Bullizmi mbetet një prej dukurive më shqetësuese për fëmijët dhe adoleshentët të cilët në disa raste arrijnë deri në raste ekstreme të kryerjes së veprave penale apo akte vetëflijimi.
Fenomeni edhe pse në nivele të larta mbetet i pa trajtuar sa duhet nga institucionet çka sipas sociologëve rrit agresivitetin e tyre duke arritur tek dhuna fizike.
Krahas familjes, psikologët e shkollave konsiderohen aktorët kyçë në edukimin e brezit të ri por sipas sociologut Eriseld Kalemaj këto hallka nuk funksionojnë duke bërë që kjo grupmoshë të gjendet në situata të pamundura për tu menaxhuar.
Sociologu Kalemaj thotë se zgjidhja e kësaj problematike i takon sistemit arsimor, i cili duhet të shtojë numrin e psikologëve në shkolla dhe të bëjë të mundur që ata të identifikojnë dhe menaxhojë si duhet rastet./ TCH
Duhet te shtohet edukimi i prinderve me fëmijët. Te futet dënimi i prindit me gjobe ne rast se fëmija e tij Bullizon te tjeret. Shkolla ka detyre themelore arsimimin,prindi ka detyre themelore edukimin. Ne sot po gabojmë duke ja lene shkollës te dyja.
Ka ilaç për bullizmin,nuk ka nevojë përë shumë psikologë.Ti tërhiqet vërejtja nxënësit e prindërve dy herë,në rastin e tretë të përjashtohet nga shkolla, fakulteti e tj.Kur të përjashtohen nga shkolla pa zë drejtë rregjistrimi sa mirë edhe shpejtë do të ndalet bullizmin.
Po car bullizimi,???I thon me u rraf vence,e me u ther me thika,me u tall publikisht,me te tall robt,familjen,etj etj me ta qit byt..ne internet.Shkoni tek ato policet specialista ne Pension te kohes se enverit,edhe per 1 muaj zhduket sherri(bullizimi)ne shkolla.Kapja edhe mamane qe rri me thonjte me maniqyr ne kafe(se ka Halle e pune e ska kohe per femiun)futi i berdaf alla enverce,kapja ene baben kujtoi ca gjona e maro puna. Kursejin paret e taksave te miletit per ca piskologe( qe jan papune e duan te punesohen)qe i ngjajne nenave te ketyre sherxhinjve. E harrut shkollen e edukimit?????