen si produkt i “Vita Production” (që do të fokusohet në realizimin e projekteve të këtij lloji në Shqipëri), krijuar nga një prej producenteve më të suksesshme në Shqipëri, Holta Dulaku e cila ka realizuar produksione të mëdha televizive, si patenta ndërkombëtare si “Dancing with the Stars”, “The Farm”, “Tu si que vales”, si dhe muzikale si “Romeo & Zhulieta” apo dhe “Notredam De Paris”.

Biletat për koncertin e Anna Vissit, mund t’i gjeni në kookooli.com ose në të gjitha dyqanet e Tring, kudo nëpër Shqipëri.

Mos e humbisni natën, ku do të mund të shijoni Anna Vissin, ikonën jo vetëm të muzikës greke por edhe të stilit unik që e mban ende të suksesshme në tregun muzikor, edhe përtej Greqisë.

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil.

 

5 Komente

  1. L
    Leon

    Ana Visi ????????????????????????♥️????????, eshte nje kengetare qe gjithmone i ka ndihmuar emigrantet Shqiptar ne cdo aspekt Thank you Ana♥️????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. U
      Undifened

      Ka i tufe kengeraresh perendimi....mjaft me kto sorra anadollake..qe vetem minoritaret e jevgjit i degjojn...tek tut ndonje katundare shqiptare qe sillet si,,,,pordha neper breke,,,,ne ate bordello.......

      Përgjigjjuni
      1. Është ulur racizmi këmbëkryq në Shqipëri

        Kurse ju qytetarët dëgjoni stresin, noyzi, dhe Tallava muzik gabelësh

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ringjallja pellazge

          Boll më me buçat turko mongole. Ftoni kengetaret arvanitas. Ngjallni muziken e lashte arvanitase, mbrekullin qe duan ta zhdukin turko mongolet qe u pagezuan "grek"

          Përgjigjjuni
      2. S
        Schopenhauer

        Qipriotja, Anna Vissi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje