Regjisori dhe autori Pëllumb Kulla tha në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se blerja e diplomave është një prej krimeve më të mëdha që është bërë në Shqipëri.
“Është një nga krimet më të mëdha që është bërë në këtë vend. Sepse ata që kanë blerë këto diploma, bëhen shefa, bëhen drejtorë, ministra, Presidentë ndoshta, është shumë e rëndë, një krim i padënuar”, tha ai.
Po ashtu Kulla vuri në dukje se Shqipëria është shumë mbrapa në mbrojtjen e pronësisë intelektuale:
“Aty jemi mbrapa shumë. Aty jemi kaq mbrapa sa unë mendoj se autorët këtu, prona intelektuale s’ruhet, s’janë mekanizmat për ta çuar deri në fund mbrojtjen”.
I pyetur nga moderatori Mustafa Nano mbi alibinë e atyre që pretendojnë se kushdo që të ishte në pushtet në Shqipëri do kishte abuzime dhe arbitraritete, Kulla shprehet:
“Alibia vjen nga opinionistë të ndryshëm, prapa thënieve të tyre ka interesa, dhe ata ruajnë këtë anësi. Mendoj që një shoqëri më e emancipuar, më e drejtë, më e hapur, mund ta bënte më mirë të kundërtën e famshme”.
Edhe per 30 vitet e ardhshme shqiperia do drejtohet nga injorante medioker,hajdute identiteti,te korruptuar,sepse vetem ata kishin para te blinin 3-4 diplloma dhe tani shiten si intelektuale.
Na mungon mendimi yt Pellumb. Je i mrekullueshem...
O Pëllumb. Në Shqipëri kanë ngjarë aq shumë krime gjatë këtyre 35 viteve, saqë mund të krahasohen me malin e Dajtit. Krime plot gjatë 45 viteve diktaturë. Krime plot gjatë 35 viteve shkërdhatokraci. Nga ta kapësh më parë! Jemi komb i pazhvilluar or tej, me shumë njerëz të këqinj dhe negativë. U vu re që në kohën e komunizmit dhe vazhdon edhe sot.
O PELLUMB U SHPREHJE TE MUCI PO MUCI E KA BLERE VETE DIPLLOMEN TE HENRI CILI
Shqipria esht vendi qe ka 100 mij tituj profesor dhe 250 mij kandidat shkencash , shum prej ktyre punojn kamariera , te ter flasin me gabime ortografike , matematiken se njofin fare as historin e gjeografin , te thyn ne mes ne tiktok e snapçat , kta jan intelektualet shqiptar sot , nje gje e bejn perfekt kur kopjojn te tjeret ne xhdo gje .