Nga Hamdi Jupe
Kthim pas pesëdhjetë vjetësh
Kisha gjysmë shekulli pa shkelur në Velipojë. Aty nga shtatori i vitit 1974, student në Universitetin e Shkodrës, shkuam atje për të korrur misër. Ishte një fushë e madhe e bukur që shtrihej deri tutje pa fund, e krijuar gjatë shekujve nga aluvionet e Drinit, Bunës e Kirit, e mbjellë me bimën e bekuar, për të cilin kishte shkruar Migjeni te “Legjenda e misrit”. Misër, misër! Një kokërr misër asht një kokërr dhimbje, kur ka shumë ù e aspak misër. E sistemuar dhe e zbukuruar më së miri atëhere. Misri ishte dy metra i lartë. Ajo pamje më kishte mbetur në mendje nga shekulli i kaluar.
Emri i vendit, Velipojë, është sllav dhe do të thotë fushë e madhe (vjelikoje polje) Janë disa emra të tillë nëpër Shqipëri, të mbetur nga dyndjet e tyre pesëmbëdhjetë shekuj më parë. Populli i Kuçovës e ndërroi emrin e qytetit të vet, duke e kthyer atë në emrin ilir Dimal.
Qëllimi i vizitës
Doja të shikoja rrugën e re Shëngjin – Velipojë që shtrihet buzë deti Adriatik, e përuruar pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, por edhe më shumë. Mendja dhe trupi marrin fusha dhe male, larg, larg nga kryeqyteti, nga brengat, nga thashethmet, nga rrëmuja dhe rrëmeti i zgjedhjeve parlamentare të sapopërfunduara. Gjurmë të fushatës zgjedhore për fat nuk dukeshin gjëkundi andej. Vendin e tyre e zinin bukuritë e mahnitshme të natyrës, që shfaqeshin para syve në ditët e fundit të majit, të mbushura me erë e reshje shiu.
Pyje të harlisura plot gjelbërim, tek – tuk të dëmtuara nga zjarret e verës së shkuar, dukeshin anës rrugës. Nuk e di a ishin ato zjarre të qëllimshme, për të përfituar sheshe për ndërtime, apo ishin pasojë e verës raskapitëse. Ato pamje me djegie e shëmtojnë vendin e bekuar nga perëndia. Shto edhe këtë rrugë të re tani si qershia mbi tortë.
Fushën e bukur të Velipojës, ku kisha korrur miser dikur, nuk e gjeta. Koha kishte bërë të vetën. Në vend të saj tani pashë copra të saj, të ndara sipas ligjit të tokës e të mbushura me ndërtime, here – herë serioze, herë të tjera modeste, me pemë e të mbjella të tjera prej pronarëve të tyre. Të këputej shpirti kur shikoje fushën e dikurshme të gjymtuar. Kuptohet, ka kaluar gjysmë shekulli. Kaosi i tranzicionit ka bërë të vetën edhe këtu. Kam një brengë në zemër, s’di kujt t’i rënkohem, t’u rënkohem maleve, malet më largohen.
Turizmi ende në “pelena”
Sezoni turistik në vend zyrtarisht ka filluar, por andej dukeshin pak shenja të tij. Koha ende e freskët e me shira të herëpashershme nëpër këmbë, i ka bërë njerëzit të maten mirë para se të nisen për në bregdet. Kjo duket në lirshmërinë e rrugës automobilistike, si në segmentin Kashar - Milot, ashtu edhe më tej. Ka pak makina në të, ndonëse është fundjavë.
Rruga është e mirë, përveç nje segmenti në Shengjin që duket sikur kërkon t’u kujtojë qytetarëve se ka edhe punë që lihen për t’u bërë në minutën e fundit. E kam fjalën për sezonin e turizmit. Vargu i makinave vuan për disa minuta në këtë rrugë ku punohet edhe nga punëtorë të huaj. Dallohen nga ngjyra e fytyrës së tyre. Ndoshta edhe për këtë arsye, partia në pushtet e humbi mazhorancën në prefekturën e Lezhës në zgjedhjet e fundit.
Një vepër e vërtetë arti
Rruga e re Shëngjin - Velipojë ështe një vepër arti e vërtetë. Me gjatësi rreth 15 kilometër, e pajisur me tërë sinjalistikën e duhur rrugore, me pamje të mrekullueshme të detit Adriatik që shtrihet poshtë këmbëve të saj, ajo të fton të kalosh të paktën një herë në të. Për më shumë ajo do të përdoret prej banorëve të kësaj zone, pra Lezhës dhe Shkodrës, shto edhe kosovarët.
Kodra dhe kreshta malesh deri në tetëqind metër mbi nivelin e detit, me pyje të harlisura si për fund maji në to, shtrihen gjithandej gjatë rrugës. Këtu rritet dukshëm edhe shega e egër e cila është në lulëzim të plotë tani, me ngjyrën e kuqe të petaleve këto ditë. Bima e njohur mesdhetare, është në harmoni me natyrën, e rrahur nga flladi i butë i detit. Dushqet e vjetër e të rinj i japin bukuri pamjes përreth duke të kënaqur syrin.
Rruga dhe zhvillimi i turizmit
Kantjere ndërtimi të kompanive të ndryshme, të ngritura aty - këtu buzë rrugës me pamje nga deti, lajmërojnë për ngritjen së shpejti të qendrave të reja turistike të klasit të lartë. Eshtë një rast i rrallë në vendin tonë, ku infrastruktura i paraprin ndërtimit. Në raste të tjera rruga është e fundit. Tani kompanitë e ndërtimit mund të punojnë me komoditet në këto anë.
Me shumë vende parkimi buzë saj, të ngritura posaçërisht me qëllim që udhëtarët të kenë mundësi të lenë makinat për pak çaste e të kullosin sytë poshtë në detin blu të pafund, rruga nuk ka shoqe tjetër në vend. Si banor i vjetër i Tiranës, jam xheloz që këtë rrugë nuk e kemi në kryeqytet. Por kjo nuk bëhet, se duhet të sjellësh më parë detin në Tiranë, që pastaj të bësh rrugën.
Era e ftohtë e me lagështirë që fryn sikur të ishte fillim marsi e jo fund maji, të kujton se je në një realitet të pa provuar më parë. Shyqyr që e kemi marrë me vete nga një triko. Kjo zonë e atdheut që tani rrihet nga rruga e re, ka qenë botë e panjohur më parë për shqiptarët. Por ja tani ajo është e përfunduar dhe na krijon mëndësinë t’i gëzohemi natyrës fantastike.
Rrjolli
Përpara se të mbërrijmë në Velipojë, kalojmë përmes fshatit Rrjoll. Shtrihet buzë detit, por dikur konsiderohej i humbur, për shkak të largësisë nga rruga kombëtare. Tani ai ka dalë si “veshka mes të dhjamit”. Rruga e re i kalon përmes. Ka disa ndërtime të reja premtuese në të, të pakta sepse popullsia e tij, me sa duket, ka marrë rrugët e mërgimit, mu për atë arsye që thamë. Ndoshta kur të shikojnë rrugën e re dhe mundësitë që hap ajo, do të kthehen një ditë. Derrat e butë që kullosn barin buzë rrugës na tregojnë se jemi në një zonë me popullsi katolike.
Tani fshatit i ka ardhur dita të përfitojë edhe ai nga mundësitë e turizmit, duke u bërë ashtu si Velipoja. Edhe kjo dikur ishte siç është Rrjolli sot. Kishte vetëm disa kabina plazhi prej druri të ndërtuara nga qeveria komuniste, ku pushonin qytetarët e Shkodrës, si kabinat në plazhin e Durrësit. Rrjolli i ka mundësitë po aq të mëdha, se tani ndërtimet e reja, veçanërisht ato në fushën e turizmit, bëhen me klas. Pazari i tokës për ndërtim ka për t’u rritur ndjeshëm këtu.
Velipoja
Ajo na shfaqet përpara me pamjen e një qyteti të vërtetë. Rrugë të drejta e të gjera, pallate dhe hotele të bukura, njësi tregtare që shërbejnë për vendasit dhe pushuesit, parkingje, lokale të shërbimeve të ndryshme për mysafirët, plazhe me rërë të mrekullushme, me çadra dhe shezlona shumëngjyrësh të vendosura në të për pushuesit. Të gjitha janë bërë gati për sezonin e ri. Ku është Fusha e Madhe ku kam korrur misër 50 vjet më parë? Nuk ka më fushë.
Rruga e re do t’ia shtojë pushuesit Velipojës, të cilët, me sa shikojmë, janë ende të paktë, mu për arsyet që thamë, motit me tiparet e dimrit që nuk dëgjon t’ia lerë vendin verës as në fund të majit. Uji i pastër i detit na fton ta provojmë, por jo, është herët. Nuk ka as njerëz të tjerë në të. Do na quajnë të rrjedhur nga trutë e kokës po të futemi në të. Nuk kemi as moshë për të ndrequr gabimet. E kohë plazhi asht, por jo mot për të.
Erdhëm që erdhëm deri këtu, ta pimë nga një kafe. Çmimi i saj dhe i ujit është i njejtë me atë të bareve të fisme të Tiranës. S’ka gjë, qejfi paguhet. Drekën e kemi lënë për te bujtina e peshkut “Meloni” e bisnesmenit Luca në Shëngjin. Ka kohë, se rruga nga Tirana në Velipojë na shkoi më pak se dy orë. Kushedi se kur do të na bjerë rasti të vijmë prapë në këto anë. Ndoshta pas pesëdhjetë vjetësh të tjera. Rruga tanimë është bërë, por ne kemi edhe buzëdete të tjera për të shijuar.
kujdes ura vajgurore quhet Dimal , jo kucova
Kto kan hallin e Pd dhe jan te verbuar nga dashuria per Saliun, i bej thirrje ed Rames, boll hodhe lek tek kto mosmirnjohesa, turp dhe per pjerin ndreun me ate rezultat qe mori ne ate zon
Ky jupe qe karrieren e ka filluar duke e quajtur mediokre Mira Koncin ne sythin e karrrieres, duke bere nje recense, kur nuk kishte shkruar ne jeten e tij mbi mbi muziken eshte thjesht nje punetor me meditje. edhe pse ka dale ne pension
Edhe ne fund e treguan veten verioret e asaj zone duke votuar PD e Saliut
Eshte thjesht mentalitet tribuje. Votojne nje komunist e kelysh serbi, te martuar me serbe, dhe me mbiemrin Berisha te vjedhur vetem pse eshte nga veriu. Injorance totale.
Shumë mirë me rrugën që përshkruan zotni por çe do kur kalimi për në të kalon në portat e femrat, nëpër kryqëzim të Shëngjinit dhe nga ana tjetër nëpër harkun e bërdicës....prit edhe një muaj dhe bëj një vizitë të dytë...
Sa u gezuan katundaret. Tani kane rrugen e tyre. Bashke me resortin e Gener2 te Bashkimit dhe Tom Ndoshit. Oligarket ndertojne resorte per veten e tyre. Ndertojne edhe rrugen si kontraktor me investimet publike. Kane mesuar te gjithe nga Manja. Te gjitha rruget cojne ne investimet e Oligarkeve
te fala nga Rezart Taçi i Liri serbes ...
I sakte Doni... Hamdiut si gazetar i vjeter nuk i lejohen keto lapsuse.
c'merresh me kete katunarin cam, qe i duket vetja "banor i vjetër i Tiranës"?!!! ngatarrohet i shkreti e s'i ben goja te thote qe Qytetit Stalin iu rivu emri Kucove... helbete komunist do vdesi...
E vertete Hamdi Jupe. Ye njejten ndiesi mora dhe une me familjen. Gje e bukur shume. Ti je tregimtar i njohur, të tëra qe thua jane te verteta. Ja pra gradualisht Shqiperia po behet. Une jam nga Shkodra. Shkodra po bëhet shumë e bukur, ke lezet te kalosh nga qendra, rruges se Xhabiajve, tregut te Zdrales, ye shkosh nga Tregu i Ri i Rusit, te shohesh rruget e shtruara, me vujezime, rregullimet e trotuareve e pedonaleve, rruget e bicikletave, ato shetitjet mbasdite nga Pijaca apo te Dugajt e Reja. Nuk mbarojne. Shkodra kerkon te vleresohet, asgjë më shume. E meriton pasi i ka dhene gjithmone kultures, artit, ekonomise, etj. Ishte gjynah kur i kerkohej vota dhe pas zgjedhjeve nuk i kthenin syte nga ai Qytet i Bekuar. Hyrja e Shkodres, qe po rregullohet e pastrohet si dhe zbatimi i atyre qe parashikon projwkti, do e rendisi Shkodren nder qytetet më terheqëse ne Europe.
Na hapet barkun me keto reportazhe te parapaguara nga ndonje i interesuar, per nje rruge qorre qe nuk te con askund.E cila u vlen atyre qe po pregaditen qe te ngrene resortet ne ato vende.
Komentuesit ose nuk e kane lexu ose nuk e kuptojne autorin
Kompania e ndertimit e ka lene ballkonin panoramik te pa mbaruar. Njerezit duhet te kalojne mbi grumbuj zhavorri e pllakash per te bere nje foto. Nuk i shikon keto Pjerin Ndreu? Apo mbaroi fushata tani e nuk ka me rendesi qe puna eshte bere shkel e shko?
Rruga duhej te kishte ure Rrjoll - Velipoje. Eshte rruge me standarte zero. Rruge skandal.
Qenka plakur Hamdiu. Dimal tani quhet Ura Vajgurore, ndersa Kucove quhet ish Qyteti Stalin.
E do mosdoshme ndryshimi i emertimeve ne gjuhet e haja te vendosura me dhune nga keta pushtues ne trojet tona.duhet nje nisem kombetare .te rikthejme emertimet ne origjinen tone antike.
Shkembehen dot dy makina pa ther pasqyrat?