Për të gjashtin vit radhazi, QTU e kthen Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në një festë të paharrueshme me “Markatën e Lodrave” – një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë të dashur për shumë familje. Më 31 maj dhe 1 qershor, zemra e QTU do të pulsojë me energjinë, buzëqeshjet dhe krijimtarinë e fëmijëve të moshës 5 deri në 14 vjeç, të cilët do të kenë mundësinë të blejnë, shesin ose të shkëmbejnë lodrat e tyre më njëri-tjetrin, ndërsa u jep prindërve një arsye më shumë për t’u ndjerë krenarë për të vegjlit e tyre.
Çfarë mësojnë fëmijët?
Përgjatë dy ditëve, ky aktivitet unik i fton të gjithë vegjlit të bëhen sipërmarrës, duke u argëtuar e njëkohësisht duke zhvilluar aftësi të rëndësishme në një atmosferë të ngrohtë dhe të sigurt, të krijuar enkas për ta.
- Sipërmarrje dhe iniciativë: fëmijët mësojnë të organizojnë një “mini-biznes” duke vendosur i çmime lodrave të tyre, duke komunikuar me “klientët” dhe duke marrë vendime të vogla por me kuptim.
- Komunikim dhe ndërveprim social: duke shkëmbyer lodra me bashkëmoshatarët, ata forcojnë aftësitë e tyre për të shprehur mendimet, dëgjuar të tjerët dhe ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme.
- Vetëbesim, përgjegjësi dhe menaxhim: secili fëmijë kujdeset për lodrat e tij dhe mëson të menaxhojë paratë apo kuponat që fiton nga tregtia.
- Ndërgjegjësim mjedisor: përmes idesë së riciklimit dhe rishfrytëzimit të lodrave, ata kuptojnë rëndësinë e kujdesit për mjedisin dhe jetesës së qëndrueshme.
Surpriza të bukura për pjesëmarrësit
Edhe këtë vit, partneri ekskluziv i këtij eventi të vecantë është Jumbo, marka e preferuar e fëmijëve dhe jo vetëm. Jumbo gjithashtu do të dhurojë kupona për të gjithë vizitorët e qendrës gjatë zhvillimit të Markatës së Lodrave.
Dhe qershia mbi tortë, të gjithë fëmijët që marrin pjesë në “Markatën e Lodrave” do të kenë mundësinë të shikojnë falas filmin më të ri Lilo & Stitch në Cineplexx, një dhuratë e vogël për një ditë të madhe.
Për prindërit që dëshirojnë t’i dhurojnë fëmijëve një përvojë ndryshe, plot vlerë dhe argëtim, regjistrimi në “Markatën e Lodrave” bëhet lehtësisht përmes formularit në qtu.al (klikoni këtu për të shkuar direkt e te formulari).
Lini një Përgjigje