Apostrof/ A po e humbasin prindërit aftësinë për të kuptuar adoleshentët?

30 Maj 2025, 14:17Sociale TEMA
Apostrof/ A po e humbasin prindërit aftësinë për të

Çdo brez ka momentet e veta kur adoleshentët janë ndierë të keqkuptuar. Por sot, duket se kemi hyrë në një fazë tjetër: jo thjesht një shkëputje emocionale, por një pamundësi për të folur të njëjtën gjuhë. Shumë prindër, pavarësisht qëllimit të mirë, duken të hutuar përballë botës emocionale të fëmijëve të tyre. Jo sepse nuk duan, por sepse nuk dinë më si ta kuptojnë dhe si t’i qasen asaj.

Gjatë bisedës në Apostrof Podcast, ndalemi pikërisht tek ky moment

Bjorn Runa: Në qoftë se, në kohën kur unë isha adoleshent, në momentin që thyhej ai miti i prindit si figura perfekte, e përsosur dhe prindi të duket si një “idiot”, sot ndonjëherë kam përshtypjen që një pjesë e prindërve ndoshta janë vërtetë pak “idiotë”, në sensin që nuk arrijnë të kuptojnë asnjëherë fëmijët e tyre.

Psikologia klinike Anthi Gjoka, e cila ka punuar prej vitesh me të rinj dhe familje, theksoi se shumë prindër nuk janë thjesht të shkëputur nga fëmijët e tyre, por edhe nga vetja:

"Çdo gjë në jetë mësohet. Nëse ti ke dëshirë ta vëzhgosh fëmijën tend dhe të kuptosh. nevojat e tij, çdo gjë do ta mësoje. Por, pastaj kemi dhe raste të prindërve që janë vetë të bullizuar dhe nuk e kuptojnë… Ne flasim për një model kryesor, por po t’i futesh thellë, kemi dhe prindër që janë të abuzuar, janë të bullizuar, janë të vetmuar dhe fëmijët janë një pasqyrë e familjes. Prandaj dhe ne si psikologë bëjmë gjithmonë thirrje dhe dalim, flasim që duhet të kërkoni ndihmë. Pra, nëse ti si prind vetë nuk mundesh, mund të kërkosh ndihmën e një mësuesi, ose një psikologu në shkollë, një psikologu përtej shkollës. Ndihma është shumë e rëndësishme, pasi një psikolog dhe mund të të orientojë për komunikimin që ndoshta të mungon dhemund të parandalosh shumë gjëra"

 

2 Komente

  1. N
    Nje gjyshe

    Z Gazetar qe nga fillimi i bisedes dukesh qe ste ka perfunduar ADOLESHENCA ? Asnjehere prindi per femijet nuk duhet te quhet “Idiot “, Ai eshte prindi nena qe e lindi babai sigurisht kryefamiljari ata askush nuk i ndron duam apo sduam jane GENI qe kane lindur ate femi I cili I quan idiot ??? Nuk di si mund tju vej mendja ti vesh prindit kete epitet edhe sikur te jete duhet te ndjesh keqardhje ? Une qe Po te komentoj jam nje gjyshe , edhe per ne ka pas adoleshence por respekti ndaj prindit dhe fjala e tij lligj per ne nuk diskutohej ? Per mua ne kete drejtim eshte prishur brezi , nuk ka faj adoleshenca ajo eshte nje faze qe e kalon cdo femi mbi moshen 14 vjec , varet nga zhvillimi hormonal nuk eshte e prere per te gjitha moshat ? Edukimi ne familje ka te bej shume por e prish SHOQERIA propaganda si kjo qe po zhvilloni ju nuk mund ta quash prind in idiot sepse nuk i pershtatet kesaj propagande apo LIRISE se cthurur , cdo gje ka kufi , gjella me kripe e Kripa me karar thot populli cdo gje me tepri eshte e demeshme ???

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjyshi

      Sipas gazetarit dhe psikologut,prindi është kot dhe punën e tij duhet ta bëjë psikologu.Po psikologu dhe gazetari si i ka fëmijët e vet,model? Një psikolog ose një gazetar është një njeri si gjithë të tjerët,që nuk e ka nxjerrë fabrika,prandaj dhe ai nuk është perfekt.Ju me këto teori po e shkatërroni familjen dhe marrëdhënien prind- fëmijë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje