Nga Ulsi Manja
Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por nuk ndodhi. Ndaj sot, këto pak rreshta që më burojnë nga dhimbja, i shkruaj për Artan Lamen, i bindur që i pret nga unë.
Pas çdo bisede më thoshte: “Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë! Me një fjalë jemi, e s’kuptohemi… ose kuptohemi, por unë dhe ti e kemi problem me i thënë njëri-tjetrit kush ka të drejtë!” Qeshnim – por pas çdo debati, përqafoheshim, edhe pse unë se arrija dot, se ishte shumë më i gjatë se unë.
E kam thirrur gjithmonë “Lame” – një emër që për mua nuk ishte thjesht mbiemër, por një simbol përkushtimi, përballjeje dhe vizioni. Kam besuar deri në fund se Zoti do ta rikthente mes nesh, për të qenë sërish opozitari i përhershëm i kauzave të mëdha shoqërore, publike dhe kombëtare. Nuk ja doli… sepse kaq e kishte shkruar Krijuesi për të .Por ajo që ja doli Artan Lame, është e përjetshme: në më shumë se tri dekada, la gjurmë të pashlyeshme në çdo çështje me interes publik e kombëtar, sidomos në përpjekjet titanike për të vendosur normalitet urban në një Shqipëri informale nga koka tek këmbët.
E kam njohur si zë të angazhuar publikisht që përpara vitit 2009, kur u bëra pjesë e Partisë Socialiste. Por pas këtij viti, marrëdhëniet tona profesionale ishin të shpeshta, të drejtpërdrejta, hera-herës edhe përplasje. Jemi përplasur më shumë se askush tjetër për punë – por kurrë për çështje personale. Në ato debate të gjata me të, më pëlqente që e prisja me mendjen time dhe e përcillja me mendjen e tij.
Ishte imponues në argument, i thellë në analizë, dhe shpesh më mundte me lehtësi – sidomos në çështjet e pronave, ku shpesh ia kalonte edhe juristëve më të mirë të fushës. Kishte mendim për çdo gjë, dinte të bënte gjithçka, dhe mbi të gjitha, kishte kurajën për të folur e vepruar.
Sot, kur vdes dikush, thuhen fjalë të mira. Por në rastin e Artanit, këto fjalë nuk janë klishe. Familja ka humbur shtyllën e shtëpisë. Shqipëria ka humbur një avokat të shkëlqyer të çështjes kombëtare dhe një mbrojtës të paepur të rrënjëve tona evropiane, ndërsa shoqëria civile ka humbur njeriun e vetëangazhuar në çdo kauzë me interes publik.
Kush e sheh rolin e tij ngushtësisht, përmes interesave të veta, gabon rëndë. Lame ishte unik. Ishte shumë më tepër se një funksionar publik. Ishte njeri i ideve të mëdha dhe i betejave të vështira.
Unë kam qenë me fat që e pata bashkudhëtar për një pjesë të rëndësishme të rrugës sime në politikë dhe administratë publike. Nuk ishim miq të ngushtë, por ndanim shumë më tepër se kaq: ndanim respektin për mendimin ndryshe dhe miqësinë që buron nga sinqeriteti i përplasjes.
Ndjej një boshllëk të pazakontë nga mungesa e tij. Vetëm ideja që nuk është më në Tiranë më krijon një ndjesi të thellë malli. Ndoshta Tirana po i humb njerëzit e mençur më shpejt sesa duhet…
Lamtumirë, mik. U prehsh në paqen e përjetshme të Krijuesit. Do të të kujtoj gjithmonë si patriotin që nuk hoqi kurrë dorë nga Shqipëria.
Ik mor andej, hipokrit. E kuptoni kush ka qene minister?
Rrenjet "evropiane" te muslimon brothers m'Albaniston!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....!?
Hera e pare qe lexoj Manjanin . Tan , u prefsh ne paqe, jane fjale te sinqerta çka ka shkruar . Më duket sikur i kam shkruar vet .
Eshte Ulsi Manja nuk eshte Ylli Manjani…por ska rendesi. U prehte ne paqe.Humbje e madhe per Familjen dhe shqiperine.
Lexova para dy ditesh nje postim te Manjanit. Ku shkruante se kishte folur ne telefon me Lamen para nje jave. Kishin diskutuar per zgjedhjet. Sikur Lamja i kishte thene qe zemren e kam top por tubat pikojne etc etc. u habita, une e dija Lamen prej gati dy muajesh e ca ne koma. Nuk ma merrte mendja qe ky surrati Manjani mund te genjente kaq trash vetem per ca like ne nje postim. Keto hijenat tona mediatike nuk rrijne dot pa folur per gjithcka. U eshte bere ves
Lamtumirë, mik. U prehsh në paqen e përjetshme të Krijuesit. Do të të kujtoj gjithmonë si patriotin që nuk hoqi kurrë dorë nga Shqipëria. Meriton fjale zemre Artan Lame...
Ik mor cope idiotit qe Rama te ka bere minister.. kokrra e injorantit…
I Perjetshem kujtimi i tij..u prehte ne paqe ..Skam fjale per Tanin
si s'u ben njiher Njerez kta injorante fshatare grekofonesh qelbsa halesh e pedere !!!!!!!!!! Jepni mer komentet ose mbylleni kte hale fare
ma nalt ma nalt ,ik mor te qifsha ropt......hipokrite shkerdhata
Te Dija paksa “ injorant “ ne fushen e letrave te shkruara Ulsi, Por me impresionove , fjale te shkruara bukur , paster, me ndjenje qe Vetem nje MIK mund te Ti shprehe. Estetike Ulsi. Respect.
Ulusi mos e merr vertet. Tall karin me ty o Ulusi gonoreja..
gjynah iku mazllum, e rron kerma mero baze ejjjjjj !
Thone qe njerzit i bashkon ose virtuti ose vesi. Keta rilindasit i bashkon vesi. Ulsiu i dosjes 184 permallohet per njerin prej zyrtareve me te korruptuar te shtetit shqiptar qe ka perfituar qindra milion euro rushfete nga hallexhijte ne kembim te legalizimit te shtepive megjithese l ne bazet ligjit u takonte.Ish drejtori iku por kredite dhe borxhet qe kane marre dhjetera mijera qytetare per te paguar ryshfetin prej mijera euro si kusht per firmosjen e lejes se legalizimit duhen vite te tera per tu shlyer.
U prefsh ne paqe , Tani
Nje shkrim i ndjere cilesor me fjale reale zemre