15 mln euro investim dhe 400 vende pune, “KAYO” do të prodhojë uniforma për ushtrinë

28 Maj 2025, 22:25Sociale TEMA
15 mln euro investim dhe 400 vende pune, “KAYO” do të

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim që i hap rrugën shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., për të negociuar me shoqëri private, për krijimin e një shoqërie të përbashkët aksionare, e cila do ta përqendrojë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tjerë për Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë në vend.

Sipas vendimit, “KAYO” sh.a. do të mbajë të paktën 40% të aksioneve në shoqërinë e re dhe do të kontribuojë me një sipërfaqe prej të paktën 20.000 m² në pasuri të paluajtshme, e cila do të vihet në përdorim nga shoqëria e përbashkët pa të drejtë tjetërsimi.

Pala private, nga ana tjetër, duhet të angazhohet për një investim minimal prej 15 milionë euro brenda një periudhe 3-vjeçare, si dhe të sigurojë punësimin e të paktën 400 punonjësve dhe ofrimin e linjave moderne të prodhimit.

Po ashtu, parashikohet që “KAYO” të ketë të drejtën e emërimit të administratorit me dakordësi, të paktën 30% të anëtarëve të këshillit drejtues ose mbikëqyrës dhe të drejtën e vetos në vendimmarrjet kyçe, në përputhje me ligjin nr. 88/2024.

Siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të garantohet nga Forcat e Armatosura, sipas ligjit për autoritetet e komandimit të FA-së.

Në përfundim, shoqëria e re do të autorizohet të furnizojë Forcat e Armatosura me uniforma dhe pajisje përkatëse, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të ngushtë mes sektorit publik dhe atij privat në industrinë e mbrojtjes.

6 Komente

  1. N
    Niku

    Po vjen era shtet, lol.

    Përgjigjjuni
    1. H
      He more Ramut nip-kelysh i Spiro Kolekes.

      Eh more Rahmut zanat i veter ky, i jepet privatit toke dhe prone shteterore pa te drejte "tjetersimi" dhe pas 5 vitesh del vendimi i KM qe jo ja shet, por ja ben dhurate privatit pronen shtetero Po cfare uniformash behet fjale se ne kemi ushtri pa ushtare dhe i gjithe personeli ushtarak i ushtrise punojne ne ndertesen e Ministrise se Mbrojtjes. Edhe hajde mos vidh ppo deshe, kete ja dhurojne ujkut melcine dhe i thene mos e "ha" mos e "kafsho" se shtyhet koha, por gelltite.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi

        Na cate,,,,,mitrolozin,,,,ju te Sali hales....po ikni o b..q...ju shkaterruat nje shtet per ate hale malok edhe sot rrini si shkerdhata e nuk keni bithe ta nxirrni me shqelma ate kerme nga PD....flitni edhe per vjedhje ju palaco....nuk keni lene gje pa vjedh..zaptuar...e tjetersuar....ne prone private e shtetrore..(toke e xanun)........rrace e poshter...serbo-malokesh.......

        Përgjigjjuni
      2. L
        Loli

        Sa Kot... Para zgjedhjeve U be propaganda do prodhoime munizioni arme topa, mbas zgjedhjeve do prodhoime lesh.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari i mirë Shvejk!

          Duket se s-Pirro ka ndër mend me kap ndonjë lekë me brekë e penevrekë. Se sa te punoj me vërte për mbrojtjen.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora***

            ore nuk eshte dhe keq, dhe pse jo vetem rroba per ushtrine ,policine ,policine ushtarake ,jeleke antiplumb se i shikon policet si legena,shume rroba na i sjell greku ,dhe te tjerat turku ,pse mos ti prodhojme vete , s diskutohet dhe pa vjedhur s behet gje ,e harruat OFGJ-e ramutit nga 300 euro syze ,dhe kapele

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje