Pas 14 muajsh, Alma Cani dorëhiqet nga drejtimi i QSUT! Ja kush e zëvendëson

28 Maj 2025, 19:11Sociale TEMA

Pas 14 muajsh, Alma Cani dorëhiqet nga drejtimi i QSUT! Ja kush e

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtoresha Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme. Në vend të saj, sipas burimeve, pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali. Prezantimi i saj me stafin drejtues të QSUT do të bëhet ditën e nesërme.

Donjeta Bali shërben prej 21 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Burimet thonë se Alma Cani do kthehet sërish te spitali Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni. Gjatë drejtimit të Alma Canit, QSUT përjetoi një frymë të re menaxhimi, me fokus te integriteti, rritja e transparencës, përmirësimi i shërbimeve dhe vendosja e standardeve më të larta në kujdesin spitalor.

Cani udhëhoqi një institucion të ndërlikuar në një kohë sfidash dhe nevojash të mëdha për modernizim. Ajo mori drejtimin e QSUT në mars 2024, duke zëvëndësuar Albana Ficon. 

5 Komente

  1. T
    Tra la la ka qene por ashtu edhe po vazhdon!

    Vetem ne kabulistanin tone spitalet i drejtojne mjeke. Se cfare aftesie drejtimi te burimeve, njerezore, financiare, te aseteve infrastrukturore, te inventareve, te kontarktimit e nenkontraktimit, te rriskut, te marketingut, te planifikimit e strategjive zhvillimore e dine vetem ne Kabulistan! Me kete llogjike drejtor portinduhet vene nje peahkatar, drejtor miniere nje minator… ne kabulistan akoma nuk kane kuptim te ndare per biznesin dhe operacionet.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ajo quhet Alma Cami dhe eshte vajza e Tefta Camit, ish Ministres injorante te arsimit gjate kohes se Monizmit, por qe Tema qellimisht ja ngatarron mbiemrin

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zenun Borika

        Anonim, Alma Cani nuk ka nevojë të prezantohet si vajza e Tefta Camit sepse është profesore vetë dhe mjekja më e mirë në fushën e vetë të Reanimacionit. Sa për Tefta Camin, kur jot motër dhe satëme bënte harem beut në fshat, ministrja e nderuar e bëri arsimin dinjitoz!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kabulistat nderrojne lekure po mbeten Lugeter ne s

          Po, e beri shume serioz arsimin. Ne nxenesit e asaj kohe e ndjeme menjehere seriozitetin diten e shtate te punes se ministres se re. Ajo ka pa share si person ka qene thjesht nje kukull e Partise Komuniste. Pasraj anekdodad per te jane me name e Tiranen e asaj kohe. Thone qe kur shkoi me delegacion ne Zvicer tha: me ndjeni qe komunikojme me perkthyes, por nuk e flas e flas gjihen zvicerane. Apo qe shkonte ne Televizionin e Shtetit (RTSH) per te pare serite qe nuk ishin dhene akoma nfa seriali: Skllavja Izaura! Gocen nuk e akuzojme dot, se ka jeten e vet por qe ka qene e privilegjuar e ka bere shkollen qe ka dashur kur te tjeret shkonin ne miniere se ashtu donte partia e Camit kjo duhet mbajtur mend dhe ajo te beje doktoren e te beje zanat por jo te emerohet nga PS si drejtore se k akoma njerez gjalle qe jane internuar nga byroja politike ku mami i vet ngrinte doren per te denuar armiqte. Kabulistan ka qene e duket se do behet Kabuliburg apo Kabulivile por me Kabul do ngelum ne shpirt mesa duket.

          Përgjigjjuni
      2. J
        Jugu

        Zenun pse nuk shkruan emrin tend Ze-qir. Ja keshtu dhe Alma qe e ka Cami pse e shkruan Cani apo mos te maskohet. A ju komunista cfare paskeni qene. E rropet popullin dhe ai me shume ju do.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje