Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, regjisori Eno Milkani, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale ku shkruan: “Iku babi, shoku dhe kolegu im.”
Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Ai kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorisë filmike. Që prej kthimit të tij në Shqipëri, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kinemasë shqiptare.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Milkani realizoi mbi 20 filma artistikë dhe dokumentarë, duke lënë gjurmë të thella me vepra si "Kur zbardhi një ditë" (1971), "Zonja nga qyteti" (1976), "Ballë për ballë" (1979), "Militanti" (1984) dhe "Ngjyrat e moshës" (1990). Ai kontribuoi jo vetëm si regjisor, por edhe si skenarist, operator dhe producent.
Për kontributin e tij të shquar, në vitin 1987 u nderua me titullin “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1997 mori “Çmimin e Veçantë” për krijimtarinë e tij në Euro-Festivalin e Saint-Étienne në Francë.
Një moment i veçantë në jetën e tij ndodhi në vitin 2024, kur pas 63 vitesh, ai mori diplomën zyrtare nga Fakulteti i Filmit në Pragë, gjatë një ceremonie të mbushur me emocione.
Piro Milkani do të kujtohet si një prej themeluesve dhe përfaqësuesve më të denjë të artit filmik shqiptar, një krijues që i dha shpirt dhe identitet kinemasë shqiptare ndër dekada.
Mbi te gjitha nje njeri mrekullueshem.
U prehte ne paqe. Pirro Milkani i takon nje brezi qe nuk besoj se do vije ndonjehere ne Shqiperi. Pirro bashke me aktoret qe kane nderruar jete si Sander Prosi,Kadri Rroshi,Demir Hyskja,Bujar Lako,e dhjetra e dhjetra te tjere do mbeten ne zemrat tona me filmat e pavdekshem shqiptare.
Lamtumire miku im i vjeter! Qofsh i paharuar ne te gjithe zemrat e atyre qe te kane njohur. Kemi lene nje kafe te pa pire kete vere te planifikuar qe ne 1 Janar te ketij viti. Ngushllime familjes. U prehsh ne paqe.
Piro Milkani, u prehsh ne paqe! Ngushellime familjes. Sikur Shqiperia te kishte me shume si Pirua dhe asnje si Saliu.....?!
Kam pasur fatin ta takoj ne aeroportin e Mynihut, kur prisnim te vazhdonim rrugen tranzit per ne Shangai. Biseduam gjate per filmat tane, aktoret dhe artistet e ndryshem. Ishte nje njeri euridit qe na kenaqi me tregimet e tij. Shume i thjeshte, i qete, orator, i kendshem ne bisede...fliste ai, por edhe te linte radhe te flisje. Kaluam tre ore pa i ndjere fare. Ngushellime familjes, te afermve dhe kolegeve per kete humbje te madhe. U prehte ne paqe.