Ne shpesh e lidhim krimin me momentin e shpërthimit — me aktin e dhunës, me shkeljen e ligjit, me ndodhinë që e bën të dukshëm. Por çfarë ndodh përpara kësaj? A ka mënyra për ta kuptuar sjelljen kriminale para se të jetë tepër vonë? A ka sinjale që paraprijnë, por shpesh mbeten pa u vënë re — jo sepse mungojnë, por sepse nuk dimë si t’i lexojmë?
Në këtë episod të Apostrof Podcast, bisedojmë me Klaudia Hasanllarin, doktore në shkencat e kriminologjisë, për mënyrën se si lindin sjelljet kriminale: jo gjithmonë me dhunë, por shpesh me heshtje, indiferencë, ose me justifikime që normalizohen në përditshmëri.
A lind dikush me tendencë kriminale, apo formohet në kushte të caktuara? Cilat janë tipologjitë kryesore të krimeve në kontekstin shqiptar, sa ndikojnë faktorët ekonomikë në nxitjetn e kriminalitetit dhe çfarë narrativash përdorin autorët për ta justifikuar veprimin e tyre përballë të tjerëve, por sidomos përballë vetes?
Biseda prek edhe një temë më të ndjeshme: a duhet të ketë një lloj përgatitjeje për rolet që kanë ndikim të madh shoqëror, si të jesh prind? Pse për çdo përgjegjësi tjetër kërkohet një formë certifikimi, ndërsa për të ndikuar një jetë njerëzore jo?
50%/50% Edhe minded edhe smunded, te therat Jane llafe pazari/kot
qiva gruan e taulant balles
Per Dr Klaudio Hasanllarin , ti kerkon mendim nga populli nepermjet komenteve se nga shkenca qe kembaruar per kriminologji nuk po na thua gje ??? Ja po te jap une nje mendim : Po ta dije njeriu i shkrete se kur do te vdes , shkon e ben varin vete , edhe kjo pune e kriminelave keshtu eshte ???
Edhe nje shprehje tjeter e popullit :E gjec nga mos e pandefsh?
O DERMAN TE HANGER TE JA SE È. KE TE KEQE BRENDA