Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku tashmë jeton prej shtatë muajsh.
“E bleva shtëpinë para disa vitesh dhe jam zhvendosur përfundimisht para shtatë muajsh. E dua Shqipërinë. Desha një përvojë ndryshe në jetë. Shqipëria është shumë e bukur, dhe klima më e butë”, thotë Craig Zieves, shtetas amerikan.
Ai ka vizituar pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë, nga Berati e Gjirokastra, deri në Sarandë, Vlorë dhe Korçë. Por thotë se ende nuk ka eksploruar veriun.
Në përditshmërinë e tij, punon nga kompjuteri, kujdeset për pemët e mollës dhe realizon video në rrjetet sociale.
“Kam parë gati cdo gjë në jug. Berat, Gjirokastër, Sandade, Vlorë, Përmet,, Korçë. Kam qenë gjithandej në Shqipërinë e Jugut, por ende nuk kam qenë në veri. Mezi pres ta eksploroj. Jam pjesë e një komuniteti online me miq që prodhojnë video për jetën në Shqipëri. Unë fokusohem te historia. Jam gjithmonë i zënë, nuk ka momente të mërzitshme. Ndoshta do nis një biznes timin”, shprehet Zieves.
Amerikani ka e një mesazh për shqiptarët që duan të largohen nga vendi
“Keni një nga vendet më të bukura në botë. Shqipëria po përmirësohet çdo ditë. Kam parë përparim të jashtëzakonshëm në këto pesë vite. Ka shumë arsye për të qëndruar. Njerëzit kanë liri dhe kjo është një nga gjërat më të mira në botën perëndimore.
Nëse largoheni nga Shqipëria dhe u pëlqen vendi ku do shkoni, kjo është mirë. Por edhe Shqipëria është fantastike. Unë këtu mendoj se ka shumë mundësi. Mbase një ditë të afërt do të jeni dhe në BE”, thotë ai.
I pyetur nëse e sheh të ardhmen e tij përgjithmonë këtu, ai e mbyll me një buzëqeshje: “Nuk planifikoj të largohem. Nëse do të martohem… do të jetë këtu”.
Pa merak se keto servilet tona jane te gatshme te martohen dhe me me handikapatin amerikan, italian, grek, madje dhe filipinez (qe i vret), nigerian. Do q*** sa te ngopesh ketu ne shqiperi. Cunave shqiptare ama nuk ja lene, i ke si te kuritur per femer shumicen, per faqe te zeze. Jam kurioz, prinderit nuk i edukojne fare vajzat? I lene me instiktin e kafshes? E kupton dikush qe Shqiperia eshte drejt shuarjes me keto nivele lindshmerie dhe strukture sociale? Apo te gjithe kap ca te kapesh, vidh sa te mundesh, mesoje te bijen te qihet me lloj lloj kafshe vetem per dokumenta, dhe pastaj "o sa mire me qene shqiptar" ne stadjume. O budallenj keshtu si e kemi nisur maksimumi ne 2060 Shqiperia eshte asimiluar.
Mesazhi i "vatonit magjik" me te ardhme evropiane duket qart qe eshte shkruar nga citjoneziu... thjesht amerikoni e thote me goje.... gezuar ramazonin!!!