Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi UNESCO dha rekomandim zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.
Kreu i qeverisë e cilëson “një lajm që na mbush me krenari dhe një vlerësim ndërkombëtar”.
“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:
#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.
Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.
Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm
Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, ka shkruar Rama.
UNESCO gjakdhjerja ti kethj shqiperise te gjithe ate pjse kulturore qe i ka vjedhur dhe ja ka dhene jgakdhjerve arrixhinji servi afrikani jevgu. Egjithe bote po perpiqet per burime enegjitike vetem ky gjakdhjeri jone me imorale alabake zhulse gjakdhjere femer ministre bejn biosfera .......
patjeter ,pasi te futen do dale kjo zysha e frengjishtes dhe do thote "piken e voçkel te rradhes"......
Ha ha ha. Rama ben sikur nuk ishte ky qe kishte dhene leje per dy hidrocentrale dhe u desh nderhyrje nga gjithe bota per tia "ndryshuar" mendjen. Sa mire qe te mbush me frymezim tani!?