Zhduket gruaja së bashku me të birin 2-vjeçar, bashkëshorti bën denoncimin në polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin

24 Maj 2025, 14:22Sociale TEMA
Zhduket gruaja së bashku me të birin 2-vjeçar,

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.

Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre.

Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.

Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke lënë pas dhe djalin e vogël.

Ai është shprehur se ka kontaktuar dhe familjarët e saj, të cilët sipas tij, nuk kanë asnjë informacion se ku Klaudia mund të ndodhet dhe mbi të gjitha nuk duan t’ia dinë më për të.

Gjovalin Mikaj kërkon që të gjendet djali dhe se të sigurohet që ai është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

 

 

 

1 Komente

  1. a
    arti

    Fati i keq i burrave dhe femijeve me ca mama-kurva qe duan te bredhin nga nje dashnor tek tjetri. :(

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje