“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e dekadës” - Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

27 Maj 2025, 18:05Sociale TEMA
“Defender Europe ’25, stërvitja më e madhe e

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25” ka nisur zyrtarisht sot në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Duke ndarë pamje në rrjetet sociale nga nisja e kësaj stërvitjeje, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si një nga më të mëdhatë e dekadës së fundit. Sipas tij Shqipëria luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Kjo stërvitje zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “Defender Europe ’25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike”.

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”.

2 Komente

  1. F
    FARI

    SHKEMB GRANITI JEMI. ME TI NE KRIE ASNJERI SNA TREMB

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Ne kohen e enverit ishim vertete. Kishim arme te vjetra me shumice, rini, shoqeri. Sot mire qe s kemi arme, po te gjithe jane ku t ja fusin njeri tjetrit. Per martesa lere pastaj se gocat shqiptare po qihen me lloj lloj filipinezi qe i vret vetem se s duan asgje te bejne me Shqiperine. Se po te jete prsh per nanje grek, italian, amerikan, gjerman, martohen me me handikapatin, s e kane problem fare. Cunat shqiptar i ke per faqe te zeze, te kuritur per femer, se ketu s e lene ato. Do qihen me filipinezin qe i therr bashke me te emen. Kshu qe para se te ndertohet ushtria duhet kuptuar qe shoqeria ketu po shperbehet fare. Hajt shnet hani propagande tani, dele

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje