FOTO/ ‘’URF promovon trashëgiminë kulturore përmes pikturës dhe fotografisë’’

28 Qershor 2025, 19:38Sociale TEMA

 
 FOTO/ ‘’URF promovon trashëgiminë kulturore përmes
Kur talenti, e pasioni për artin bashkohet me trashëgiminë kulturore rrënjët flasin e dalin në pah në formën më të bukur të mundshme. Ky bashkim merr një tjetër vlerë për turizmin kulturor, sidomos kur janë vetë të rinjtë që promovojnë të kaluarën, traditën përmes artit e vlerave kulturore të trashëguara ndër breza e për të cilën ne kemi shumë se me se të krenohemi.
 
United Rights Foundation në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i bëri të dukshme dhe i dha jetë këtyre vlerave duke realizuar në datat 25 dhe 26 Qershor 2025 dy evente artistike në kuadër të projektit: ‘’Art dhe Trashëgimi kulturore në Tiranë’’ dedikuar përkatësisht pikturës dhe fotografisë lidhur me përcimin e mesazheve të rëndësishme mbi promovimin e  trashëgiminë kulturore.
Secili prej tyre u konceptua në formën e një konkursi të hapur që përfshiu të rinjtë ku përmes këtij aktiviteti artistik ata shprehën edhe qasjen e tyre duke e parë trashëgiminë kulturore si një pasuri kombëtare  e pasaportë të rëndësishme për turizmin kulturor e atë historik në nivel ndërkombëtar.
Këto dy evente u zhvilluan në Qendrën: ‘’Reja’’jo pa qëllim, por për të patur mundësinë e një ekspozeje të hapur dhe që mirëpriti si vizitorë të rastësishëm qytetarë të Tiranës, e sidomos ngjalli kureshtjen e turistëve të shumtë të huaj, ku interesi i vecantë i tyre, i ridimensionoi këto netë artistike. Këto dy ekspozita të hapura u shoqëruan me tingujt magjik të violinës nga dy artiste të reja e të afirmuara duke zgjuar përmes notave muzikore dhe  ekspozimit të pikturave e fotografive ndjeshmërinë mbi nostalgjinë për të shkuarën, por edhe perspektivën e  të ardhmes të cilat gërshetoheshin me shumë delikatesë në punimet e të rinjve.
Arti në këto dy mbrëmje u bë njësh me lirshmërinë që ai kërkon nëpërmjet moderimit të  gazetarit Bledi Mane,  i cili ndërveproi në mënyrë të shpenguar me të rinjtë duke i prezantuar  konkurentët përmes lidhjes së tyre me artin dhe mesazhet e përcjella në punimet e tyre.
Evidentimi i këtyre të rinjve si shembull pozitiv për  bashkëmoshatarët është përforcim i qëndrimit se modelet pozitive ndërmjet të rinjve nuk mungojnë, por ato duhen inkurajuar e kultivuar. Pikërisht , për motivimin e tyre URF shpërndau certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë konkurentët dhe 3 cmime në secilin konkurs. Cmimet u dhanë nga një juri profesioniste, në përbërje ekspert të trashëgimisë kulturore, piktor e fotograf profesionist.
Këto evente përvecse përcollën një atmosferë ngazëllyese, ku kombinimi i muzikës së përzgjedhur, ekspozeve me mbi 60 punime e 32 konkurentëve, sollën në formën e tyre sublime forcën e të rinjve për ti thënë PO angazhimeve e aktiviteteve të cilat të formësojnë duke i dhënë trashëgimisë kulturore potencialin që meriton përmes artit.
Kështu, Tirana u ndricua nga të rinjtë duke ju përgjigjur spontanisht thirrjes për të qenë pjesë e këtij konkursi të cilët lartësuan këtë qytet përmes artit të tyre, duke nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore si themel i ekzistencës e krenarisë kombëtare për identitet.
 
E ardhmja e ka një emër: të rinjtë me dhe për Tiranën të cilët dëshmuan se dinë përmes artit, konkretisht pikturës e fotografisë të sjellin e qendërsojnë edhe realitetin kritik se ku duhet të jetë trashëgimia kulturore e cila me zhvillimet urbane duhet trajtuar si pasuri e qytetit dhe jo të venitet me kohën dhe nën maskën ‘’modernizuese’’ të një qyteti.

Lini një Përgjigje