Një tjetër grup emigrantësh është transferuar nga Italia në Shqipëri. Mëngjesin e së martës, anija “Spica” e Marinës Ushtarake italiane u nis nga porti i Brindisit me rreth 30 emigrantë në bord, me destinacion Qendrën për Qëndrim të Përkohshëm për Deportim në Gjader.
Të pranishmit janë shtetas nga disa vende të ndryshme, ndërkohë që kjo është dërgesa e katërt e tillë nga Italia që prej fillimit të zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, me mbërritjen e këtij grupi, numri i të pranishmëve në strukturën shqiptare shkon në rreth 50, ndërsa 30 persona tashmë janë deportuar nga kjo qendër.
Ndërkohë, pritet në ditët në vijim vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi vlefshmërinë ligjore të ndalimeve të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të dërguar në Shqipëri, pas dërgimit të disa kërkesave paraprake nga Gjykata e Romës, që deri më tani nuk ka njohur legjitimitetin e ndalimeve për shtetas nga vende të konsideruara “të sigurta” nga Italia, si Egjipti dhe Bangladeshi.
....JO MJAFTUSHEM TE ZEVENDESOJNE MIJRA SHQIPTARE QE DUAN TE LARGOHEN NGA Albanistani i Ramazonit, lol..... === shih kur te kerkojne te kthehen me mire ne Somali e Sudan....lol...
Baba Rrahimondi me tanga: 30 te tjere kallepsese afghane i mirepres ne bektosh state..... gezuar Novruzin
Ejani ne kazanin e pepinove mafioz, me firmosje nga Ed Droga
Xhiro me anije dhe qender kampesh per 50 veta per shfaqje mediatike. Palacolleqet e fashistes italiane dhe zhigoloit te gjate.
Nga keta 20 do ti mare Mero Gelbaza te gruaja e vet dhe 10 bolino.com